Të të dalë në mbrojtje halabaku Mustafa Dauti është për turp. Mulla Sula ka
ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është
me t’shkel shleperi se me t’mbrojtë laperi!
Shkruan: Zeqie
Veseli
Turpi
i radhës! Sa keq e sa trishtim! Dikush kishte shkruar se në aferën
e pasaportave të falsifikuara për qytetarët turq që duhej të udhënin për në
haxh në vitin 2014, na qenka i përzier edhe Mulla Sula. Pastaj, si të shashtrisur
do të reagojë kryerrenci i BFI-së, duke e hedhur topin në Myftininë e Shkupit,
pa e ditur fare injoranti se Myftnia nuk është orgnizatore e haxhit por këtë
ekskluzivitet e ka BFI-ja. Këtij kryerrenci, për shkak të miturisë së trurit të
tij do t’ia paërmendim vetëm inicialet ashtu siç bëhet me të miturit delikuentë,
A. V. Menjëherë pas kryerrencit u paraqit edhe kryehajni i BFI-së, i vetëquajturi
kryetar i OH HILAL , Mustafa Dauti. Dhe ky injorant dëshmoi se sa e ka të
organizuar shoqatën e vet personale. Nuk di se kë i ka anëtarë të kryesisë.
Normalisht që nuk do t’i dijë sepse kurrë nuk i ka tubuar, kurrë nuk i ka mbledhur
për të raportuar. Kësisoj ai po i shmanget zbulimit të abuzimeve, vjedhjeve dhe
manipulimeve të denja për burgosjen e tij. Mustafa Dauti nuk e njeh mikun e vet
të deridjeshëm, Çaushin dhe, këtë miqësi mundohet t’ua hedh Myftinisë aktuale,
thuase kjo Myftni paska pasur të drejtën e propozimit të tre personave nga
Shkupi!
Sido qoftë, Nisma për reforma në BFI doli dhe tha shumë
qartë, nuk ka se çka të shashtrisen banditët e BFI-së me kapjen e kësaj
“fabrike” dhe as me kapjen në flagrancë të Çaushit. Se kush e ka mik atë, se
kush e kontraktoi me tw pwr donacione të OH HILAL, se kush i ka kërkuar të bëjë
pasaporta false, se pse ato pasaporta false ishin për qytetarë turq etj etj. pra,
të gjitha vetë ai do t’i rrëfejë. Me kohë! E vërteta mund të vonojë por do
të dalë në shesh. Prandaj, pse del mazi para pelës! Pse kryerrenci e implikon
BFI-në në do gjëra që nuk i takojnë asaj. Si tha kryerrenci A. V. “BFI do ta
hetojë këtë rast”! Heton dikush tjetër e jo BFI-ja o turulum!
Reagimet
e trishtueshme të Mustafa Dautit flasin për implikimin e tij të thellë në këto
punë të fëlliqta që vetëm sa u futën në procesin e zbërthimit. Zbërthimi hala
nuk ka nisur. Prandaj, nuk ka nevojë të reagohet me trishtim e me nervozizëm. Të
pritet pak. E vërtetë është që Çaushi ka qenë anëtarë i kryesisë së parë të
Hilalit. E vëtetë është që Çaushi ka pasur leje të nënshkruar prej Mulla Sulës
për të mbledhur pare prej kah të mundet, sepse 20 për qind do t’i ngelin atij.
E vërtetë është se Çaushi paska bërë pasaporta me porosi për qytetarët turq që
kanë dashur të udhëtojnë me haxhinjtë e Maqedonisë për në Haxh në 2014. Këto të
vërteta nuk mund t’i mohojë i trishtuari Mustafa Dauti. Madje, të dalë në
mbrojtje ky farë halabaku është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e
këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shlperi se
me t’mbrojtë laperi!
Comments
Post a Comment