Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se partia e tyre është për publikimin e të gjitha përgjimeve që lidhen edhe me partinë e tyre
Edhe pse “bombat” të cilat po i publikon LSDM po nxjerrin në shesh edhe shumë biseda skandaloze të funksionarëve të BDI-së, përfaqësuesit e kësaj partie nuk turpërohen fare prej tyre.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se partia e tyre është për publikimin e të gjitha përgjimeve që lidhen edhe me partinë e tyre dhe kërkoi që kjo çështje të ketë edhe epilog institucional.
Ai këtë e theksoi në takimin me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“BDI konsideron se nevojitet zgjidhje institucionale duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita dhe njëkohësisht të fillon dialogu në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë si dhe monitorimi i procesit gjyqësor për aferën e përgjimeve është i domosdoshëm”, deklaroi Ademi.
Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të dal nga kjo situat në të cilët gjindet vendi dhe të fokusohemi në drejtim të plotësimit të reformave që janë të nevojshme në procesin integrues që së shpejti të integrohemi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE./ lajmpress
Comments
Post a Comment