Kreu i Bashkësisë
Fetare Islame, Sulejman Rexhepi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, vizitë kjo që
po realizohet në shenjë përkujtimi dhe shënimi të ditës së ngadhnjimit mbi
fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj vizite Sulejman Rexhepi po i kushton
rëndësi kauzës dhe çështjes hebreje gjegjësisht Çifute. Me këtë rast, më 9 Maj,
u organizua një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e
cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth
shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Molla Sula gjatë
kësaj ekspozite iu drejtua të pranishmive për çështjen dhe fatin e popullit
hebre si dhe ndihmën e shqiptarëve në fshehjen dhe shpëtimin e hebrenjëve nga
nazistët gjermanë. Vizita në fjalë ka ngjallur shqetësime dhe revolt të madhe tek
qytetarët musliman në vend. Ky udhëtim i “kreut” të BFI për të shënuar ditën
dhe datat në tërësi të popullit hebre që kanë përjetuar në mesin e shekullit të
kaluar dhe aspak nuk është shqetësuar për çështjen e popullit musliman palestinez
të cilët po përjetojnë më të keqen nga shteti cionist, Izraelit. Është tragjike
kur një prijës fetar që më shumë e brengos fati dhe historia e popullit hebre se
sa jeta fetare islame e muslimanëve në maqedoni. Kjo është vërejtur me Burmali
xhamin, me nevojat e ndërtimit të xhamiave nëpër vende ku muslimanët janë
pakica, me pronën e këtij institucioni, me trashëgimin kulturore, etj. Ja çfarë
publikon zyra për informim pranë BFI-së në faqen zyrtare të cilën mund ta
lexoni pa ndonjë pengesë.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/




Comments
Post a Comment