Skip to main content

Opinion: Vetshkarkohu, shporru-ik Sulejman Rexhepi

Nga: Sami RUSHIDI


Çfarë vlere ke Sulejman Rexhepi kur morali yt është nën zero, si mund të qëndrosh kryetar i BFI-së kur ske pik morali. Zoti njeriun e ka falur që të bashkëveproj e bashkëpunoj me njerëz dhe jo të jetë vetijak, nëse ti je i fëlliqur nga goja, arrogantë, kryelart, nënvlerësues, nënçmues, nëpërkëmbës, me sjellje mizore perfide nuk do të thotë që të tillë janë edhe tjerët, vetshkarkohu nga pozita kryetar sepse bëre gërdi. Zemërngrirë i padëshirueshem për muslimanët në Maqedoni, ti je strehuar në një kafaz të ftohtë përplot gjunahe dhe po tenton të mbrohesh me barriera të padukshme magjike. Shpirtërisht je miop dhe i barrikaduar me të kqijat që ua bën muslimanëve me vite mashtron muslimanët që ke arritur të famshmen pavarësi të jetësimit të mëshimrimit të idealeve tuaja individuale duke shtypur sistematikisht ndjenjen që spo bën gjë tjetër pos të huatjes nga soji ‘Kuisling’ sikur që je TI.
Ti Sulejman Rexhepi je gabimtar dhe mëkatar, je duke lundruar në të njëjtin vend me të njëjtën varkë, je shumë vesh-madh kur ndëgjon për dështimet tuaja të pafund që i ke rradhitur si trofe. Sa i gjorë që je, në vend të jesh shembull për fjalorin, për stilin dhe komunikimin, ti e bën të kundërtën je shembulli më i keq për muslimanët. I tmerrove muslimanët ne Maqedoni me këtë hipokrizi, maska e vjetër që fsheh përbindshin e prangosur ndër shënjtorin e rrejshëm një kryetar i BFI-së që ushqehet me disfatat e atyre të sojit të vet, jeni shëndruar në hije keqbërëse për muslimanët, çmenduri reale që ua rëndon hapat muslimanëve të rinj punëtor dhe besimtar të dëvotshëm. Të duhet mësim dhe ligjërata, Ti je i pari i muslimanëve kurse i fundit për njerëzi, çfarë na duhesh kur vetëm skandale prodhon, çfarë na duhesh kur tenton të nuhasish edhe atje ku se ke vendin, shkruan opinione shet mend për politik kurse punët llug në oborrin tënd i ke… Ai që shan tjetrin, nuk ka sharrë atë por vetëveten. Çdo e keqe që mundohet për tjetrin të ndodhë ti, madje edhe kur shan si i shfernuar dhe psikopat./Alkoill/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/