Skip to main content

Ademi: Qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Abdilaqim Ademi ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje:  Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Walter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).
Temë bisede në këtë takim ishte situata aktuale politike në vend, me çrast anëtarët  e Këshillit të Evropës u interesuan për krizën politike e cila është thelluar pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës.
Në këtë rast, Sekretari i përgjithshëm Ademi i njoftoi anëtarët e Këshillit të Evropës me qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje dhe  u diskutua për mundësit e daljesë nga kjo krizë.
Ademi nënvizoi se BDI konsideron se nevojitet zgjidhje institucionale duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita dhe njëkohësisht të fillon dialogu në mes partive politike  me ndërmjetësim ndërkombëtarë si dhe monitorimi i procesit gjyqësor për aferën e përgjimeve është i domosdoshëm. Kjo, tha Ademi është rruga e vetme për të dal nga kjo situat në të cilët gjindet vendi dhe të fokusohemi në drejtim të plotësimit të reformave që janë të nevojshme në procesin integrues që së shpejti të integrohemi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE./ almakos

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/