Në këtë takim vëllazëror që u rezalizua ndërmjet dy Myftinjve, u bisedua për shumë çështje të cilat e tangojnë Muftininë e Shkupit e me theks të veçantë ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore e cila begaton Muftininë e Shkupit.
Në saje të këtij takimi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit së shpejti së bashku me disa hoxhallarë të Muftinisë së Shkupit do të realizoj një vizitë disa ditore në qytetin e Bursës me qëllim të njoftimit sa më afër me zhvillimin e jetës fetare.
Në fund, Myftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani falënderoi përzemërsisht Myftiun e Bursës për vizitën që bëri me shpresë se në të ardhem do të realizohen takime dhe bashkëpunime të ndërsjellta.
Pas takimit në selinë e Muftinisë së Shkupit, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani dhe Myftiu i Bursës Prof. Dr. Mehmet Emin Ay me ftesë së Kryetari të Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti zhvilluan një takim të rradhës. Takimi në fjalë u realizua në godinën e Komunës së Çairit-Shkup. (Marrur nga profili zytar i facebook te Muftinis se Shkupit)
Comments
Post a Comment