Sot LSDM-ja në Gostivar e prezantoi "bombën e 26-të, ku, siç thotë kryetari i degës në Gostivar Bllagojçe Tërpeski, paraqitet keqpërdorimi i firmave për qëllime politike. Siç dëgjohet në bisedat e përgjuara telefonike, në pjesën e parë të bisedave kërkohen vetura të firmave që të përdoren për zgjedhjet lokale në Gostivar. Në pjesën e dytë të bisedave kërkohet ndërhyrje në punësime, ku kërkohen që disa persona të punësohen në vija partiake. Edhe në bisedën e tretë kërkohet ndërhyrje në punësime në firmën “Rrugët e Maqedonisë”, në vija partiake. Në bisedën e katërt, kryeministri Nikolla Gruevski e porosit ministrion e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski që të merret Radio Gostivari nga Forumi i të rinjve të VMRO-DPMNE-së. Blagojçe Tërpeski, pastaj paraqet bisedat e dy funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët duke biseduar ndërmjet veti për ndërhyrje të caktuara në vende të ndryshme pune, përmendin se në 150 njerëz të punësuar në institucione shtetërore, patjetër 25 të janë shqiptarë. Funksionarët e VMRO-DPMNE-së po tregojnë procedurën se si kryhet një punësim i caktuar, duke kërkuar edhe mendimin e Komitetit Lokal. Tentimi i tyre është që shqiptarët të mos punësohen. Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska në bisedë me Sasho Mijalkovin i ofendon shqiptarët, duke i quajtur "indianci”. Ndërkaq, kryeministri Gruevski në bisedë me Silvana Bonevën i thotë se u përlan me BDI-në që ta lëshojnë ligjin për “branitelat” në Parlament. Në një bisedë me Gruevskin, Jankulloska rreth ligjit të “branitelave” e përmend se më shumë është për efektin e opinionit. Ajo mendon se ligji është mirë të lidhet me “bli shtëpi-bli banesë”. Në “bombën” e 26-të, të publikuar nga LSDM-ja në Gostivar, dëgjohet se si "zëvendëskryeministri Fatmir Besimi ka kërkuar që të bëjnë marrëveshje parazgjedhore politike për Gostivarin, që të fitojë kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta". Ndërsa, tek njëra prej bisedave midis Sasho Mijalkovit me Musa Xhaferin, Sasho Mijalkovi këtij të fundit ia shpjegon procedurën e ligjit për “branitelat” duke i thënë se edhe kalon edhe nuk kalon, se është gjë e njëjtë. Sasho Mijalkov, në një bisedë me Musa Xhaferin lidhur me ligjin për "branitellat", lëshon pe duke shprehur qëndrimet e VMRO-DPMNE-së se ky ligj nuk kalon në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, vetëm se kjo gjë duhet rregulluar pak më politikisht.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment