Derisa situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi
kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e
opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e
sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin
2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin
Nga Haxhi Isa Xhaviti
9 Maji, veç rëndësisë së saj historike, nga pala
maqedonase po vlerësohet si ditë që mund të jetë “DD” për shtetin e Maqedonisë, kurse nga pala
shqiptare, nga një pjesë e opozitës shqiptare, po vlerësohet si ditë që do të
ngelet në histori si moment i ngritjes së zërit shqiptar kundër padrejtësive që
po i ushtron hala qeveria VMRO-BDI!
Kuluareve të qytetit po dëgjohen lloj-lloj zërash, zëra
që ta kallin tmerrin e ta shtojnë frikën. Pa dyshim, po vërehet një përpjekje e
shërbimeve të ndryshme për të krijuar një atmosferë konfliktuale e cila mbase
do ta hidhte në harresë tërë atë marifetllëk që e ushtroi kjo qeveri, të gjitha
ato “bomba” të turpshme dhe tërë atë përpjekje të faktorin ndërkombëtar për një
jetë më të lumtur se sa atë që e ofron ky koalicion qeveritar.
Kësaj fushate kundër protestave popullore shqiptare i është
bashkangjitur edhe BDI-ja, e cila, madje ndër opinion shpërndanë edhe trakte se
pse duhet të refuzohet kjo protest dhe të durojmë padrejtësinë.
Po flitet se kësaj radhe, shqiptarët do të tubohen pas
faljes së namazit të Ikindisë! Një krah radikal i BDI-së, tashmë i shkëputur
nga dega e kësaj Partie në Shkup, si dhe hoxhallarët me mjekra që nuk i
kontrollon Sulejman Rexhepi, insistojnë që protesta të jetë sa më masovike. Ky
krah dhe ky komunitet teologësh, si duket e kanë në grusht dhe po e shantazhon
edhe Sulejman Rexhepin prej të cilit kanë kërkuar që të bashkangjitet me
organizatorët dhe të ftojë publikisht në protesta.
Nga ana tjetër, po flitet se kreu i PDSH-së ka kërkuar
nga Sulejman Rexhepi që në asnjë mënyrë mos të solidarizohet me Lëvizjen Besa
dhe të apelojë te hoxhallart që i kontrollon që me çdo kusht të ndikojnë te
xhematet e tyre që mos të dalin në protestë.
Në PDSH në mënyrë kategorike mohojnë të kenë kërkuar
një shërbim të tillë nga Sulejman Rexhpi, për të cilin thonë se është element i
dyshimtë, pa kurrfarë ndikimi në masë dhe pa kurrfarë roli shoqëror. Kurse në
BFI thonë se, përpjekje për një takim të tillë të kreut të PDSH-së me Reisul
Ulemanë e BFI në RM ka pasur shpesh, por, as nuk mohojnë dhe as nuk pohojnë të
jenë takuar së fundmi.
Pra, Sulejman Rexhepi është gjendur nën presionin e
krahut radikal të BD-së që të thërrasë myslimanët të dalin në protesta. Po
ashtu, flitet se ka pasur edhe një sugjerim nga pala turke që të nisë dhe të
tregojë afërsi më të theksuar kah Lëvizja Besa. Kurse, nga ana tjetër, duke qenë
i ndikuar nga ana e krahut të BDI-së së Ali Ahmetit si dhe duke tentuar që të
afrohet dhe me krehun e PDSH-së me qëllim të zbutjes së marëdhënieve të
acaruara tash e sa kohë, si duket Sulejman Rexhepit i sugjerohet që të ik nga
vendi duke iu bashkangjitur një delegacioni të disa institucioneve
kulturo-arsimore dhe, nën përkujdesin e Behixhudin Shehapit, sekretarit shtetëror
të Ministrisë së Kulturës, të vizitojë disa qendra kulturore në Amerikë.
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet udhëtimi i njeritut të
parë të fesë islame në Maqedoni, në disa muze kulturore amerikane. Në këto
qendra nuk ka kurrfarë aktiviteti fetar islam, nuk ka kurrfarë kongresi apo manifestimi
fetar, qendrat islamike shqiptare mohojnë të kenë ftuar Sulejman Rexhpin në
Amerikë. Ai për në këtë kontinet i bashkangjitet delegacionit të Ministrisë së
Kulturës në përbërje prej drejtorit të Institutit të
Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, prej
përfaqësuesit të Institutit të Historisë Nacionale maqedonase, Qendrës Memoriale të Holokaustit si dhe
prej kryetarit të Komunës
së Çairit! Se çka kërkon në këtë përbërje edhe Sulejman
Rexhepi, për më tepër ku ka edhe drejtorë dhe përfaqësues partiakë, këtë vetë
Sulejman Rexhepi e di. Në Amerikë shkohet për t’i hapur dy ekspozita me rastin
e ditës së çlirimit nga fashizmi, 9 Maji!
Për Sulejman Rexhepin dhe për “kryetarin” e shqiptarëve
të Shkupit, Izet Mxhiti, më i rëndësishëm është 9 Maji i 1945 se sa 9 Maji i
2016 kur ftohet t’i jepet fund një politike fashisoide mbi shqiptarët e
Maqedonisë.
Këta dy “shqiptaromëdhenjë”, sidomos Sulejman Rexhepi,
nuk ndjenë kurrfarë nevoje për ta përkrahur aktivitetin e 9 Majit të këtij
viti, kjo mbase edhe për shkak të kërkesës së BDI-së së Ali Ahmetit dhe
presionit të PDSH-së së Menduh Thaçit.
Në qarqet diplomatike po flitet se, këto ditë, BE-ja
kishte angazhuar ambasadoin polak në Shkup që t’ia kumtojë kërkesën evropiane për
apelimin e Sulejman Rexhepit deri te muslimanët e vendit për të dalur
masovikisht në protestat e 9 Majit. Shantazhet që Mulla Sulës i vinin nga
BDI-ja dhe PDSH-ja ishin më të fuqishme se sa sa lutja e BE-së, prandaj edhe
nuk e priti në takim ambasadorin polak, për ç’gjë deri në BFI ka edhe një notë
proteste!
Mbi të gjitha, për Sulejman Rexhepin, si edhe herave të
tjera, edhe kësaj radhe më të rëndësishme janë disa mëditje që do t’ia enjtin
xhepin e grisur se sa fatet e popullatës shqiptare dhe myslimane në vend.
Kurse, dorën në zemër, si BDI-ja ashtu edhe PDSH-ja shumë më të rëndësishme e
kanë jetën e shqiptarëve që më 9 Maj mund të shkojë për lesh se sa axhendën e
paharrnonizuar të faktorëve relevant ndërkombëtar në vend.
Derisa më 9 Maj situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë
përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet
vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën
kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më
vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin! Sa herë përkeqësohet
situata Mulla Sula fluturon...
Comments
Post a Comment