Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe
korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet
Maqedonia. Këto konsiderohen edhe faktorët kryesor që po fusin në krizë vendin
në aspektin politik, ekonomik dhe ndëretnik. Edhe rajoni po ballafaqohet nga këto
probleme, andaj nuk kanë munguar marrja e masave dhe burgosja e shumë
funksionarëve shtetëror si dhe strukturave të ndryshme të përfshirë në krim të organizuar
dhe në korruptsion. Në Maqedoni edhe pse janë evidente si krimi, kriminaliteti,
korrupsioni, rastet e montuara si“ Monstra”, “ Kumanova”, etj, akoma nuk janë
marrur aq sa duhet masa në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Megjithatë këto
priten të ndodhin së shpejti pasi që është paralajmëruar edhe nga institucionet
e shtetit. Falsifikimi i letërnjoftimeve është njëri nga krimet më të mëdha që
ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit ndoshta edhe që nga pavarësia e
Maqedonisë. Pikërisht në fabrikëne Zahir Bekiri-Çaushi tani më i arrestuar ku
janë bërë falsifikimet e letërnjoftimeve janë gjetur edhe pasaporta të
maqedonisë falco për qytetarë turq lidhur me shkuarjen e tyre në Haxh. Sipas
gjithë asaj që po thuhet nëpër media këto pasaporta kanë qenë të përgatitura me
porosi siç flitet edhe pse jo e konfirmuar nga Sulejman Rexhepi, kreu i BFI-së.
Sulejman Rexhepi është i njohur për gjëra të tilla meqë edhe Stedepartamenti
Amerikan e kritikoi për shitje të vizave të haxhit, por gjithashtu edhe mënyra
e marrjes së vizave kishte ndryshuar pasi që autoritetet e Arabisë Saudite
kishin kuptuar se në Maqedoni ka qytetartë turq që marrin viza përmes
manipulimeve. Prokuroria ka procesuar këtë lëndë, andaj e vërteta pritet të
mësohet shpejt dhe të mësohet se për kë Zahir Bekiri- Çaushi i ka përgatitur pasaportat?
Krimet e organizuara po përcjellen edhe nga faktori ndërkombëtar, nga UE,
ambasada e SHBA, etj. Maqedonia duhet të reagojë më shpejt për të ndërprerë
gjithë këtë që po ndodh në vend meqë krimi po rrënon shtetin.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment