Skip to main content

OPINION:Kush po tallet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Dikush jo vetëm që po tallet me Institucionin fetar por po tallet edhe me Institucionin më të lartë kombëtar. Zhurnalit, Akademisë kombëtare por edhe mbarë mslimanëve të vendit dikush duhet t’ju kërkojë falje, sepse është një tallje që nuk durohet

Shkruan H. Ibrahim ef. Shabani

Sot, gjatë tërë ditës, kam pasur dhjetra telefonata nga mediat e ndryshme të vendit. Meqë nuk kanë arritur të marrin kurrfarë përgjigje nga BFI lidhur me një dezinformatë të turpshme të cilën e lansuan dje papagajt e Sulejman Rexhepit, kërkonin edhe mendimin tim, si udhëheqës i Nismës për reforma në BFI.
Dje, shërbimi për informim i BFI-së liferoi një dezinformatë në portalin tonë kombëtar dhe mjaft të respektur, zhurnal.mk! U shkaktua një huti e madhe, ndërsa deri në orët e vona, zhurnali i dha një hapësirë të respektueshme këtij lajmi! Nuk hyhej në faqen kryesore të këtj portali pa u përballur së pari me reklamën njëfaqëshe që prezantonte foton e uzurpatorit të postit të reisit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, dhe që infrmonte se “në këto çaste Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë po ia ndanë dekoratën “Imazhi i Kombit” Sulejman Rexhepit! Ky ishte lajmi që po i intrigonte kaq shumë mediat e vendit, si ato në gjuhën shqipe po ashtu edhe ato në gjuhën maqedonase.
Natyrisht, që në fillim këtë lajm e mora si truk të Sulejman Rexhepit i cili për momentin ka etje të flaktë për një përkrahje serioze në veprimarinë e tij të ulët. Pastaj, fillova të dyshoj edhe në sinqeritetin e njerëzve të shërbimit për informim pranë BFI-së të cilët jo që janë dëshmuar gjithë këtë kohë si amatorë, si gënjeshtarë e të pandershëm por, janë treguar edhe si matrapazë të të vetëquajturit “reis”. Dikur fillova të lexoj edhe komente që thoshin se ekziston mundësia të ketë gjetur Mulla Sula ndonjë pseudoakademik i cili është në gjendje ta keqpërdorë hapësirën e Akademisë dhe t’ia dhurojë ndonjë “dekoratë” të tillë duke paguar 15 mij euro!  Dorën në zemër, më së paku e besova këtë variant, sepse, po ta merrja të mirëqenme këtë reagim atëherë dhe unë do të solidarizohesha me të gjithë ata, përfshirë edhe Mulla Sulën me njerëzit e tij, që hedhin gurë e baltë mbi Institucionin më të shenjtë kombëtar, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Gazetarët e Mulla Sulës dezinformojnë nga vendi i ngjarjes, edhe për ngjarjen por shprehin edhe dilentantizmin e tyre duke mos ditur se në Shqipëri nuk ka Akademi të Shkencave dhe Arteve por ka vetëm Akademi të Shkencave të Shqipërisë.
Nejse! Më në fund, pas disa analizave të mia, erdha në përfundim se krejt kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës, tepër e ulët dhe e pakrip, e Sulejman Rexhepit Sepse, nuk më rezutoi askund që një personalitet kombëtar, që nga Skënderbeu e këndej të jet dekorar me “Imazhi i Kombit”! Pastaj, një personalitet me një dekoratë të till patjetër që duhj të pritej menjëhere nga Presidenti i Shtetit, nga Kryeparlamentari dhe nga Kreministri i shtetit. Paraprakisht, mungonte subjekti që e kishte nominuar këtë farë personaliteti për një dekoratë të tillë. Dhe, fare në fund, lajmi i fundit që ishte i regjistruar si veprimtari e Akademisë shqiptare ishte 4 dhjetor i ketij viti! Tërë ditën nuk u përditsua faqja e lajmeve dhe aktiviteteve. Të mos shënohej ky dekorim aq prestigjioz, nuk ma merrte mendja. Pastaj, tërë ditën, në asnjë portal, në asnjë faqe gazetë, në asnjë sekond televiziv nuk u kumtua lajmi se Sulejman Rexhepi na u dekorua “Imazh i Kombit”! Tani ndjehem shumë i lehtësuar dhe shpirtërisht rehat, sepse, në t gjitha telefonatat jam përgjigjur se së shpejti do të kuptoni që kjo është gënjeshtër e radhës e Sulejman Rexhepit. Dhe, kështu ndodhi!
Në mbrëmje doli lajmi i vërtetë. Në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe media” paska organizuar një simpozium rreth tolerancës fetare te shqiptarët, në të cilën kishin ligjëruar të katër kryeklerikët shqiptarë të Shqipërisë, përfshirë edhe Sulejman Rexhepin, i cili, pas kësaj gënjeshtre duhet ta heq atë çallmë nga koka e tij përplot intriga. Dhe në fund, po ky Forum (organizatë joqeveritare), i dekoron të katër klerikët me motivacion “Imazhi shqiptar në harmoninë fetare”.
Kjo është e vërteta! Dhe tash? Kush do të kërkojë falje publike para Zhurnalit që e futën në lajthitje duke e publikur një dezinormatë të tmerrshme? Si do të shfajësohet para Akademisë shqiptare Mulla Sula dhe stafi i tij i cili raportoi nga vendi i ngjarjes duke përcjllë një dezinformatë tepër të turpshme për këtë Akademi. Kush do të mbajë përgjegjësi për zhgënjimin e dashamirëve të Sulejman Rexhepit të cilët u ndjenë krenarë kur “reisi” i tyre “u dekorua nga Akademia e Shkencave Shqiptare”!
Kjo nuk është vetëm dezinformatë! Kjo nuk është vetëm amatorizëm i rëndomtë! Është më se një skandal i cili e ka rrënuar tepër shumë reputacionin e Akademisë Shqiptare. Nëse jo Sulejman Rexhepi, dikush duhet të japë përgjegjësi penale për këtë dezinformatë skandaloze. Dikush jo vetëm që po tallet me Institucionin fetar por po tallet edhe me Institucionin më të lartë kombëtar. Zhurnalit, Akademisë kombëtare por edhe mbarë muslimanëve të vendit dikush duhet t’ju kërkojë falje, sepse është një tallje që nuk durohet nga askush.


(Autori është Myfti legjitim i Myftinisë së Shkupit si dhe kryetar i Nismës për reforma në BFI të RM-së)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/