Mulla Sulës i
vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët dhe shovinistët
shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por, ai shkruan për të, shkruan duke e
madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria
Shkruan: Zeqie
Veseli
Opinioni i gjër
shqiptar këtë fundjavë pati rastin të lexojë një tekst të Sulejman Rexhepit të
botuar këtu e 29 vite më parë, në Takvimin e BFI-së e që kishte të bëjë rreth
angazhimit të tij në luftë kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët dikur ia
prishnin ëndërrën jetike, “atdheun e përbashkët”, Jugosllavin. Në këtë tekst
shihet edhe djallëzia e Sulejman Rexhepit e cila shkon deri aty sa për
bashkim-vëllazërimin komunist sllav është në gendje që të shtrembërojë hadithe,
madje edhe të tërheq paralele idiotike në mes të Titos dhe Muhamedit a.s. Zot,
mos e fal këtë debill, sepse ai nuk e bën nga mosdijenia por e bën për
interesin e vet personal. Me këtë “punim seminarik” Sulejman Rexhepi e kishte
të garantur ndihmën e UDB-së për ta marrur fronin e BFI-së. Këtë madje në
mënyrë shumë të qartë e shpalos edhe në memoaret e tij të cilat i botoi në
formë elektronike në www.balkanpost.blogspot.com.
Çuditërisht, po
këto ditë, në mbarë shqiptarinë, me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve
shqiptarë, të gjithë “enveristët” patën rastin ta kujtojnë ideologun e tyre
shpirtëror, diktatorin shqiptar Enver Hoxhën. Ndërsa vetëm një shqiptar e
përkujtoi diktatorin tjetër, armikun më të përbetuar të shqiptarëve, Shokun
Tito. Titistët patën rastin ta përkujtojnë 124 vjetorin e lindjes (7 maj 1892)
si dhe 36 vjetorin e vdekjes së Josip Broz Titos (4 maj 1980). Vetëm një
shqiptar në botë, vetëm një nga ata të radhës së titistëve, siç i quante Enver
Hoxha këlyshët shqiptarë të Titos, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, e
përkujtoi Marshalla Titon. Cili isht motivi i këtij përkujtimi, çka e detyroi
në këtë hap Mulla Sulën, këtë vetëm ai mund të dijë, ndërkohë që në disa
portale shqiptare në Shqipëri u publikua edhe “punimi seminarik” i Mulla Sulës
të cilin e quajtën “pisi më i madh i Jugosllavisë”!
Sulejman Rexhepi
me këtë rast, Titon do ta përkujtojnë me një kolumne “të tij” të cilën e botoi
të premten në disa portale të Maqedonisë, me titull “Liri e robëruar”. Në këtë
shkrim, Sulejman Rexhepi e lakuriqëson në tërësi karakterin e vet duke e
nxjerrë në pah një shpirt shumë të dobët dhe monstruoz, i cili vajton vetëm për
fatin dhe perspektivën e vet, kurse tërthorazi e madhëron ideologjinë e cila
shqiptarët i kishte gjithnjë mish për top. Në këtë ideologji e kishte gjetur
rehatinë e vet Mulla Sula, ndërsa sot, në këtë liri, ai ndjehet i robëruar. Nuk
i duhet atij kjo liri ku shahet dhe ofendohet Mulla Sula, por i duhet ajo
ideologji që shante, burgoste, vriste e priste shqiptarë, ajo ideologji që i
bashkonte të gjithë proletariatët duke e ngritur një bashkim-vëllazërim prej të
cilës përjashtoheshin shqiptarët duke i perceptuar si “mish i egër” i shoqërisë
jugosllave.
Si asnjë herë më
parë dhe në mënyrë kaq të qartë Mulla Sula shpreh admirimin e vet për vrasësin
e ëndërrave shqiptare, Titon, si asnjë herë më parë flet me një dhembje, me një
nostalgji për atë kohë vrastare për shqiptarët, sepse, ishte kjo ideologji dhe
ky satrap që e angazhonte Mulla Sulën të shesë pordhë duke mbajtur ligjerata në
mesin e shqiptarëve të ngratë e kundër “shovinizmit shqiptar” sintagmë kjo e
brumosur dhe e gatuar guzhinave serbomëdha.
Mulla Sulës i
vie të bërtasë, të çjerret deri në kupë të qiellit, ta lavdërojë me thellësinë
më të madhe të shpirtit Shokun Tito, atë “burrështetas” i cili, ai që ia
turbullonte ujin komunist e vriste, e degtiste burgjeve jugosllave e në Goli
Otok ku ia ndrydhte trurin deri në harrim total të fjalës “liri”. Liria e
burgosur nuk i duhet Mulla Sulës, por, i duhet liria e Shokut Tito e cila
merrte kuptim vetëm kur duhej të ushtrohej dhuna dhe urrejtja psikopatike
kundër shqiparëve. Mulla Sula nuk i duron dot shqiptarët, sepse ata po e
kritikojnë, po e shajnë dhe po kërkojnë të harrohet siç është harruar edhe emri
i ideologut të tij, Shokut Tito. Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun
Tito por që ka frikë nga “qafirët” shqiptar dhe nga “shovinistët shqiptarë”,
prandaj ai nuk bërtet për të por ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar
kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria. Vërtet kush
ia ngacmoi këtë motiv Mulla Sulës, kush ia përkujtoi këto detaje. “I madh”
është Mulla Sula, i cili madje ka aq guxim sa edhe të shkruaj për Titon
kollumnë, një kollumnë e cila u lexua shumë pak kurse mbi të pati shumë reagime
negative. Shajeni sa të doni Mulla Sulën, ai këtë e duron me sabër të pelës,
nuk e duron vetëm sharjen e Titos. E ka xhan e jetë!
Comments
Post a Comment