Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2015

SKANDALI ME PASAPORTAT FALCO DO TË ZBARDHET

Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet Maqedonia. Këto konsiderohen edhe faktorët kryesor që po fusin në krizë vendin në aspektin politik, ekonomik dhe ndëretnik. Edhe rajoni po ballafaqohet nga këto probleme, andaj nuk kanë munguar marrja e masave dhe burgosja e shumë funksionarëve shtetëror si dhe strukturave të ndryshme të përfshirë në krim të organizuar dhe në korruptsion. Në Maqedoni edhe pse janë evidente si krimi, kriminaliteti, korrupsioni, rastet e montuara si“ Monstra”, “ Kumanova”, etj, akoma nuk janë marrur aq sa duhet masa në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Megjithatë këto priten të ndodhin së shpejti pasi që është paralajmëruar edhe nga institucionet e shtetit. Falsifikimi i letërnjoftimeve është njëri nga krimet më të mëdha që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit ndoshta edhe që nga pavarësia e Maqedonisë. Pikërisht në fabrikëne Zahir Bekiri-Çaushi tani më i arrestuar ku janë

Opinion:Më mirë me t’shkelë shleperi se me t’mbrojtë laperi

Të të dalë në mbrojtje halabaku Mustafa Dauti është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shleperi se me t’mbrojtë laperi!   Shkruan: Zeqie Veseli Turpi i radhës! Sa keq e sa trishtim! Dikush kishte shkruar se në aferën e pasaportave të falsifikuara për qytetarët turq që duhej të udhënin për në haxh në vitin 2014, na qenka i përzier edhe Mulla Sula. Pastaj, si të shashtrisur do të reagojë kryerrenci i BFI-së, duke e hedhur topin në Myftininë e Shkupit, pa e ditur fare injoranti se Myftnia nuk është orgnizatore e haxhit por këtë ekskluzivitet e ka BFI-ja. Këtij kryerrenci, për shkak të miturisë së trurit të tij do t’ia paërmendim vetëm inicialet ashtu siç bëhet me të miturit delikuentë, A. V. Menjëherë pas kryerrencit u paraqit edhe kryehajni i BFI-së, i vetëquajturi kryetar i OH HILAL , Mustafa Dauti. Dhe ky injorant dëshmoi se sa e ka të organizuar shoqatën e vet personale. Nuk di se kë i ka anëta

Kush e porositi Zahir Bekiri-Çaushin për pasaporta falco

Pasaporta të falsifikuar turke, të cilat paraprakisht ishin zbuluar në fabrikën e letërnjoftimeve fallco e të arrestuarit Zahir Bekiri- Çaushi janë shfrytëzuar për nxjerrjen e vizave për haxh. Dëshmitari i këtij falsifikimi tani është i arrestuar, andaj i njejti do të jep përgjigje para organeve të drejtësisë se për kë i ka përgatitur këto pasaporta. Në fakt, kush e porositi Zahir Bekirin-Çaushin për përgatitjen e pasaportave fallce për qytetarët nga Turqia? Për këtë skandal edhe pse shteti ka arrestuar personin në shtëpinë e të cilit janë gjetur pasaportat si duket kompetencat e hetimit i ka BFI dhe jo institucionet e shtetit. Pse BFI del me informata para institucioneve të shtetit nëse është e pastër, apo se Sulejman Rexhepi dëshiron ta pastron veten duke ia mveshur dikuj tjetër këtë krim të organizuar?  Sulejman Rexhepi edhe më tej pas shumë manipulimeve tenton ta mashtron opinion dhe institucionet shtetërore për ta mbrojtur veten nga vepra e cila sipas ligjit sanksionohet me bur

OH Hilal tenton ta mbron Mulla Sulën

Më 13 Mars 2013 OH Hilal ka mbajtur mbledhjen konstituive në të cilën është zgjedhur kryesia, anëtarët si dhe struktura e kësaj organizate. Po shkëpusim një pjesë nga lajmi të publikuar më 13 mars 2013 në faqen zyrtare të BFI me titull: U MBAJT MBLEDHJA KONSTITUIVE E OH “HILAL”, ku mes tjerash thuhet: “ Pas votimit unanim, për kryetar të OH “Hilal” u zgjodh Mustafa Dauti nga Kumanova, për nënkryetar Jusuf Zylbeari nga Tetova dhe Irsal Jakupi, nga Gostivari ndërsa për sekretar Driton Dikena nga Kërçova. OH “Hilal” numëron edhe 11 anëtarë në kryesinë qendrore duke përfshirë të gjithë gjeografinë e myslimanëve në Maqedoni ”. Sipas  Statutit të OH Hilal nga Shkupi duhej të zgjedhen tre anëtarë, e ata që u zgjodhën ishin Ismet Bytyqi, Zuhejr Rexhepi (djali i Sulejman Rexhepit!) dhe  Zahir Bekiri, emrat e të cilëve shihen qartë në dokumentin e publikuar. Tani pse  BFI-në fshihet ky emër nga OH Hilal? Sigurisht pas skandalit të falsifikimit të lajmit se në këtë skandal është i përfshirë

NISMA: Dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, dezinformon opinionin

Nisma për Reforma në BFI e RM në një komunikatë për mediat drejtuar qytetarëve musliman thonë: Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Ju jeni dëshmitarë se deri më tani kemi publikuar vërejtje të shumta kundër udhëheqësisë aktuale të BFI-së e RM dhe thuaja se nuk jemi demantuar për asgjë! Këtyre ditëve dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, mjaft i njohur edhe për ju përmes skandaleve, ishte munduar të dezinformon opinionin përmes gazetës Dnevnik ku mes tjerash është munduar që të na lidh neve me njërin nga të arrestuarit me rastin e aferës "fabrika e falsifikimi të dokumenteve"! Me këtë rast, zëdhënësit të BFI-së i përkutojmë se i arrestuari Zahir Bekiri në mbledhjen e parë konstituive të OH Hilal, zgjedhet anëtar i Kryesisë së kësaj organizate! Dje dhe sot përmes mediave po mësojmë se z. Bekiri po akuzohet për falsifikime edhe të pasaportave për shtetas turk për t'u mundësuar marrjen e vizave të haxhit. Nëse diçka e këtillë rezulton të jetë e vërtetë, ne nuk

OPINION: SHPËRFYTYRIMI I “IMAZHIT TË KOMBIT” NË IMAZHI I FALSIFIKATORIT

Opinioni i vendit sërish po tronditet nga aferat që po pëlcasin si hallkat e një zinxhiri tashmë të ndryshkur. Kohëve të fundit u zbulua “fabrika” e prodhimit të letërnjoftimeve false, të pasaportave false si dhe e shpërndarjes së transkriptimit në gjuhën shqipe të bisedave telefonike të funksionarëve të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së Nga: Edemond Reka Të gjithëve ju kujtohet kur lideri i LSDM-së, Zoran Zajev, para se të niste me publikimin e “bombave” deklaronte se i posedon përgjimet e mbi 20 mij të përgjuarve dhe se i ka të kopjuar e të shpërndarë te individë të ndryshëm, me qëllim që në rastë të burgosjes së tij, zbardhja e aferave të vazhdonte. Kështu do të vepronte secili që do t’i kishte hyrë kësaj pune. Një prej atyre individëve që i paska pasur këto përgjime, sapo u arrestua dhe, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij u konstatua se ky paska qenë pronari i asaj “fabrike”, i cili, sipas të gjitha gjaseve u spiunua dhe u kompremetua nga të gjithë nga pak, sepse, sipas thashet

Opinion:Si ta bëjmë bajgën lule?!

Shkruan: Ismet  Bytyqi Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës! Nga Ismet Bytyqi Çdo vit nga një gënjeshtër dhe, vit për viti gënjeshtra edhe më e madhe dhe më e trishtureshme. Për shembull, le t’i marrim dy vitet e fundit. Vitin e kaluar Mulla Sula na doli në rolin e Dedomrazit dhe i dhuroi do paketa që ia kishte përgatit EVN-ja. Pastaj shpërtheu një gallatë e madhe nëpër rrjetet sociale. Besa filluan edhe publikimi “një slellfie me babagjyshin”, ndërsa në prapavijë shihej Mulla Sula. Si e para, ato paketa nuk ishin as të Hilalit e as të Mulla Sulës, por të EVN-së që ia jepte të varfërve por përmes Hilalit. Se çka kërkonte aty Mulla Sula, këtë vetëm ai e di. Normalisht, sa për të sajuar gënjeshtrën më të madhe të vitit “Shikojeni Mulla Sulën sa human që është”! Sivjet, pa

Hoxhallarët pyesin Këshillin për Fetva të Molla Sulës:A është mëkat të gënjesh?

BFI kohë më parë kishte themeluar Këshillin për Fetva aktivitetet e këtij këshillimi i kemi hasur vetëm në momente për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin kur bënë skandale ose në tendencë për t\ia pastruar mëkatet. Sulejman Rexhepi ditë më parë manipuloi gjegjësisht genjeu opinionin se është dekoruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me çmimin ”Imazhi i Kombit”. Ky mashtrim i popullatës muslimane nga “kryehoxha” Sulejman Rexhepi u demaskua me demantin që bëri pikërisht ASHSH duke mohuar se ky institucion e ka dekoruar Sulejman Rexhepin me ndonjë çmim. Pas këtij manipulimi të bërë nga Sulejman Rexhepi nuk qëndruan duarkryq imamët e Shkupi dhe më gjërë, andaj edhe reaguan ashpër. Të njejtët pyesin hapur Këshillin e Fetvave të BFI-së se: “Ky Këshill është themeluar për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin nga skandalet, gënjashtrat, manipulimet që i bënë apo për t’i shërbyer qytetarëve musliman për nevojat e tyre gjegjësisht për çështje që i tangojnë ata? Një pyetje të vetme kemi për Këshilli

BFI në konfuzitet për dekoratën e pa fitur të Molla Sulës "Imazhi i Kombit"

BFI gjegjësisht Shërbimi për Informim pranë këtij institucioni kishte pohuar se Sulejman Rexhepi më 20 dhjetor 2015 është dekoruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me dekoratën “Imazhi i Kombit”. Fare mirë nga publikimet shihej se një shoqatë ka organizuar tribunë me titull ”Imazhi dhe mediat” në të cilën ka marrë pjesë Sulejman Rexhepi dhe i njejti është dekoruar pikërisht nga shoqata organizatore e tribunës. Pas këtyre manipulimeve dhe pas reagimeve të shumtë  ASHSH përmes sekretarit shkencorë Vasil Tole ka demantuar BFI dhe Sulejman Rexhepin se janë duke e gënjyer opinionin dhe se ASHSH nuk ka ndarë ndonjë çmim të tillëmeqë ajo ndahet vetëm për kreun e shtetit. Edhe pse demanti është i qartë, por ja që Sulejman Rexhepi  edhe më tej nuk mund t’ia thotë të vërtetën opinionit dhe popullit musliman. Në fakt nëse ( edhe pse nuk morri atë dekorat ) është e vërtetë për çfarë arsye lajmi mbi këtë dekorat akoma nuk është publikuar në faqen zyrtare të BFI-së? Pse që nga 20 dhjetori i

Një përgjigje “shkurt e shqip” nga kryetari i Studeniçanit Azem Sadiki (VIDEO)

Të martën kur u bastisën dhjeta vende, dhe u arrestuan 19 persona gjatë operacionit Gjeodet, u apostrofua se në këtë aferë ku dyshohet se u keqpërdorën afro 14 hektarëve tokë ndërtimore, është edhe një kryetar komune. Në media u përfol se ai mund të jetë Azem Sadiku i PDSH-së, i cili drejton Studeniçanin. I hatruar pse pa emrin e tij në medie, ai thotë për TV21, se dikush po tenton që politikisht ta ngjyros këtë skandal. “Bëhet fjalë për tentim diskreditim politik për personalitetin tim dhe ekipit tim të komunës. Unë ju deklaroj publikisht, në TV21, në asnjë mënyrë ose momente nuk kemi keqpërdorur as postin tim dhe detyrën”, thotë ai. Sipas tij, pretendimi se me një shtëpi në fshatin Moranë është bërë dallavere me dokumentacion, dhe se për këtë ka fajin kryetari, është akuzë e paqëndrueshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, Sadiku thotë t’ia ketë sqaruar policisë para dhjeta ditë, se dikush po falsifikon nënshkrimin e tij të kryetarit të komunës. Këtë gjë ai nuk heziton ta konfirmojë

Apo i mungon truri BFI-së!?

ASHSH ishte shumë e qartë: "Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka dhënë një çmim të tillë." Habit fakti që BFI vazhdon të gënjen opinionin dhe assesi të përmirësohet! Përse ka nevojë ta keqpërdor ASHSH dhe përse i fsheh emrin Forumit që e dekoruan dhe zotërinjtë që respektuan!? Askuj nuk i pengon dekorimi i dikuj, por askush me mend në kokë nuk mund të pranon për të vërtet një gënjeshtër!             Andaj, për të qenë korrekt me të gjithë, gënjeshtarëve u bejmë pyetje: Kush janë këta dy zotërinj me Sulejman Rexhepin!? Cili prej tyre është kryetari i ASHSH-së!? Si quhet kryetari i ASHSH-së!?/Lajmi1/

Zhurnali edhe kur gënjen nuk di si të gënjej

Në një shkrim të botuar më 23 dhjetor 2015 në portalin Zhurnal.mk me titull të porositur dhe tendencioz: Në kriminalitetin e Kadastrës gjendet një dokument fals nga kryetari Azem Sadiku, qartazi shihet tendenca dhe qëllimi për të diskridituar një komunë të sukeseshme të Shkupit e cila vetëm për dy – tre vite ka arritur të realizojë me qindra projekte. Në këtë lajm qartazi shihet se titulli nuk e arsyeton tekstin e lajmit. Zhurnal.mk disa herë ka tentuar që në mënyra të ndryshme të diskreditojë emrin dhe personalitetin tim por pa patur fare sukses. Kërkoj nga portali Zhurnal.mk që të kërkojë falje publike që emrin tim e shkruan dhe përmend vend e pa vend në shkrime të porositura dhe tendencioze, përndryshe do të jem i obliguar dhe i detyruar që të ngris padi gjyqësore. Azem Sadiki, Kryetar i Komunës së Studeniçanit

Bomba e re:ASHSH demanton Sulejman Rexhepin

SKANDAL INSTITUCIONAL DHE MASHTRIM OPINIONIST I SULEJMAN REXHEPIT. Ndodhi ashtu edhe siç pritej! Pas dezinformatës së  shërbimeve të BFI në RM se kinse Sulejman Rexhepi u dekorua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me shpërblimin “Imazhi i kombit”, pas një dyzinë reagimesh të qytetarëve dhe personaliteteve të vendit, më në fund ka reaguar edhe vetë ASHSH përmes sekretarit shkencor, Vasil S. Tole. Reagimi ka ardhur në adresën elektronike të Lëvizjes opozitare pranë BFI-së,  “Nisma për reforma në BFI”, në të cilin z. Tole kategorikisht mohon  se i është akorduar Sulejman Rexhepit nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dekorat “ Imazhi i Kombit”, dekoratë kjo të cilën e jep ekskluzivisht Presidenti i Shtetit Shqiptar. Në regimin e sekretarit shkencor të ASHSH-së, Vasil S. Tole, thuhet: “Akademia e Shkencve të Shqipërisë nuk ka dhënë një çmim të tillë. Ju bëj me dije se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kurse çmimet që

Së shpejti bombë e re lidhur me Sulejman Rexhepin

Na ndiqni që të mësoni për bombën e re t ë  rradh ës  lidhur me Sulejman Rexhepin. 

OPINION:Kush po tallet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Dikush jo vetëm që po tallet me Institucionin fetar por po tallet edhe me Institucionin më të lartë kombëtar. Zhurnalit, Akademisë kombëtare por edhe mbarë mslimanëve të vendit dikush duhet t’ju kërkojë falje, sepse është një tallje që nuk durohet Shkruan H. Ibrahim ef. Shabani Sot, gjatë tërë ditës, kam pasur dhjetra telefonata nga mediat e ndryshme të vendit. Meqë nuk kanë arritur të marrin kurrfarë përgjigje nga BFI lidhur me një dezinformatë të turpshme të cilën e lansuan dje papagajt e Sulejman Rexhepit, kërkonin edhe mendimin tim, si udhëheqës i Nismës për reforma në BFI. Dje, shërbimi për informim i BFI-së liferoi një dezinformatë në portalin tonë kombëtar dhe mjaft të respektur, zhurnal.mk! U shkaktua një huti e madhe, ndërsa deri në orët e vona, zhurnali i dha një hapësirë të respektueshme këtij lajmi! Nuk hyhej në faqen kryesore të këtj portali pa u përballur së pari me reklamën njëfaqëshe që prezantonte foton e uzurpatorit të postit të reisit të BFI-së, Sulejman

Obama: Trump më sulmon sepse jam me ngjyrë

Edhe Barack Obama ka shigjetuar në mënyrë direkte Donald Trumpin, duke trajtuar temën më delikate në Shtetet e Bashkuara: diskriminimin racor. Pas një seri fjalimesh për kohezion kombëtar kundër terrorizmit, presidenti ka dhënë një intervistë për Radion Publike Kombëtare, duke prekur temën kyçe. “Zoti Trump ka kapitalizuar frikën e klasës punëtore, por edhe dyshimet e përhapura në disa pjesë të elektoratit republikan, që lindin nga fakti se unë jam presidenti i parë me ngjyrë”, ka deklaruar Obama. Në prill të vitit 2011, Trump kreu një fushatë personale kundër Obamës, duke insistuar se ai nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për rrjedhojë duhet të linte Shtëpinë e Bardhë. Duke folur për stacionin radiofonik, Obama nuk i ka përmendur akuzat, por referimi ndaj këtyre deklaratave, që në atë kohë qarkulluan në mbarë organet mediatike, ka qenë i qartë. “Në Partinë Republikane ekzistojnë forca sipas të cilave unë, në njëfarë mënyre, jam ndryshe. Jam një mysliman, një per

Teologët me letër të hapur: IK Sulo

Letër e Hapur Të nderuar media të vendit dhe më gjërë! Ne jemi një grup i madhë i teologëve që vijmë nga gjithë qytetet dhe Myftinitë e ndryshme të Maqedonisë që përkrahim iniciativën e Lëvizjes për Reforma në Bashkësinë Fetare Islame, NISMA. Kemi respekte të mëdha për ju të nderuara media meqë misioni i juaj është të përcjellni të vërtetën deri tek opinion i gjërë për hirë të interesit të përgjithshëm, të fesë dhe vlerave shoqërore. Ne teologët që përkrahim këtë iniciativë duam që njëherë e përgjithmonë ti themi STOP veprimeve antikushtetuese të Sulejman Rexhepit, kreut jolegjitim të Bashkësisë Fetare Islame. Ne nuk mundemi të pajtohemi më një njeri që udhëheq popullin musliman duke u thirrur në parimet Islame të bazuara në librin e shenjtë, Kuranin dhe veprën madhështore të Muhamedit a.s., e në fakt çdo parim dhe kodeks është duke nëpërkëmbur. Jemi të vetëdijshëm se edhe ju për vite me rradhë e në veçanti për gjatë këtyre muajve keni hasur gjithandej publikime nëpër media të

Letër e hapur/ Akademia që e ofendon një pjesë të Kombit

Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të na tregojë se çfarë shkencëtari është Mulla Sula, ose të kërkojë falje duke ushtruar masa përkatëse kundër të gjithë atyreve që me këtë akt veçsa e kanë njollosur Akademinë Shqiptare dhe kanë ofenduar një pjesë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni Këto ditë u publikua si fshehurazi një informatë që kishte të bëjë me dekorimin e Mulla Sulës si “Imazh i Kombit” nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Që në fillim të këtij reagimi publik po nënvizoj se kjo Akademi, me këtë dekoratë të leshit e ka fyer gjysmën e popullit shqitar. Dekorimi paska ndodhur për veprat e ndryshme kombëtare që i paska kryer Mulla Sula? Le të na numërjë vetëm një vepër patriotike të Mull Sulës kjo Akademi? Vetëm një vepër! Nuk ka asnjë! Të gjitha veprat e Mulla Sulës janë vepra antishqiptare, asnjë vepër nuk i shkon në konton e kombëtares. Asnjë! Sepse, njeriu që ka vepra kombëtare pas vetes, i ka edhe nja 5 apo 10 vite burg nëpër burgjet sllave dhe jo dy

Sulejman Rexhepi korrupton institucionet e shtetit shqiptar për një mirënjohje

Mediat botërore si CNN, WORLDNEWS, AL-ARABIA kanë publikuar materiale të shumtë lidhur me korruptimin e Sulejman Rexhepit. Buj të madhe kanë bërë pikërisht ora e tij rolex që kushton 35.000 euro e që flitet gjithandej për keqpërdorime dhe korrupcion të thellë. ASHSH në bazë të cilave standarde dhe çfarë kritere kanë përdorur që kanë dekoruar këtë person me mirënjohje?  Më mirë për çfarë  kontributi të dhënë nga Sulejman rexhepi për popullin shqiptar është dekoruar ai? Dekroimi vjen për tradhëtin ndaj popullit shqiptar dhe musliman që ia ka bërë në Maqedoni, për keqpërdorim të institucionit dhe pozitës që ka. Apo është dekoruar për dosjen që ka lidhur me bashkëpunimin që ka pasur me shërbimet jugosllave apo për ndonjë vlerë pozitive? Ai i quajti kriminel djemt e kombit që ranë dëshmor në lagjen e trimave në Kumanovë në 9 dhe 10 maj 2015. Në maqedoni janë ngritur zëra se Sulejman Rexhepi ashtu siç i ka korruptuar institucionet, mediat, gjyqet, prokurorët në Maqedoni gjithashtu ka korr

Plaku nga Tetova selam Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, abdilaqimave...

Në protestën e sotme të tetovarëve kundër “Jugohromit” dhe përkrahësve të “Jugohromit”, ka pasur qytetarë të gjitha grupmoshave. Një tetovar i moshuar, revoltën e vet e ka shprehur para kamerës së gazetës “Lajm”. “Krejt ata duhet të shkojnë prapa reshetkave (prapa grilave)”, ka thënë ai. I pyetur nga “Lajm” se për kë e ka fjalën, ai i ka përmendur edhe emrat e politikanëve. “Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, çato abdilaqimat. Ai tjetri si e pat emrin, kryetari i Gostivarit si thotë se është kryetar i pesë kontinenteve”, deklaroi ai, deri sa në prapavijë dëgjoheshin vargjet “korrupsioni i shtetit gjakun po na e pi” nga kënga “Tetova si Hiroshima”, kënduar nga “Kori i qytetarëve të Tetovës”.

Deputetja Merale Ferati bashkë me aktivistë të PDSH-së në protesta

Deputetja e PDSH-së znj.Merale Ferati, Antarja e kryesisë qëndrore znj.Sadije Iljazi dhe aktivistët e RDSH-së, në protestën kundër helmimit në Tetovë ./Ditari.mk/

Molla Sula bashkëjeton me të keqen

Ishte vjeshtё e vitit 2002 kur nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, padrejtёsisht dhe pa asnjё arsyetim tё justifikuar, u pёrjashtuan disa profesorë si dhe ushtruesi i tanishёm i detyrёs Dekan prof. dr. Faredin Ebibi. Atёbotё askush nuk guxonte ta ngriste zёrin kundёr kёsaj padrejtёsie, bile edhe uzurpatori i tanishёm i postit Reisul Ulema, Molla Sula, tё cilit edhe pёrkundёr zullumit tё paparё, edhe më tej i bëhet temen! Asaj kohe ne dolёm si studentё nё mbrojtje tё profesorёve tё cilёt padrejtёsisht ishin pёrjashtuar nga Fakulteti tё Shkencave Islame-Shkup. Krenohem qё isha nxёnёs i Medresesё “Isa Beu-Shkup”, kurese si student në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, gjithmonё kam hapёruar kokёlartё drejt qёllimeve dhe sfidave duke i falёnderuar pёrkrahjes sё familjes sime fisnike si dhe punёs sё palodhshme dhe pa asnjё fije hile. Jam i edukuar qё tё keqes, zullumit dhe padrejtёsisё t’i thuhet thёnё JO. I tillё kam qenё si fёmijë, nxёnёs, student, imam, anёtar i Trupit koor

OPINION: Ku do me ia ditë Mulla Sula për Kushtetutë!!!

Kanë thënë: “Kur mungon maçoku, minjtë bëjnë dasëm”! Mulla Sula me stafin e vet (prej nja dy-tre hajnave) ka ngelur si minjtë në biruc dhe po vazhdon me krimin e vet mbi Kushtetutën e BFI-së të cilën e modifikon kur t’i dojë dhe sa herë t’i dojë qejfi Nga Haqiflej SULO, Tiran ë Sulejman Rexhepi është i vetmi “personalitet” i cili i jep të drejtë vetes të vetëintervenojë në Kushtetutën e BFI-së sa herë që mbështetet për muri. Tërrt syri nuk i bën për shkeljet kushtetutare, aq më tepër tani kur, përmes manipulimeve që i rezultoi “me përkrahje masive”, i ka eliminuar të gjitha organet dhe subjektet që kanë mandate për t’u përkujdesur për Kushtetutën e BFI-së dhe, me këtë Akt më të lartë juridik sillet si me një leckë. Natyrisht, përderisa e kanë lejuar që ta uzurpojë postin e reisit pa i respektuar të gjitha procedurat kushtetutare si dhe rregulloret përkatëse, që nga ky moment Sulejman Rexhepi i ka duart e zgjidhura për të bërë hara kiri si me BFI-në ashtu edhe me Kushtetutë

SKANDAL: “Jeni” xhamija në Manastir shëndrrohet në “Св.Ѓорѓија”

Qeveria BDI-VMRO ka shëndrruar “Jeni” xhaminë në Manastir në Galeri arti “Јени џамија – Свети Ѓорѓија”. Ajo, nëpërmjet ministrisë së kulturës dhe programit të saj për konzervim të përmendoreve po restauron këtë objekt mysliman, që tanimë e ka riemërtuar në të krishterë, raporton Fakte. Siç dihet gjatë vitit 2001 maqedonasit demoluan këtë objekt fetar musliman, ndërsa pastaj me politikat nacionaliste nuk lejuan që kjo xhami ti kthehet përdorimit. Kishte edhe tentine për të dezinformuar se kinse në temelet e saj ka pasur kishë. Deri më tani partia shqiptare në pushtet BDI dhe sekretari shtetëror Behaxhudin Shehapi kanë heshtur le kanë lejuar asimilimin fetar./FAKTE.Net