Prezenca e kryetarit të komunës së Likovës, Sadulla Duraku ne takimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me përfaqësuesin special Jozef Hajndëll, ka qenë për shkak se përfaqësuesi gjerman është interesuar lidhur me rolin eventual të BDI-së më inskenimin e Konfliktit të Kumanovës, njoftojnë për Lajm burime diplomatike.
Vlerësimi i Hajndëll është se zbulimi i rrethanave si ndodhi Konflikti i Kumanovës ka rëndësi të veçantë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni për shkak se ky konflikt në masë të madhe thelloi atë. Posaçërisht janë interesante dhe të rëndësishme dyshimet se ky konflikt ishte i inskenuar për të shpëtuar pushtetin nga “bombat” opozitare. Sadulla Duraku publikisht ka pranuar se ka kontatktuar me përfaqësues të grupit të Kumanovës para se të ndodhë konflikti dhe se këto kontakte i ka realizuar me leje të Ahmetit./INA/
Comments
Post a Comment