Skip to main content

Opinion:Si ta bëjmë bajgën lule?!

Shkruan: Ismet  Bytyqi
Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës! Nga Ismet Bytyqi Çdo vit nga një gënjeshtër dhe, vit për viti gënjeshtra edhe më e madhe dhe më e trishtureshme. Për shembull, le t’i marrim dy vitet e fundit. Vitin e kaluar Mulla Sula na doli në rolin e Dedomrazit dhe i dhuroi do paketa që ia kishte përgatit EVN-ja. Pastaj shpërtheu një gallatë e madhe nëpër rrjetet sociale. Besa filluan edhe publikimi “një slellfie me babagjyshin”, ndërsa në prapavijë shihej Mulla Sula. Si e para, ato paketa nuk ishin as të Hilalit e as të Mulla Sulës, por të EVN-së që ia jepte të varfërve por përmes Hilalit. Se çka kërkonte aty Mulla Sula, këtë vetëm ai e di. Normalisht, sa për të sajuar gënjeshtrën më të madhe të vitit “Shikojeni Mulla Sulën sa human që është”! Sivjet, pa ketë dedomrazi Mulla Sula kishte përgatitur një gënjeshtër sa gjigante aq edhe bajate. Si balonat e fryera me helium që shkojnë e shkojnë, shkojnë e shkojnë, që fluturojnë e që në fund as gjurmë nuk ngelë nga ajo balonë. Nëse vitin e kaluar Mulla Sula deshti të tregojë se sa është human, sivjet deshti të tregojë se sa intelektual që është, si intelektual të dëshmohet se sa kombëtar që është, si kombëtar të dëshmojë se sa e duan njerëzit! Estakfurullah! Nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit që të tallet dikush me dikë më shumë se sa “miqtë”e tij me të. Shoqata joqeveritare, pas donacionit që e morën për një konferencë super të kotë, kishte vendosur ta shpërblejë Mulla Sulën me çmimin “Imazhi për harmoninë fetare”! Mulla Sula hala nuk ka të qartë se, as bash një gram meritë nuk ka në harmoninë fetare, sepse as nuk është në situatë, as uk është në rrethana përkatëse dhe as nuk është me atë kapacitet që të kontribuojë në harmoninë fetare. Të kontribosh në Maqedoni për harmoninë fetare dhe të të dekorojnë në Tiranë, një shoqatë joqeveritare, kjo është më tepër se “hajde lujna topthash”! Tërë kjo ceremoni na qenka kryer në një sallë tëAkademisë së Shkencave të Shqipërisë. Dhe, ja kushtet ideale për t’u ngjizur gënjeshtra shekullore e Mulla Sulës. As që është parë, as që është dëgjuar e as që ka ndodhur më parë. Kjo gënjeshtër është autoktone dhe autoriale e Mulla Sulës. Gënjeshtër që e kishte paguar trash! Thonë që dikush e ka parë në javën e parë të këtij muaji, pit bullin e tij në restorantin ERA, prapa Institutit Albanologjik dhe Akademisë së Shqipërisë, tek ha drekë me njërin nga udhëheqësit e kësaj loje të cilit mes shishes me verë dhe gotës një zarfë plot me lekë. Po supozojmë se “piaristi” i Mulla Sulës, ia paska paguar atë drekë, ose në tërësi atë aktivitet që ajo organizatë joqeveritare e zhvilloi më 20 dhjetor ! Sido qotë, është korrupsion dhe blerje e një “dekorate”! Mulla Sula urdhëroi që tërë Maqedonia të mbushet me lajmin se sapo u dekorua me çmimin “Imazhi i kombit” nga Akademia Shkencave të Shqipërisë. Asnjë njeri, madje as “miqtë e tij të ngushtë” nuk reaguan. Nuk ju bëri përshtypje, apo e dinin se diçka është duke sajuar Mulla Sula. Madje, paramendoni, ky lajm nuk u publikua as në faqen zyrtare të Rijasetit. Sepse, Mulla Sula e di shumë mirë që kjo gënjeshtër është tepër e madhe për t’u zyrtarizuar. Është gënjeshtër që nuk hahet “Mulla Sula na u dekorua nga Akademia shqiptare” ?! Më në fund, reagoi sekretari i Akademisë, akademiku Vasil Tole, duke demantuar se është dekoruar dikush nga Akademia me këtë çmim të cilën jo që nuk e jep Akademia por as që ekziston si çmim i tillë. Lajmin e morën të gjithë në Maqedoni, nuk mbeti faktor normal që nuk u trondit nga kjo gënjeshtër e Mulla Sulës. Madje kanë filluar me qindra barcolta në llogari të këtij Mullai. I gjendur në situatë të palakmueshme, duke i ardhur tepër shumë inat nga pjesëtarët e familjes së vet, nga miqtë e ngushtë të tij (bëj be në tokë e në qiell që Mulla Sula nuk mund të ket miq të ngushtë) nisi që t’i vë në pozita të palakmueshme organet e BFI-së. Të gjitha organet e BFI-së e kuptuan që kjo rrenë ishte tepër e pakrip. Megjithatë, kohëve të fundi, përveç që e portretizuan si rrenacak të pashembullt, nisën ta portretizojnë edhe si diktator i pashoq. I ka urdhuruar të gjithë që urgjentisht t’ia urojnë dekoratën shtu siç e paralajmëroi vetë ai. « Urime kryetar, ndjehemi krenar për dekoratën « Imazhi i kombit » që ta dhuroi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë » !!! Kështu e uruan sahanlëpirësit dhe injorantët, ata që nuk kanë lidhje për sa i përket dekoratave dhe dekorimit. Po kur e uroi së fundmi edhe kryehajni i tij, e dini atë që kur jep ndihma humanitare gjithnjë u shton nga një zero kilogramëve të paketave si dhe nga një zero edhe për numrin e atyre që u është ndihmuar! Kjo është më e tmerrshme ! Ja se si, përmes një urimi të kotë, të një gjëje të pandodhur, organet ilegjitime të BFI-së e blejnë “legjitimitetin” e vet si dhe rehatinë nëpër postet e uzurpuara. Ose, që të gjithë janë pakurrizorë dhe nuk guxojnë t’i thonë Mulla Sulës “mjaft më na e more fytyrën”, ose, aq është kapaciteti i tyrë për t’i kuptar stilet e Mulla Sulës. Kurse stili i tij nuk është ai i sehiribasëve por, thjesht, i gënjeshtarëve të paskrupullt. Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqdonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës!
(Autori është referent legjitim për çështje fetare në Myftininë e Shkupit)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/