Shkruan Fisnik Xheladini
Ashtu siç po kalon
koha, ashtu po dalin në shesh çmenduritë
e të mbuluarit me mëkate. Diagnoza është e njohur, por për qëllime të imëta disa
të “shëndoshë” besojnë se do ia dalin të aterojnë në destinacionin e duhur! E
mbështesin, ia lëmojnë shpinën, e lusin dhe luten të besojnë për të parë vetëm atë
që ua do zemra dhe jo realitetin e përplasjes!
Paraqitjet e Sulejman
Rexhepit në manifestime të ndryshme, qoft për të shënuar ditëlindjen e Profetit
Muhamed, qoft në pjesëmarrje të garave kur’anore ose në ndonjë solimnitet të
hapjeve të xhamive, të krijojnë përshtypje se gjith çka mund të dëgjosh, por
aspak të gjesh islam. Dështimet thuaja në gjith çka kapitale që ka premtuar e zotuar,
si psh. kthimin e pronave, ndërtimin e Burmalisë, vendin për seli të BFI-së në
Kalanë e Shkupit dhe shumë probleme të tjera si pasojë e punësimeve pa kritere,
bëjnë që t’i shumëfishohet presioni, t’i rëndohet gjendja psikike deri në atë
pikë saqë nuk mund ta fsheh apo t’i ik realitetit të tij. Një jetë e tërë
kushtuar krimit, nën presion të vazhdueshëm nga e kaluara që shfaqet për çdo ditë, po e detyron që mbijetesen ta gjejë
përmes të ligave edhe më të mëdha! Përfundimisht, ai e dëshiron vdekjen bashk
me ata që i drejton, si Andreas Lubits që dëshiroi vdekje që shënohet si e ve çant
dhe që do të ndryshon shumë çka!
Në tërë rrëmujën e
fluturimit, sa për të mashtruar veten,
kishte dhe disa kolumna që botoheshin në emrin e tij, ishte një terapi përmes së
cilët vetkënaqej. Por, ata që kanë pasur rastin ta njohin kapacitetin e tij
intelektual përmes fb profilit të tij, e kanë shumë të qartë se alfabeti nuk
kishte më shumë se 23 shkronja. Ai e përdorte shkronjën ( ç) dhe harronte se në
gjuhen shqipe ka edhe (q), përdorte shkronjën (gj) në vend të (xh) dhe
anasjelltas. Sidoqoft, asgjë e shkruar në kolumna, nuk përputhet me realitetin
e tij. Në të gjitha format e paraqitjeve, institucionit i krijoi armiq,
vetvetes miq të rrejshëm! Në të zezën sadoqë të hedhësh ngjyrë të zez, nuk luan
rol! Mirpor, i errësoi të gjithë, institucionit ia zbriti imazhin, brenda e në
arenën ndërkombëtare ateroi me përplasje! Për të zezat e tij mund të hasni jo
vetem në mediat e vendit, rajonit, por shifni edhe në Al Arabiya, CNN etj.
Nëse ndaleni të lexoni
nga kolumnat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedone që ia boton Fokus, do të
shifni se mes tjerash ka luftuar disa dukuri negative, psh. diskriminimin që i
bëhet institucionit që e udhëheq, përgjimet etj. Të luftohen dukuritë e këtilla
është më se e nevojshme, por, kur luftohen nga një i atillë si Sulejman
Rexhepi, gjith çka e humb vlerën. Sepse ai vet është shndërruar në simbol të
krimit, korrupcionit, vjedhjes, spiunimit e çfar tjetër që është turp të shkruhet, e në anën
tjetër flet për diskriminimin që nga institucionet e vendit i bëhen
institucionit fetar, është e barabartë sikur të thuhet se Andreas Lubitz përplasjen
e aeroplanit e bëri për t’i shpëtuar pasagjerët nga mundimet e jetes! Sulejman
Rexhepi vet është ai që më së shumti i ka diskriminuar muslimanët e vendit! Përmes
punësimevetë familjarëve, diskriminon të tjera familje, e qytetarë të vendeve të
tjera. Diskriminon edhe kur favorizon vetëm ata që e mbështesin edhe në pisllëqe,
kurse armiqësisht sillet me secilin që ka provuar t’ia thotë të vërtetën!
I zhytur dhe i mbuluar, në një hall të këtillë,
hulumton për të gjetur mëkate te të tjerët, përdor lidhjet e tija të vjetëra, lidhjet
e të afërmëve të tij me sherbime të ndryshme në shtet si dhe me të huaja, dhe pas
gjithë kësaj, përmend norma islame për dukurinë e përgjimit dhe spiunimit! Për
interesa të një subjekti politik, fut institucionin në kurth, pastaj me kërkesë
të “bombës” agjiton në dobi të njëfar levizjes për reforma! Gjithkund e don
reformën, por jo aty ku është vet! Vazhdon të sulmon këtë qeveri dhe kryetarin
e saj që e pat bekuar. E po, kë e bekon Sulejman Rexhepi, Zoti ia “pranon
lutjet”, dhe ja sot po shijohen të mirat e lutjeve të tija, shoqëria muslimane është
për lakmi! E nëse kësaj ia shtojmë edhe një tjetër të vërtetë, se Sulejman Rexhepi
flet kundër përgjimit e vet përgjon, flet kundër spiunimit e vet ka angazhuar
personalitete të shumta për ta mbrojtur atë nga lustrimi. Selia e BFI-së ngjason
me një stacion policor, në hekura, e mbushur me kamera, e me të tjera mjete përgjuese,
për celularët e punëtorëve dhe kompjuterët!
Sulejman Rexhepi vet, tërë ditën e kalon para një ekrani ku shikon se kush në
cilën zyrë po futet. Këtë dukuri e kan shijuar edhe disa nga ambasadorët që e
kan vizituar. Të këqijat nuk mbarojnë me kaq, ka ndodhur të gjiron personalitete
në kabinetin e tij! {shtë për të ardhur keq, por ky, përse dhe kuj i shërben!?
Kush mund të posedon të dhëna se sa herë që Sulejman Rexhepi lëshon kritika
drejtuar kryeministrit, këtij të fundit i ngritet rejtingu! Nëse është e vërtetë
se kryeministri ka përgjuar, ai është njeri që merret me politikë dhe ka mundësi
që të njëjtat ti përdor në dobi të tij-subjektit të tij ose Qeverisë. Pyetja bëhet
se i ashtuquajturi “Reisul Ulema”, kryetar i BFI-së, ky “njeri i fesë”, çfar dëshiron, përse i duhen!? Kush e obligoi?
Zoti! Jo, Ai nuk ka nevojë për kamera! E ky, “njeriu i fesë” kë e ka Zot!? Cili
djall e ka porositur për të gjiruar mysafirët në kabinet, cilat norma islame
porosisin që musafirin ta presësh në besë!? Ku përfundojnë gjirimet? Sa zanat i
fëlliqur! Ku i mbeti feja, imani, burrëria, nderi! Vetëm në lek e interes!
Ti kthehemi tani
paraqitjes së tij të fundit, që domosdoshmërisht duhet të ngelet tamam e fundit!
Andreas Lubitz, na falni, Sulejman Rexhepi, dëshmoi se i mungon çdo gjë humane, islame dhe se e ka mbuluar
harami, zemërngusht, xheloz, gojëfëlliqur dhe pa asnjë veti burrërrie. Në vend se të mburret se ka të atillë njerëz
që rrezikojnë lirinë e tyre në mbrojtje të vakufit, ai shprehi urrejtje! I
hanger goja, keqpërdori pozitën, kërkoi mejdan edhe pe kurrënuk është dëshmuar
i mejdanit, gjithnjë të tjerë ishin mejdaneve! I vetmi mejdan që është dëshmuar
padyshim është ai i sofrave!
Mjerim, në moshën që
ka, sillet si adoleshent, fundi i keq! Si ç e meriton një i mbuluar me haram. Nëse
familja të krisurin vazhdon ta lejon të luaj me zjarr, padyshim se fundin do e
ket xhenem!
Marrur nga Lajmi1
Marrur nga Lajmi1
Comments
Post a Comment