Nisma për Reforma në BFI e RM në një komunikatë për
mediat drejtuar qytetarëve musliman thonë:
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra!
Ju jeni dëshmitarë se deri më tani kemi publikuar
vërejtje të shumta kundër udhëheqësisë aktuale të BFI-së e RM dhe thuaja se nuk
jemi demantuar për asgjë! Këtyre ditëve dikush në cilësi të zëdhënësit të
BFI-së, mjaft i njohur edhe për ju përmes skandaleve, ishte munduar të
dezinformon opinionin përmes gazetës Dnevnik ku mes tjerash është munduar që të
na lidh neve me njërin nga të arrestuarit me rastin e aferës "fabrika e
falsifikimi të dokumenteve"! Me këtë rast, zëdhënësit të BFI-së i
përkutojmë se i arrestuari Zahir Bekiri në mbledhjen e parë konstituive të OH
Hilal, zgjedhet anëtar i Kryesisë së kësaj organizate! Dje dhe sot përmes
mediave po mësojmë se z. Bekiri po akuzohet për falsifikime edhe të pasaportave
për shtetas turk për t'u mundësuar marrjen e vizave të haxhit. Nëse diçka e
këtillë rezulton të jetë e vërtetë, ne nuk kemi çfarë të flasim, sepse duhet ta
lëmë të flas i arrestuari! Ai, pa dyshim se do të duhet të tregon se nga kush
ka qenë i porositur për të përgatitur të njëjtat! Nisma për reforma në BFI
shpreson që e vërteta të dal në shesh dhe se organet e drejtësisë do ta kryejnë
punën e vet!
Comments
Post a Comment