Në Kumanovë nuk kishte terrorizëm por plan i menduar nga dikush që përfundoi tragjikisht me tetë polic të vrarë. Mesazh të këtillë dërgoi Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski. Një vit pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, familjarët konfirmojnë se i tërë rasti ka qenë i inskenuar, ndërsa viktima të, siç i quajtën, planit monstruoz, ishin policët që humbën jetën dhe familjet e tyre.
“Më pyetni për terrorizmin ku u vra dhëndri im? Nuk ka terrorizëm, por vetëm vrasje e paguar për para. Këta që janë në funksione, pse nuk i shitën fëmijët e tyre që të marrin më shumë para. Kjo qeveri…turp, tani nipat janë pa baba, ne e dimë sesi jetojmë me nipat”, tha Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski
Kirovski nuk beson as në gjykatat. Ai konsideron se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet për të zbardhur rastin që opinioni të mësojë të vërtetën se çka ka ndodhur më 9 maj në Lagjen e Trimave.
“Nëse ka gjyqësor do të dëshmojë, por për shkak se ai është shumë i dobët, nuk ka edhe çfarë të dëshmojë. Vetëm se ngelëm pa fëmijë. Ky shtet na mori shumë, edhe më shumë do të na merr, ndërsa populli duhet të vetëdijesohet”, u shpreh Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko kuzmanovski.
Për nder të tetë policëve të vrarë, sot me biçikleta familjarët dhe të afërmit vizituan varret e tyre, ku vendosën lule, në shenjë falënderimi.
Comments
Post a Comment