Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2016

Sërish shtyhet procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave

Shtyhet edhe seanca e nesërme për rastin e Kumanovës. Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë publike nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Pavarësisht se nga kjo gjykatë ditë më parë konfirmuan se janë siguruar kushtet dhe salla për mbajtjen e seancës publike, rreth anulimit të seancës së caktuar për 27 maj, nuk ka një shpjegim. Nga burime ekskluzive, TV Shenja mëson se arsyet e anulimit burojnë nga trupi gjykues. Vendimi për mbajtjen e seancave në hapësirat e Gjykatës Supreme erdhi pas 13 seancave të mbajtura në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Ky vendim pasoi pas konstatimit se 29 të akuzuarit për vepër terroriste dhe 8 të tjerë për logjistikë do të futen nën një aktakuzë, pasi që bëhet fjalë për “ngjarje të njëjtë penalo-juridike”. Tani më nga 29 të akuzuar, numri i tyre është rritur në 37, prej tyre 18 shtetas të Maqedonisë, 18 shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas i Gjermanisë. Gjykata Themelore ka vendosur që lëndët ta rifillojë dhe  seanca të jetë e hapur, derisa nga ky institucion nuk vendoset pë

THAÇI: ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI NUK ZGJIDHET ME DISKO SHQIPTARËT NËPËR PROTESTA

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi për herë të parë është mysafir në emisionin ”Rruga Drejt” dhe në televizionin Alsat-M. Thaçi para gazetares Arta Tahiri flet për krizën politike, për partinë e tij, për përgjimet dhe për zgjedhjet e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni. Telegrafi Maqedoni do të ju përcjell pjesë integrale nga ky emision. “Unë jam në skenën politike që nga viti 1993, themelues i opozitës dhe mendimit opozitar. Kemi humbur zgjedhjet por kemi fituar pozicionin e liderit te opozitës, prandaj unë jam shef i opozitës”, ka thënë lideri i PDSH, Menduh Thaçi. “Jam i hapur për të biseduar me ata që veten e quajnë opozitar, por asnjëherë nuk do të jem i hapur për të biseduar për atë se kush do të bëhet deputet apo kryetar komune, por gjithnjë do të jem i hapur për përcaktimet programore dhe platformën e shqiptarëve në Maqedoni”, ka shtuar ai duke folur për bashkëpunimin opozitar. Në pyetën pse ai mendon se është baba i opozitës kur tashmë opozita

OPINIONE Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi po pengojnë dënimin e vrasësve të Komandant Shqiponjës

Shkruan: Lulzim Aliti Përmes këtij shkrimi deshta publikisht të pyes Ali Ahmetin dhe bashkëpunetorët e tijë: 4 seanca gjygjësore u thirrëm për rastin e vrasjes së Komandant Shqiponjës dhe policija në të katër rastet ishte në pa mundësi ti sjellë kriminelët e kësaj vrasjeje!!! Pse nuk po e lejoni gjykaten që të kryej punën e vet e vrasësit te denohen me denimin që e meritojn!!! Pse po mundoheni që në mënyra të ndryshme ta cilësoni vrasjen si vrasje e çastit me qëllim që tia lehtësoni denimin vrasë sve!!! A mos vallë po frigoheni se do të del gjendja nga kontrolli dhe po shpaloseni ju si urdhërues të kësaj vrasje!? Pse në seancën e fundit morën pjesë funksionarët lokal te BDI-së? A mos vallë i pregadite ata qe ti dalin në ndihmë vrasësve!? Pse vëllau i njërit nga vrasësve gjithashtu edhe ai me dosje kriminale ne Çeki gjithashtu edhe ai dikur kishte tentuar te kryej vrasje atje është ende drejtor dhe funksionar i juaji?! Zemri Qamili ministri i punëve të brendshme dikur na kërcënoi n

Sulejman Rexhepi, njeriu që kontribuoi në ruajtjen e Jugosllavisë dhe etja e tij në zhvillimin e vëllazërim-bashkimit

Shkruan: Samet Avdiu  Kaluan më shumë se dy dekada nga shkatërimi i Jugosllavisë si një shtet socialist me pikëpamje antishqiptare me politikë shkatërruese dhe asimiluese ku viktimë ishin gjithmonë shqiptarët, duke likuiduar patriotë të shquar, duke burgosur shqiptar,ata të cilët donin lirinë e popullit të tyre, duke mohuar çdo të drejtë elementare qytetare. Megjithkëtë, ky shtet, për disa shqiptar ishte shteti i tyre, të cilët nuk kursyen as veten në ruajtjen e kësaj Jugosllavije duke u angazhu që krahas të gjithave ta paraqesin si vlerë qytetare vëllazërim-bashkimin. Vëllazërim –bashkimi ishte një frazë, ndonëse mes shqiptarëve kishte nga ata që ëndërronin dhe duke qenë në krye të disa institucioneve punonin papushuar! Opinionit të gjërë ditëve të fundit iu bë e njohur se një nga të atillët ishte edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Çfarë e kishte shtyrë këtë njeri që në vitin 1987 në një temë seminarike të lavdëron vëllazërim-bashkimin, e në anën tjetër me

Vizionari Menduh Thaçi!

Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, me përvojë të jashtëzakonshme politike, politikani që karakterizohet nga konsekuenca dhe vizioni, guximi dhe dija, politikani parimor dhe i drejtë. Nuk janë këto vlerësime vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij, por kohët e fundit lideri i PDSH-së, po has në përkrahjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar. Tashmë diplomatët perendimorë nuk e fshehin më admirimin për mënyrën e politikëbërjes së z.Thaçi. Ata madje përtej manireve diplomatike po japin lëvdata publike për të, duke e pranuar madje publikisht se parashikimet e z Thaçi për (mos) zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, kanë dalë 100% të sakta. Madje më e rëndësishmja, vetë diplomatët edhe publikisht e kanë pranuar, se janë të zhgënjyer nga të gjithë liderët e tjerë, që treguan joseriozitet të tejskajshëm gjatë të gjithë krizës, që treguan amatorizëm, që kanë mungesë serioze të njohurive elementare të politikëbërjes, dhe u mungojnë maniret diploma

Berlini i çon “selam” VMRO-DPMNE dhe BDI-së

Sot në Bruksel Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer. MPJ e Gjermanisë në twitter publikoi se Shtajnmaer dhe Poposki kanë shkëmbyer mendime për krizën politike në Maqedoni, njofton  TV21 . Takimi Poposki-Shtajnmaer përkon me vizitën e të dërguarit special gjerman, Johanes Hajndëll në Maqedoni. Nga Berlini, gjithashtu, u dërgua porosia se është e rëndësishme urgjentisht të tërhiqet vendimi për amnisti i një numri të madh të politikanëve i sjellë në prill. Poposki takim ka pasur edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme  të Greqisë Nikos Koxias. Ky i fundit ka thënë se shpreson se Maqedonia do të dalë nga kriza politike.

OPINION: DESULIZMI I BFI-SË

Nëse një ditë do të zhvillohej një proces gjyqësor kundër Sulejman Rexhepit, do të duhej që të dridheshin nga frika edhe anëtarët e Rijasetit, të ashtuquajturit myfti e drejtorë, me afat të skaduar e me emërim të kriminalizuar të tyre    Zeqie Veseli Shoqëria e gjërë në Maqedoni është futur në një vorbull të fëlliqësirav politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Pa dyshim, popullatës myslimane në këtë fëlliqësirë i shtohet edhe një “mëlmesë” plus, e cila e bën jetën edhe më të vështirë dhe pa kurrfarë ideali. Myslimanët e vendit, kanë edhe një institucion plus i cili ua rëndon jetën, i cili ua turëpëron identitetin fetar, i cili ua skuqë fytyrën në çdo moment. Mylsimanët e vendit, me dekada e shekuj, sikur janë mësuar me nëpërkëmbjen e të gjitha identiteteve, sepse kanë qenë shumë rehat në identitetin e tyre fetar, të cilin, veç të tjerash, e kanë konceptuar edhe si mburojë të idetitetit kombëtar. Si asnjë herë më parë identiteti fetar ju ka ardhur në zgripc dhe ekziston rrez

Anketa e ID-së: Ali Ahmeti lideri më i urryer nga qytetarët

Ali Ahmeti është lideri më i urryer mes qytetarëve. Kështu thonë rezultatet e anketës së Institutit për Demokraci. Në pyetjen se çfarë mendimi kanë për liderët politik, shumica e qytetarëve kanë dhënë vlerësime negative për të  gjithë, por vendin e parë ia kanë lënë Ahmetit me 55% mendime negative. Ahmetin e pason kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin 52% e qytetarëve kanë mendim negativ. Për Zoran Zaevin kanë mendim negativ 48% e qytetarëve. Anketa telefonike e zhvilluar nga ky institut ka pyetur qytetarët edhe për shkuarjen në zgjedhje të vetëm një partie prej ku buron rezultati prej 63% e qytetarëve që thonë se nuk duhet të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Por, ka edhe qytetarë që mendojnë se zgjedhjet pavarësisht se a garon vetëm një parti, duhet të mbahen, e këto qytetarë përbëjnë 31% të të anketuarve. Në anketë qytetarët janë pyetur edhe Qeverinë eventuale teknike, për të cilën 55% e të anketuarve kanë vlerësuar se duhet të për

Molla Sula po ndërton sallë të Xhudos në Saraj

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati sot ka pritur selektoein e reprezentacionit të federatës së xhudos Goran Mickivski dhe xhudisten e re Arbëresha Rexhepi, shkruan Fakte. Murati ka uruar Arbëresha Rexhepin për sukseset e arritura në këtë sport dhe njëkohësisht është zotuar se do të hapë xhudo qendër në Saraj, raportojnë mediat. Megjithatë, në rrjetet sociale është shprehur pakënaqësi nga rëndësia që funksionarët e BDI-së i japin ‘’Reisit’’ Sulejman Rexhepi i cili sapo realizoi një vizitë në ShBA si pjesë e delegacionit të BDI-së i kryesuar nga nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti, duke aluduar se Arbëresha Rexhepi është mbesë e reisit të BFI-së. Por numri më i madh i tyre meqë  edijn se komuna e Sarajit nuk ka kapacitete për një sale të till, andaj opinion ka shprehur shqetësim se ajo bëhet me para të vakufit. A po vendoset BFI totalisht në shërbim të BDI-së për intereset e Sulejman Rexhepit? A po keqpërdor mjetet e buxhetit të BFI-së, Sulejman Rexhepi për interese të ngu

Hajndëll i interesuar për skenarin e Kumanovës?

Prezenca e kryetarit të komunës së Likovës, Sadulla Duraku ne takimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me përfaqësuesin special Jozef Hajndëll, ka qenë për shkak se përfaqësuesi gjerman është interesuar lidhur me rolin eventual të BDI-së më inskenimin e Konfliktit të Kumanovës, njoftojnë për Lajm burime diplomatike. Vlerësimi i Hajndëll është se zbulimi i rrethanave si ndodhi Konflikti i Kumanovës ka rëndësi të veçantë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni për shkak se ky konflikt në masë të madhe thelloi atë. Posaçërisht janë interesante dhe të rëndësishme dyshimet se ky konflikt ishte i inskenuar për të shpëtuar pushtetin nga “bombat” opozitare. Sadulla Duraku publikisht ka pranuar se ka kontatktuar me përfaqësues të grupit të Kumanovës para se të ndodhë konflikti dhe se këto kontakte i ka realizuar me leje të Ahmetit./INA/

PROTESTA NË PRISHTINË

Mijëra protestues u mboldhën në Prishtinë për të protestuar kundër Qeverisë së Kosovës. Qytetarët u janë bashkuar AAK’së dhe NISMA’s për Kosovën për të kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me Malin e Zi e Serbinë. Sipas zyrtarëve të AAK’së dhe NSIMA’s pritet që kjo të jetë protesta më e madhe e pasluftës.

Krisma në Shkup, frikësohen shkupjanët. Ja çka ndodhi

Sonte ka pasur krimsa të mëdhaja në Shkup në hapjen soleme të Bankës Pro-Credit. Disa banorë në adresë të portalit TetovaSot kanë reaguar duke thënë se si është e mundur kaq shumë krisma për hapjen e një banke. Si ka lejuar policia që në këto orë të vona të bëhet kaq shumë zhurmë sikur ka filluar luftë në mes të Shkupit. Siç mëson portali TetovaSot krismat me fishekzjarre që kanë traumatizuar shkupjanët kanë filluar që nga ora 19.00 dhe kanë zgjatur disa orë si shenjë e hapjes së bankës./tetovasot/

SKANDAL: Kreu i BFI-së në shërbim të kauzës Cioniste- Çifute (FOTO)

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, vizitë kjo që po realizohet në shenjë përkujtimi dhe shënimi të ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj vizite Sulejman Rexhepi po i kushton rëndësi kauzës dhe çështjes hebreje gjegjësisht Çifute. Me këtë rast, më 9 Maj, u organizua një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Molla Sula gjatë kësaj ekspozite iu drejtua të pranishmive për çështjen dhe fatin e popullit hebre si dhe ndihmën e shqiptarëve në fshehjen dhe shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë. Vizita në fjalë ka ngjallur shqetësime dhe revolt të madhe tek qytetarët musliman në vend. Ky udhëtim i “kreut” të BFI për të shënuar ditën dhe datat në tërësi të popullit hebre që kanë përjetuar në mesin e shekullit të kaluar dhe aspak nuk është

Nëpunësit shqiptarë po denigrohen, BDI është e njohur, por s’ndërmerr gjë

Denigrohen nëpunësit shqiptarë nëpër ministri dhe drejtoritë qeveritare nga ana e zyrtarëve maqedonas. Lajmi bëhet i ditur nga disa nëpunës shqiptarë që nuk guxojnë të flasin publikisht, por që për këtë janë informuar funksionarët e lartë të BDI, përfshirë edhe shefin e shtabit zgjedhor të kësaj partie, Bekim Neziri. “Unë jam tejet e denigruar dhe përbuzur. Vazhdimisht po na nënçmojnë dhe po gjejnë preteks për të na dënuar apo për të na ndërruar vendin e punës. Unë jam çuar në një pozitë më të ulët të punës dhe me këtë menjëherë më është përgjysmu rroga, ndërsa arsyeja është skandaloze”, thotë për INA, një nga viktimat e kësaj fushate. Janë edhe raste të tjera, ku nuk merret parasysh avancimi i kuadrove shqiptare, shkarkimi i disa prej tyre që janë në pozita sektorësh dhe njësi, dhe emërimi i kuadrove që i sjell VMRO-DPMNE. Situata denigruese është në Entin e Statistikave, ku kuadrot shqiptare janë të papërfillur dhe të denigruar në pozita të ulta dhe teknike, duke mos pasur p

I dërguari special gjerman Johanes Hajndëll nesër në Maqedoni !

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoni dhe ambasador në Vjenë Johanes Hajndëll nesër dhe pasnesër do të jetë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësues të katër partive politike të Marrëveshjes së Përzhinës, kumtoi Ambasada gjermane në vend. Hajndëll, sipas kumtesës, do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së.

Plaku i Sopotit: Më burgosni sërish të vdesë në burg (Video)

Sulejman Sulejmani thotë se Gjykata pret vdekjen e tij që në fund të fajësojnë atë për shpërthimin e minës. “Po le të na mbyllin, ne burgun e mbajtëm edhe 2-3 vite e kryejmë, vec ta keni me dije se kështu me momentime nuk ka as bereqet as shtet, këta e bëjnë këtë rishqyrtim për ta zvarritur lëndën deri sa unë të vdesë dhe pastaj të ma lënë mua veprën”, është shprehur ai.

Milaim Zeka: Ja kush janë të përfshirë në skenarin e Kumanovës

Gazetari Milaim Zeka sërish ka dhënë detaje në versionin e tij lidhur me rastin e 9 dhe 10 Majit në Kumanovë. Ai lidhur me këtë ja se çfarë shkruan në facebook: Misteri i Kumanoves dihet plotesisht Para nje viti, nje grup i madh i shqiptareve te armatosur, u rrethuan ne Lagjen e Trimave ne Kumanove. Qeveria e Shkupit, dha shifra kontradiktore per numerin e te vrareve. Skenaret ishim nga me te ndryshmit. Tendenca ishte qe grupi te lidhej direkt me ISiS in. Ky plan deshtoi fale nje pergjimi telefonik, ne te cilin zyrtare te larte te shtetit maqedon, po bisedonin qe t i perzinin disa kufoma te mbytura nga treni, refugjate nga vendet arabe, ne menyre qe tregimi te dukej i besueshem. Pa hy ne detaje, deri me tani munde te thuhet qe, ne baze te sherbimeve perendimore, perpos sherbimit maqedon, edhe sherbimi i shtetit shqiptar eshte direkt i involvuar. Gjithashtu flitet edhe per nje punonjes te ambasades shqiptare ne Kosove, si dhe nje personi me emrin N.M., nga Malisheva, i

Me shkas: Fluturon, fluturon – Mulla Sula!

Derisa situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin Nga Haxhi Isa Xhaviti 9 Maji, veç rëndësisë së saj historike, nga pala maqedonase po vlerësohet si ditë që mund të jetë  “DD” për shtetin e Maqedonisë, kurse nga pala shqiptare, nga një pjesë e opozitës shqiptare, po vlerësohet si ditë që do të ngelet në histori si moment i ngritjes së zërit shqiptar kundër padrejtësive që po i ushtron hala qeveria VMRO-BDI! Kuluareve të qytetit po dëgjohen lloj-lloj zërash, zëra që ta kallin tmerrin e ta shtojnë frikën. Pa dyshim, po vërehet një përpjekje e shërbimeve të ndryshme për të krijuar një atmosferë konfliktuale e cila mbase do ta hidhte në harresë tërë atë marifetllëk që e ushtroi kjo qeveri, t

Oer: Si të ketë zgjedhje me 5 qershor kur nuk ka kushte për to?

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer gjatë kohës së qëndrimit të sotëm në Manastir deklaroi se kriza politike në shtet po i shqetëson të gjithë dhe se duhet gjetur një zgjidhje, transmeton TetovaSot. “Kriza politike në Maqedoni po na shqetëson të gjithëve, sidomos mua, pasi që vi nga Franca, njëri prej vendeve themeluese të Bashkimit Evropian. Është e dëmshme që me 9 maj duhet ta festojmë ditën e Evropës në situatën kur jemi të shqetësuar për Republikën e Maqedonisë dhe po e parashtrojmë pyetjen se si të dalim nga kriza. Pyesim se si me 5 qershor të ketë zgjedhje kur kushtet ende nuk janë plotësuar midis partive politike, listat nuk janë gati dhe me të vërtet duhet që të dilet nga kjo krizë”, deklaroi Oer./TetovaSot/

OPINION: Mulla Sulës mos ia prekni Shokun Tito

Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët dhe shovinistët shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por, ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria Shkruan: Zeqie Veseli Opinioni i gjër shqiptar këtë fundjavë pati rastin të lexojë një tekst të Sulejman Rexhepit të botuar këtu e 29 vite më parë, në Takvimin e BFI-së e që kishte të bëjë rreth angazhimit të tij në luftë kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët dikur ia prishnin ëndërrën jetike, “atdheun e përbashkët”, Jugosllavin. Në këtë tekst shihet edhe djallëzia e Sulejman Rexhepit e cila shkon deri aty sa për bashkim-vëllazërimin komunist sllav është në gendje që të shtrembërojë hadithe, madje edhe të tërheq paralele idiotike në mes të Titos dhe Muhamedit a.s. Zot, mos e fal këtë debill, sepse ai nuk e bën nga mosdijenia por e bën për interesin e vet personal. Me këtë “punim seminarik” Sulejman Rexhepi e kishte të garantur

Rritet fobia ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Mungesa e precizimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, tejmase po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private. Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaqë dozën e pranueshmërisë së albanofobisë, raporton agjencia e lajmeve INA. Praktikimi ndodhë në tabela treguese, faqe interneti, panoa dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri tek treguesit e rrugëve, ku në një fshat me maqedonas në perendim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shlyer. Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët,andaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale. (INA)

Familjarët e policëve të vrarë në Kumanovë dyshime për aksionin – VIDEO

Në Kumanovë nuk kishte terrorizëm por plan i menduar nga dikush që përfundoi tragjikisht me tetë polic të vrarë. Mesazh të këtillë dërgoi Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski. Një vit pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, familjarët konfirmojnë se i tërë rasti ka qenë i inskenuar, ndërsa viktima të, siç i quajtën, planit monstruoz, ishin policët që humbën jetën dhe familjet e tyre. “Më pyetni për terrorizmin ku u vra dhëndri im? Nuk ka terrorizëm, por vetëm vrasje e paguar për para. Këta që janë në funksione, pse nuk i shitën fëmijët e tyre që të marrin më shumë para. Kjo qeveri…turp, tani nipat janë pa baba, ne e dimë sesi jetojmë me nipat”, tha Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski Kirovski nuk beson as në gjykatat. Ai konsideron se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet për të zbardhur rastin që opinioni të mësojë të vërtetën se çka ka ndodhur më 9 maj në Lagjen e Trimave. “Nëse ka gjyqësor do të dëshmojë, por për shkak se ai ë

Vajza e Komandant Valit: Në protestën e 9 Majit në Shkup, vijnë 15 autobusë nga Kosova

Një goditje e fuqishme për ata që po mundohen të shantazhojnë protestën “Kuq e Zi” të 9 Majit, ka ardhur nga Dukagjini edhe atë nga Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt të arrestuar në Kumanovë. Përmes një letre ekskluzive dërguar në “Lajm”, ajo i jep mbështetje të fuqishme protestës shqiptare të 9 Majit. “Kjo është ajo protesta që duhet te bëjë bujë në të gjithë Shqiptarin. Le të protestojmë me 9 Maj në Shkup, për ti kërkuar të drejtat tona si shqiptar e mbi të gjitha si njerëz. Të mbledhim të gjithë nga do që jemi, ti tregojmë sllavëve se sa shumë jemi. Se sa të fuqishëm jemi të gjithë bashkë. Jo pa qëllim do mbahet kjo protest me 9 Maj. Ta kujtojmë pak Majin e vitit të kaluar, se sa shumë u trishtuam për trimat e Kumanovës e sa shumë jemi mburr me ta. T’ja u kthejmë mundin që ata bën duke protestuar. Nga Kosova po nisen 15 autobus, pa dyshim që me vullnetin e qytetarëve ky numër to të rritet edhe më shumë. Bashkimi bën fuqinë, fuqia jonë s’do të mposhtet asnjëherë”, shkruan Meli

Vajza e Komandant Valit: Në protestën e 9 Majit në Shkup, vijnë 15 autobusë nga Kosova

Një goditje e fuqishme për ata që po mundohen të shantazhojnë protestën “Kuq e Zi” të 9 Majit, ka ardhur nga Dukagjini edhe atë nga Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt të arrestuar në Kumanovë. Përmes një letre ekskluzive dërguar në “Lajm”, ajo i jep mbështetje të fuqishme protestës shqiptare të 9 Majit. “Kjo është ajo protesta që duhet te bëjë bujë në të gjithë Shqiptarin. Le të protestojmë me 9 Maj në Shkup, për ti kërkuar të drejtat tona si shqiptar e mbi të gjitha si njerëz. Të mbledhim të gjithë nga do që jemi, ti tregojmë sllavëve se sa shumë jemi. Se sa të fuqishëm jemi të gjithë bashkë. Jo pa qëllim do mbahet kjo protest me 9 Maj. Ta kujtojmë pak Majin e vitit të kaluar, se sa shumë u trishtuam për trimat e Kumanovës e sa shumë jemi mburr me ta. T’ja u kthejmë mundin që ata bën duke protestuar. Nga Kosova po nisen 15 autobus, pa dyshim që me vullnetin e qytetarëve ky numër to të rritet edhe më shumë. Bashkimi bën fuqinë, fuqia jonë s’do të mposhtet asnjëherë”, shkruan Meli

Tiranë: Shpallen fajtorë 9 persona për dërgim të luftëtarëve në Siri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 të pandehurit e akuzuar për rekrutim dhe dërgim të luftëtarëve shqiptarë në Siri. Pas një seance që nisi të martën në orën 9.00 të mëngjesit, rreth orës 20.30 të mbrëmjes trupi gjykues ka dhënë vendimin për 9 të pandehurit, duke i shpallur ata fajtorë për akuzën e mësipërme dhe për akuza të tjera, të kryera në bashkëpunim. Gjatë leximit të vendimit, në sallë ka patur reagime të ashpra nga familjarë dhe mbështetës të të pandehurëve, të cilët janë treguar agresivë ndaj gjykatësve e gazetarëve. U desh ndërhyrja e forcave policore për të shmangur një përplasje mes tyre e gazetarëve që mbulonin ngjarjen. Avokati mbrojtës i të pandehurëve deklaroi se do të ankohet për vendimin e sotëm në shkallët e tjera të gjyqësorit. Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Gjyqi ndaj 9 të pandehurëve ka nisur në mars të vitit 2014. Akuza ndaj tyre u bazua tek rekrutimi dhe dërgimi i luftëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Turqi, e më p