Denigrohen nëpunësit shqiptarë nëpër ministri dhe drejtoritë qeveritare nga ana e zyrtarëve maqedonas. Lajmi bëhet i ditur nga disa nëpunës shqiptarë që nuk guxojnë të flasin publikisht, por që për këtë janë informuar funksionarët e lartë të BDI, përfshirë edhe shefin e shtabit zgjedhor të kësaj partie, Bekim Neziri.
“Unë jam tejet e denigruar dhe përbuzur. Vazhdimisht po na nënçmojnë dhe po gjejnë preteks për të na dënuar apo për të na ndërruar vendin e punës. Unë jam çuar në një pozitë më të ulët të punës dhe me këtë menjëherë më është përgjysmu rroga, ndërsa arsyeja është skandaloze”, thotë për INA, një nga viktimat e kësaj fushate.
Janë edhe raste të tjera, ku nuk merret parasysh avancimi i kuadrove shqiptare, shkarkimi i disa prej tyre që janë në pozita sektorësh dhe njësi, dhe emërimi i kuadrove që i sjell VMRO-DPMNE.
Situata denigruese është në Entin e Statistikave, ku kuadrot shqiptare janë të papërfillur dhe të denigruar në pozita të ulta dhe teknike, duke mos pasur poste drejtuese. Ata edhe përkundër ankesës së bërë në media, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë për avancimin e një pjese të tyre.
Comments
Post a Comment