Qeveria BDI-VMRO ka shëndrruar “Jeni” xhaminë në Manastir në Galeri arti “Јени џамија – Свети Ѓорѓија”. Ajo, nëpërmjet ministrisë së kulturës dhe programit të saj për konzervim të përmendoreve po restauron këtë objekt mysliman, që tanimë e ka riemërtuar në të krishterë, raporton Fakte.
Siç dihet gjatë vitit 2001 maqedonasit demoluan këtë objekt fetar musliman, ndërsa pastaj me politikat nacionaliste nuk lejuan që kjo xhami ti kthehet përdorimit. Kishte edhe tentine për të dezinformuar se kinse në temelet e saj ka pasur kishë.
Deri më tani partia shqiptare në pushtet BDI dhe sekretari shtetëror Behaxhudin Shehapi kanë heshtur le kanë lejuar asimilimin fetar./FAKTE.Net
Comments
Post a Comment