Shkruan: Kalosh Çeliku Hoxhallarë të vetëquajtur me trutë dhe këmbët në legen, nga minarja e xhamisë në Shkup e nëpër katunde me flamurin gjysmëhënë në minare, çirren dhe e shpallin veten “analistë” politik. Dje, “komandantë” fushe të UÇK –ës pa asnjë ushtar në çetë me përjashtim të një plaku, edhe ai Komandant “Askeri” nga Kërçova e sot “politikanë” të dalldisur nëpër parti politike. Pavetëdije se, vëndi (posti) i Kryetarit është Një në shoqatat e “pavarura joqeveritare” dhe partive politike. Problem tjetër është ai se, shqiptarët të gjithë duan të jenë komandantë dhe kryetarë të partive politike.
Dëshmi kjo e kohës, prandaj edhe kemi kaq shumë parti politike. Moti e kanë thënë italjanët këtë dukuri shkencore për shqiptarët: “tuto albanezi, tuto komandanti”. Fatkeqësi kombëtare: me kokën në grazhd të partive politike shqiptare e palarenë nateditë tek Partia Neokomuniste, e cila në vend që “bombat” politike t’i hudhë në Kuvend, i hudhë në rrugë. Përmëkeq, kur sot dihet, se: Profeti i fundit, është Muhamedi a. s. Larg shkojnë dudumët me parashikime teknefese: “një nxitje të një lufte fetare në IRJ të Maqedonisë”. Pavetëdije se, Lufta më e rrezikshme dhe fatale për IRJ të Maqedonisë, është Lufta Shqiptare për Shqipëri Etnike. Shkaku se, ende nuk është zgjidhur Çështja shqiptare në Ballkan. Historikisht, shqiptarët janë ato që nëpër shekuj ia kënë vënë zjarrin Ballkanit. Vetëmse dihet, jo për fe e pasuri personale, azreti Muhemdin a. s. dhe Krishtin, por për Atdhe. Zjarrin, po të duan ia vënë edhe Stambollit në Ditën e sotshme historike.
Shekuj me radhë jemi lodhur me hoxhallarët e rrejshëm, që në emër të Kur’anit na kanë shitur me pare e pa pare te Baba Dovleti, serbi e rusi. Sot na shesin tek Shtetet arabe dhe Turqia. “Vatani” historik (Perandoria Osmane), po të deshte dhe kishte vullnet politik gjatë pesqind vjetëve pushtimi dhe robërie, moti do të na bënte Shtet Etnik Shqiptar me “tapi” zyrtare. Shembull më i freskët, nënshkrimi i hoxhallarëve pas Luftës së Dytë Botërore në emër të popullit shqiptar, se: shqiptarët e Kosovës (Rumelisë) nuk duan të bashkohen me Shqipërinë, po dëshirojnë të mbeten nën Serbi. Përçudi, mu soji i këtyre hoxhallarëve të sotshëm me çallmë turku në kokë e flamur me gjysmëhënë në minare, sot paraljmërojnë rrezikun e një “lufte fetare”?! E, jo të një Lufte çlirimtare shqiptare.
Larg. Shumë larg, është “Lufta fetare” në IRJ të Maqedonisë. Shkaku, se: Rilindasët tanë moti e kanë mbjellë farën me hebe në krah në këto troje. Mësuesët vullnetar të ministrit të parë shqiptar të arsimit Ernest Koliqi, që asaj kohe hynin në klasë me vjershat e Naim Frashërit, Vaso Pashë Shkodranit, Asdrenit, Gjergj Fishtës, Çajupit, Jeronim De Radës, Ali Asllanit, Filip Shirokës, Ndre Mjedjes e Serembes… ishin mësuesë të armatosur me fenë e Rilindasit Vaso Pashë Shkodrani: Feja e shqiptarit, është shqiptaria. Pemët e tyre që i mbollën nëpër vite, sot kanë dhënë fryte. Shtat kanë hedhur mes këtyre maleve. Hoxhallarët e rrejshëm “musliman”, sot kur t’u teket, nuk mund t’i nxjerrin shqiptarët në rrugë për të drejta fetare në “protesta paqësore” e as me provokime për “pranverë arabe”. Edhe, nëse Zaevi e hudhë para kamerave televizive “bombën” e premtuar politike të kahmotshme për rastin “Monstra” te xhamia e “Jahja Pashës”, në Bit-Pazar. Përsëri ta dalldisi rininë shqiptare, nxjerrë nëpër Çarshi me “pranvera arabe” e flamuj turko-arab në ballë të protestave “paqësore”. “Bombat” politike të Zaevit, vështirë sot shpërthejnë mes popullatës maqedonase, e ku më tek ajo shqiptare. Barotin e kanë të lagur nga Moti i djeshëm me shi e dëborë përpara Qeverisë. Maqedonia, hë për hë në këtë “përshesh” politik me kos lope të cofur, nuk ka rrezik nga një Luftë fetare, po nga një luftë partiake për pushtet. Rreziku më i madh i Maqedonisë, është Lufta Shqiptare.
Punë tjetër është ajo se, shqiptarët historikisht kanë pasur edhe argatë pune që e kanë shitur veten lirë në Bit - Pazar. Trashëgim gjaku, që veten e kanë lënë pa shtëpi duke i strehuar të huajt nëpër kullat shqiptare. Edhe sot, i ke me qerre. Punemadhe. Lajm i mirë, kohën e fundit për duartrokitje: dorëheqja e disa funksionarve (mishit egër) nga postet politike partiake. Koha është, partitë politike shqiptare e kanë shansin të pastrohen nga disa kalorës të arratisur trusakatë, që në gjak e shpirt e kanë intersin personal të përfitimit të posteve politike e pasurive materiale e jo të popullit shqiptar. Shtegu historik, është dhiareve pas Çuke: shqiptarët nuk duhet të ecin këmbadoras pas gomarit me samarë në shpinë, por pas Ujk Malit, Tigrit e Luanit.
Mirë do të ishte këto misoinarë të “Allahut” e Dexhallit, sot mos merren me “politikë madhore” në xhami. Partive politike shqiptare me vite t’u ngatërrohen nëpër këmbë. Zotin (Allahun) ta fusin me të dy këmbët në politikë. Përmëtepër, t’i rrasin hundët në politikën shqiptare. Arsye, se: ende i kanë trutë dhe këmbët në legenin pa ujë në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit”. Mjafton që, “xhematin” sot për sot e kanë në xhami dhe ta udhëzojnë drejtë rrugës së Zotit (Allahut) dhe “Vatanit”. Porosinë e Madhe e kanë nga Rilindasët shqiptar. Unë vetëm e kam përsëritur me qindra herë nëpër libra dhe shkrimet e mia publicistike në mjetet e informacionit.
O burra me çallmë turku në kokë e Kur’anin nën sjetulla, nëse më doni si “xhematë” në xhami, punë e lehtë për marrëveshje fetare. Dialog “politik”. Mund ta bëjmë në çdo kohë dhe vend. Kushti i vetëm si mysliman shqiptar: e dua flamurin kombëtar kuqezi të valojë në minare të xhamive me shqiponjën dykrenare! Njëzëri si besimtarë, para botës ta shpallim Xhaminë Shqiptare. Tek atëherë, do t’i lutem Zotit Madh (Allahut), pesë “vakte” t’i falem në xhami. Përndryshe, nëse Dexhalli “pa dallim feje e kombësie”, i pari e nxjerrë flamurin kuqezi kombëtar shqiptar në minare, mos ma merrni për të madhe, ika t’i lutem Dexhallit para këmbëve të Hoxhës Allahut. Ku ta di unë, edhe ju si shqiptarë, se: Dexhalli nuk është “mysliman”, po armiku i Allahut?! Dexhallin nuk e pollën në shtrat shqiptarët, po Allahu. Punë tjetër është ajo, se me cilën grua Hanëm i polli gjithë këto kopila?! Publikisht kur dihet se, Allahu nuk ka grua besnike e as fëmijë. Nuk ka dashur si ne të ketë obligime familjare.
Hi-hii-hiii… Përpiqem nateditë me mish e shpirt t’i besoj deri diku Zotit Madh (Allahut). Politikës “madhore” shqiptare. Dihet, jo kësaj që e propogandojnë para kamerave televizive me trumbetat e Dexhallit hoxhallarët e rrejshëm dhe partizanët e Partisë Politike Neokomuniste, po asaj të Ditës Nesërsme...
Comments
Post a Comment