Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të na tregojë se çfarë shkencëtari është Mulla Sula, ose të kërkojë falje duke ushtruar masa përkatëse kundër të gjithë atyreve që me këtë akt veçsa e kanë njollosur Akademinë Shqiptare dhe kanë ofenduar një pjesë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni Këto ditë u publikua si fshehurazi një informatë që kishte të bëjë me dekorimin e Mulla Sulës si “Imazh i Kombit” nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Që në fillim të këtij reagimi publik po nënvizoj se kjo Akademi, me këtë dekoratë të leshit e ka fyer gjysmën e popullit shqitar.
Dekorimi paska ndodhur për veprat e ndryshme kombëtare që i paska kryer Mulla Sula? Le të na numërjë vetëm një vepër patriotike të Mull Sulës kjo Akademi? Vetëm një vepër! Nuk ka asnjë! Të gjitha veprat e Mulla Sulës janë vepra antishqiptare, asnjë vepër nuk i shkon në konton e kombëtares. Asnjë! Sepse, njeriu që ka vepra kombëtare pas vetes, i ka edhe nja 5 apo 10 vite burg nëpër burgjet sllave dhe jo dy dosje policore: “Zhika” dhe “Zharko”! Unë, si ish-luftëtar i UÇK-së, ndjehem tepër i fyer me këtë akt të Akademisë shqiptare. Sepse, kur unë nisa luftë për të mirat e shqiptarëve të Maqedonisë, Mulla Sula na niste selame duke na sharë si kriminelë dhe, për shkak të urretjes që e ushqente kundër UÇK-së, ai iku dhe rrezitej në ”Ulqin”! A ndjehen të fyer liderët e pative politike shqiptare në Maqedoni, intelektualët, profesorët, udhëheqësit e universiteteve, shkrimtarët dhe shumë personalitete kombëtare që injorohen dhe me këtë dekoratë shpërblehet njeriu emri i të cilit më së shumti lakohet nëpër mediat e vendit si njeri i rrezikshëm dhe antikombëtar.
A mund të jetë “Imazh i Kombit”, njeriu i cili publikisht thotë se i kanosen ish-ushtarët e UÇK-së, për ç’gjë kërkon mbrotje nga policia maqedonase, nga punëdhënësit e vet, njeriu i cili nga bijtë e kombit ruhet duke ecur me ”pancir”! Imazhi i Kombit” duhet të jetë njeriu më i dashur i kombit, njeriu më i respektuar, njeriu për të cilin të gjithë bijtë e mirë të kombit do të ishin në gjendje të shkrihen për të! Unë ngris lart zërin duke protestur deri te Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, reagoj deri te Kryeministri Edi Rama dhe i them që, të bëhet si Sali Berisha e të mos lejojë njollosje të imazhit të kombit tonë duke dekoruar llo-lloj pishpiriku e njeriu që nuk e meriton as përshendetjen e lëre më nderimin.
Pse nuk u dekorua “Imazh i Kombit”, për shembull, ndonjë banor i Brodecit ku u zhvillua një masakër antishqiptare e ku flitet se ka marrë pjesë edhe djali i Sulejman Rexhepit, si pjesëtar i njësisë speciale maqedonase. Pse nuk u shpall “Imazhi i Kombit” Harun Aliu, Komandan Kushrimi, në vrasjen e të cilit thuhet se ka marrë pjsë edhe djali i Sulejman Rexhepit, si pjesëtar i njësisë speciale maqedonase. Pse nuk u shpall Fadil Sulejmani, themeluesi i Universitetit të Tetovës! Pse nuk u shpall Arbën Xhaferi, lideri shqitar më i miri në 100 vjetët e fundit. Pse nuk u shpall “Imazh i Kombit”, për shembul, Rufi Osmani, i cili u torturua, u shkatërrua e u burgos për flamurin shqiptar; pse nuk u dekorua Hazbi Lika, Xhezair Shaqiri-Hoxha ose komandanti im . . . . Pse nuk u dekoru “Imazhi i Kombit” Hysni Shaqiri, i cili, la postin e deputetit dhe iu bashkangjit luftëtarëve shqiptar për të drejtat e shqitarëve të Maqedonisë.
Pse nuk u dekorua Abedin Zyberi, pjesëtari i familjes nga e cila u vranë 12 anëtarë, madje edhe foshnja 2 vjeçare gjatë luftës sonë më vitin 2001 që e zhvilluam për të drejat tona kombëtare. A i ka shkuar në mend Akademisë së Skencave të Shqpërisë që me këtë dekoratë ta nderojë ndonjë nga pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit? Ose, të rrimë në Maqedoni, pse nuk dekorohet “Imazh i Kombit” Ali Ahmeti, njeriu që e sensibilizoi krejt botën për problemin shqiptar në Maqedoni? Pra, zotërinjtë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë pasur dhjetëra personalitete të tjerë të cilë do të mund t’i dekoronin dhe me këtë t’i nderonin shqiptarët e Maqedonisë.
Duke e dekoruar me këtë dekoratë Sulejman Rexhepin, në fakt ata vetëm sa dëshmuan se janë bashkëveprimtarë në korrupsion, në hajni, në vepra penale. Nuk mund t’ju shkojë gjatë kungulli mbi ujë. Shqiptari nuk e falë ofendimin dhe shkeljen e nderit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të na tregojë se çfarë shkencëtari është Mulla Sula, ose të kërkojë falje duke ushtruar masa përkatëse kundër të gjithë atyreve që me këtë akt veçsa e kanë njollosur Akademinë Shqiptare dhe kanë ofenduar një pjesë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni.
Autor:Bekim Nuhiu- invalid i luftës – Ushtiria Çlirimtare Kombëtare
Comments
Post a Comment