Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2016

Junker do ta presë ministren e parë skoceze

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker do ta presë sot ministren e parë të Skocisë, Nikolla Starxhen në Bruksel, ku ajo do të mbërrijë për ta mbrojtur vendin e Skocisë në Bashkimin Evropian edhe krahas Bregzitit, deklaroi zëdhënësja e administratës së Brukselit, Margaritis Shinas. Takimi do të mbahet në orën 15 sipas Griniçit, precizoi Shinas në publikimin në Tuiter. Starxhen sot pritet të bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe me liderët e grupeve politike. As Shulci dhe as Junkeri nuk planifikojnë konferenca shtypi pas takimit, i cili do të mbahet pas tensioneve të mëdha në Britaninë e Madhe pas referendumit të enjten, kur britanikët votuan për dalje nga BE-ja. Për të qëndruar në BE, u prononcuan 62 për qind e skocezëve. 

Si e njollosë Agron Vojnika dinjitetin e gazetarëve shqiptarë

Agron Vojnika është  “gazetari” që ka ndërruar më së shumti redaksi, për pasojë edhe kolegë dhe pronarë mediash. Gjithnjë mendon se i kanë ngelur borxh, prandaj ka gjetur mënyrën për t’ju hakmarrur. Agron Vojnika “ju jep” pako me ndihma gazetarëve të cilat pako ata kurrë nuk i kanë parë me sy. Pastaj me pak para të Mulla Sulës që i merr prej BFI-së ua mbyllë gojën me dry. Megjithatë, kësaj radhe kanë vendosur të flasin! Sa turp! Shkruan: Zeqie Veseli Këto ditë, kryehajni i BFI-së, Mustafa Dauti, gjatë një fjalosje miqësore me një gazetare të një mediumi lokal, i ka kërkuar asaj të flasë se pse nuk e ka përcjellë aktivitetin e organizatës së tij që vepron në kuadër të BFI-së. I ka thënë që gjatë këtij muaji janë shpërndarë mijëra pako me ushqim e artikuj higjienik, kurse gazetarët nuk shkruajnë asgjë për këtë aktivitet. Gjatë fjalosjes, Mustafa Duti i ka thënë gazetares se duhet t’ iu vie turp sepse në prag të aktivitetit humanitare të parët që kanë marrë ndihma nga një pako

NISMA: Kërkohet që BDI të mos përzihet në proceset e NISMA

Nisma për reforma në BFI tanimë konsideron se mbarë opinioni e ka të qartë punën shkatërruese që po e zhvillon uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë Sulejman Rexhepi. Ky uzurpator, përmes shkeljeve të të gjitha normave, pamëshirshëm është duke e shkatërruar BFI-në, në këtë, Nisma për reforma në BFI, me kohë ka reaguar dhe zotohet se do të jetë gjithjnë dhe më e zëshme kundër të gjitha të ligave që e kan mbuluar BFI-në . Në kë të drejtim, me sinqeritetin më të madh, APELOJME krerët e BDI-së, të mos e ndihmonjë shkatërruesin e BFI-së, ngase kjo dretpërsëdrejti nënkupton kontribut në shkatërrimin e BFI-së. Ky APEL i yni, aspak nuk ka të bëjë me aktivitetet e përbashkëta që ndoshta mund të jenë në dobi të përgjithshme, e as me drekat, darkat, iftaret, koktejet e qejfet e përbashkëta BFI-BDI, por përmes këtij APELI kërkohet që BDI të mos bëhet palë dhe të mos përzihet në disa procese që NISMA i ka ngritur në institucionet e vendit. Nisma për Reforma në BFI e RM

Pas Amerikës, krerët e BDI-së dhe BFI-së shkojnë bashkë në Turqi (foto)

Kreu i BDI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejman Rexhepi rregullisht është në shoqëri të krerëve të BDI-së, raporton Fakte. Edhe për Izet Mexhitin nuk është problem kushtetuta e vendit që ndanë shtetin nga feja, për të marrë me vete Molla Sulën në udhëtime ndërkontinentale. Pas vizitës së fundit të përbashkët në SHBA, këtyre ditëve krerët e BFI-së dhe BDI-së po qëndrojnë në Ankara të Tirqisë. Ndërkohë, bashkësia islame, edhepse pa rregulluar shumë çështje si të vetë institucionit, të punësuarve në të, ashtu edhe të besimtarëve musliman në vend, me sukses ka shpallur “rregulloren” për mbledhjen e zekatit nga qytetarët./FAKTE.Net

Përkujtohet 72-vjetori i genocidit të shtetit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Përkujtohet 72-vjetori i genocidit të shtetit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në varrezat e Kllogjerit në fshatin Xarrë të Sarandës, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” kanë përkujtuar gratë, burrat dhe fëmijët që janë vrarë nga ky genocid, duke vendosur kurora në kujtim të atyre që humbën jetën. Të pranishëm në këtë përkujtim ishin, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet z.Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës “Çamëria” z.Abaz Hado, deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe mijëra shqiptarë të tjerë të cilët kanë bërë homazhe në varrezat e Kllogjerit. Pas homazheve, kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi u shpreh se po përmbushet simbolikisht dëshira e atyre që pritën në diell, për t’u kthyer në Çamëri. “U përpoqëm të përmbushnim simbolikisht një dëshirë të këtyre motrave, vëllezërve, nënave dhe baballarëve tanë që prehen në Kllogjer. Ata ishin nisur për në Shqipëri, përkohësisht. Me dëshirën e madhe për t’u kthyer në vatrat e tyre amtare. Por

Imami i Kondovës: Si më dëboi policia nga xhamia me urdhër të Mola Sulës

Forcat policore Maqedone të cilat në asnjë moment nuk patën mundësi të futen dhe të pushtojnë fshatin Kondovë vite të tëra, Molla Sula i solli jo vetëm në Kondovë por edhe në oborrin e xhamisë së Kondovës në njërën prej ditëve të xhuma me qëllim që të mbjellin frik dhe josiguri tek Unë dhe xhemati i Xhamisë. Shkruan: Saubi ef. Zeqiri U largova prej Xhamisë së Kondovës nga Policia Maqedone të cilën e kishte sjellur Mulla Sula Po e përjetoj këtë Ramazan larg shtëpisë, familjes, vendlindjes, atdheut, larg xhamisë Hixhër të fsh. Kondovë-Shkup në të cilën vite të tëra shërbeva me plot nderë dhe respekt. Po e bëjë këtë reagim nga Europa Skandinave si rezultat i apetiteve të pangopura të Mulla Sulës i cili vetveten e ka vendos në shërbim të të gjithëve, por jo edhe në shërbim të Hoxhallarëve dhe të së drejtës. Gjatë tërë kohës që kam kryer këtë detyrë nuk kam pasur asnjë vërejtje të vogël sepse në përpikshmëri kam respektuar Kushtetutën, Regulloren dhe aktet normative të BFI-së. G

Gjesti i Kombëtares ka “prekur” komplet Francën (FOTO)

Kombëtarja shqiptare ka bërë një gjest të mrekullueshëm. Një tifoz francez ka ndjekur cdo stërvitje të Kombëtares shqiptare mesa duket për këtë gjest shumë domethënës ai është shpërblyer nga futbollistët e Kombëtares. Ata e kanë pritur në fushë gjatë stërvitjeve, dhe tifozi francez është shprehur shumë i lumtur, i cili i ka falënderuar ata, duke ju thënë se e kanë bërë të lumtur. 

Zaev: Zgjedhjet më 30 tetor ose 6 nëntor, sjellja e BDI-së e palogjikshme (Video)

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ka demantuar se partia e tij frikohet nga zgjedhjet e parakohshme. Në intervistën e dhënë për emisionin “360 shkallë” në Alsat-M, Zaev ka thënë se LSDM vetëm insiston për përmbushje të kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, para mbajtjes së tyre. Si temin të parë të mundshëm për zgjedhjet ai e ka përmendur 30 tetorin, por edhe  6 nëntorin, transmeton Gazeta Lajm.  Zaev megjithatë kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të mos jetë fikse, por e kushtëzuar. “Mund t’i caktojmë zgjedhjet për 6 nëntor ose për 30 tetor. Nëse përmbushja e obligimeve vonohet për dy javë, atëherë edhe data e zgjedhjeve të shtyhet për dy javë”, propozon Zaev. Siç transmeton gazeta Lajm, Zaev ka shprehur fjalë të rënda në llogari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Sjellja e kryetarit të BDI-së, zotëriut Artan Grubi, respektivisht e BDI-së në përgjithësi është e palogjikshme”, ka theksuar Zaev. Në këtë emision Zaev është pye

E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës

Intervistë me H. Ibrahim ef. Shabanin, Kryetar i NISMËS për reforma në BFI të RM E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës Në fillim të muajit të Ramazanit, gjatë një konference për shtyp me rastin e këtij Muaji të shenjtë, Kryetari i NISMËS për reforma në BFI të RM-së, H. Ibrahim ef. Shabani, para përfaqësuesve të mediave shpalosi edhe Platformën e kësaj lëvizje me ç’rast u shënua njëvjetori i kësaj NISME. Së këndejmi, rreth këtij dokumenti si dhe rreth shumë çështje të tjera aktuale, biseduam pikërisht me efendi Shabanin. Z. Kryetar, një vit më parë ju u akuzuat se i bëtë “puç” BFI-së! Në krye të vitit ju zbardhni Platformën e veprimit tuaj? Fillimisht, ju përshëndes për guximin për të zhvilluar bisedë me cilindo nga ne të Nismës, sepse, sapo të publikohet kjo intervistë do të sulmoheni nga Mulla Sula dhe marionetat e tij të frikësuar deri në palc nga e vërteta. Menjëherë do t’i shprehin përpjekjet për t’u korruptuar, ose për t’u manipuluar me truqet e tyre tashmë të pashit

Policia futet në fshatrat e Tetovës

Policia ka realizuar aksion në disa fshatra të Tetovës, me ç’rast ka zbuluar sasi të madhe të pajisjeve dhe materialeve tjera për organizimin e lojërave të fatit (kumarit), raporton “Lajm”. Pajisjet dhe materialet janë konfiskuar gjatë aksionit të përbashkët të policisë dhe Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), në tre objekte në fshatrat e Tetovës, ka informuar zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski. Kontrollet janë realizuar gjatë vikendit në objekte në Tetovë, Tearcë dhe Dobrosht, ku janë organizuar lojëra të fatit në mënyrë ilegale. “Në tre objektet, pa firmë, pronarët e të cilëve janë identifikuar, janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë 13 televizorë, gjashtë shtëpiza kompjuterësh, 8 monitorë, 4 tastatura, 3 aparate për lojëra me qen, po aq lexues të bar-kodeve, 4 printerë të vegjël, 3 mausë, 3 teledirigjues dhe një printer më I madh dhe një resiver. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për pastrim të gjitha detaleve lidhur me punën e tre objekteve, kurse më pas kundë

Institucioni i sëmurë

Në adresë të NISMËS për reforma në BFI nuk ka ditë që nuk vijnë informacione të ndryshme. Më interesante janë ato informacione që vijnë nga vetë strukturat e BFI-së apo që i përcjellin përmes formave të ndryshme. Si duket kupa e haramit është mbushur Skruan Haxhi Isa Xhaviti Edhe në Maqedoni janë shtuar "Qytetarët digjital"! Çdo ditë raportojnë dhe përcjellin informacione nga më interesantet, të clat, mbi të gjitha flasin se diçka nuk po ecin mirë punët në BFI. Është shumë e rëndë për t'i publikuar ato informta dhe deklarata të "qytetarit digjital", por, pse jo, është mirë t'i bëhet me dije Mulla Sulës se, kupa e tij tashmë është stërmbushur me hara dhe se gjithandej po i rrjedh curril. Të gjithë flasin njëri kundër tjetrit dhe, në mënyrë indirekte ia zbulojnë marifetlliqet Mulla Sulës. Për shembull dy nga "lojtarët kyç" të Mulla Sulës, Muamer Veseli nuk flet me sekretarin e përgjithshëm, Irsal Jakupin, madje i pari i është kërcënuar që

Thaçi : Kërkojmë ministra sa BDI-ja në qeverinë e zgjeruar

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vlerëson se kriza politike tani është shumë më e thellë se vitin e kaluar. “Tani jemi shumë më larg marrëveshjes se sa para 13 muajve. Sinqerisht as vetë nuk e kam të qartë se çka po ndodhë më me listën zgjedhore. Rreth 80 për qind e atyre që kërkohet të fshihen nga lista janë shqiptarë”, deklaroi Thaçi, raporton Lajm. Ai e ka vlerësuar si gabim dhe marrëzi më të madhe që ka ndodhur në Evropë kthimi i qeverisë politike VMRO-BDI. Kryetari i PDSH-së theksoi se pushteti bën ofertë për kycje në qeveri të LSDM-së dhe PDSH-së por me kusht që të caktohet dita e zgjedhjeve dhe kyçja e opozitës të bëhet 100 ditë para zgjedhjeve. “Për ne është e papranueshme të formohet qeveri teknike, por vetëm qeveri e koalicionit të gjerë në të cilin raporti i ministrave të BDI-së dhe PDSH-së do të jetë 50 me 50”, theksoi Thaçi. Në iftarin e shtruar për strukturat partiake dhe për gazetarët, Thaçi tha se në Maqedoni nuk ekziston krizë politike por krizë ndëretnike. Ai poashtu

Lu dhe Vllahutin në Kryeministri pas daljes së Ilir Metës

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian: Donald Lu dhe Romana Vllahutin, kanë mbërritur në zyrën e Edi Ramës, fill pas largimit të Ilir Metës dhe delegacionit të LSI-së. Takimet poi zhvillohen jashtë pjesëmarrjes së mediave, por siç mësohet kemi të bëjmë me përpjekje intensive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Këto takime bëhen një ditë pas takimit që Meta pati me kryedemokratin Basha. P[as takimit të djeshëm ka pasur një telefonatë të tensionuar mes krerëve të mazhorancës: Edi Rama dhe Ilir Meta në telefon. Në takimin e sotëm në Kryeministri, ku kreu i Kuvendit shkel pas shumëe kohësh, Meta shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i kabinentit Sokol Dërvishaj. Nga ana tjetër Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi dhe Ministrat Saimir Tahiri e Ditmir Bushati. Në përfundim të takimit nuk pati prononcime për mediat nga a

BDI-zimi i BFI-së

Mulla Sula pushtetin e vet e kërkon në pushtet të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Prandaj po e BDI-zon BFI-në, kurse kontrollin e LSDM-së mbi këtë Institucion fetar ia ka garantuar duke u shndërruar në «sy magjik i Vëllait të Madh»! BFI-në tashmë e ka marrë pusi!  Shkruan: Zeqie Veseli Vigjilenca partiake e Mulla Sulës është në atë shkallë sa mund ta ketë një militar i flaktë i një partie. Mulla Sula, kohë më parë kishte lëshuar një qarkore përmes të cilës të gjithë imamëve të vendit ua ndalonte rreptësisht që të merren me "propagandë partiake" në xhami dhe, cilido hoxhë që do të kapej duke ligjëruar platformë partiake do të largohej nga puna! Por, a ka pyetur ndonjëherë dikush se pse ky reagim kaq ekstrem i Mulla Sulës? Pse një teolog të kërcënohet nga punëdhënësi i vet nëse flet një fjalë të mirë për një parti? Çka i motivon këta hoxhallarë që të flasin mirë për një parti, sidomos për atë parti për të cilën nuk është Mulla Sula! A nuk flet kjo për një rrebelim ma

Maqedonia temë e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut

Komisioni për Politikë të Jashtme e Parlamentit të Gjermanisë në seancën e tij të 70-të të rregullt të përcaktuar për nesër do të debatojë për Maqedoninë, konfirmojnë për MIA nga sekretariati i Bundestagut. Në sesionin e mbyllur për opinionin në orën 9 për gjendjen aktuale në Maqedoni do të debatohet në pikën e tretë. Paraprakisht anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme do të debatojnë për pikat për gjendjen në Afrikë dhe marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ndërsa pas Maqedonisë do të debatojnë për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe vendet e tjera. Zakonisht komisioni debaton pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të prezantojnë informata për gjendjen rreth pikave të rendit të ditës. Debati i fundit për Maqedoninë në Bundestag ndodhi në mars të vitit të kaluar kur Komisioni debatoi rreth informatave të përgatitura nga i dërguari special i atëhershëm për Maqedoninë Ernst Rajhel. Sesionet e Komisionit për Politikë të Jashtme zhvillohen pa praninë e opinionit.

Intelektualët thumbojnë Molla Sulën

Revolta e qytëtarëve musliman ndaj Sulejman Rexhepit ec e rritet për shkak të skandaleve, megaskandaleve dhe pisllëqeve të bëra për vite me rradhë. Njëashtu në drejtim të Molla Sulës po reagojnë edhe intelektualët në veçanti për largimin e hoxhallarëve me kualitet nga xhamitë,ku të njejtët po zëvendësohen me imamllarë puthadorë. Besir Ibishi njëri nga intelektualët më të mëdhej aktual përmes profilit tij kishte akuzuar dhe thumbuar Molla Sulën për veprimet që nuk kanë të bëjnë aspak me parimet islame në fakt janë veprime djallëzore. Në profilin e tij kishte postuar këtë status:“ Si është e mundur kuadrot kualitativ të rinë pa angazhuar, përse i jepni jo profesionales kahje! Do merja shembull një ndër të shumtët teolog që tani rinë në shtëpi, kështu që pasi i nderuari u largua nga detyra e Tij zyrtare që zbatonte detyrën në një ndër xhamitë më civilizuese në vend ajo e Mustafa Pashës - Shkup. Është jo morale dhe aspak fetare një të devotshëm tejet të mirëfillët të largohet nga detyra

Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë, a do ta bllokojë Ziadin Sela?

Sapo nisi të ndërtohet Kisha në mes të Strugës ku ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë kryq si ai i Butelit apo jo. Nëse nuk do të ketë kryq gjigant nuk është nxitje fetare. Siç mësohet Kisha nuk ka leje ndërtimi dhe ende prona është në proces gjyqësor. Ndryshe muaj më parë BDI-ja e bllokoi një kryq gjigant në komunën e  Butelit.

Testimi ekstern si shkas

Shkruan : Miat Sadiku Teksa po degjoja refrenin e asaj këngës së bukur të  Rozana Radit :”O sa mirë me ken shqipëtar”,  humorin ma prishi spikerja e lajmeve  që po këndonte datat e  mbajtjes së testimit ekstern,  pastaj vijuan  edhe prononcimet  e  pa definuara të zyrtarëve,  që s’i kuptova a ishin pro apo kundër testimit ekstern?! Të debatuarit lidhur me çështjen e testimit  në fjalë  barrt me vete rrezikun e njollosjes  për të qënit kundër cilësisë në arsim, për arkaik apo nostalgjik për arsimin dikurë. Thua se na mbyti cilësia e arsimit të sotëm,  me masat vend e pa vend, që i bëjnë zyrtarët aktual, që vetëm i Madhi  Zot e di se ku u “arsimuan kaq ters” për t’i zbatuar përvojat e tyre hallucinative  në kurriz të fëmijëve tanë. T’i kthehem  prapë asaj këngës së Rozanës, sepse e pëlqej këtë këngë po aq sa dëshiroj ta pëlqejnë edhe nxënësit shkollën. Është qershor dhe në kushte të një normaliteti, fëmijët do duhej të këndonin, ta zëmë “O sa mirë me ken shkollarë”,  por jam i

Zbulohet një kompani e dyshimtë e njerëzve të VMRO-së në Çair

Bëhet fjalë për “Melimejt Investment” që është e regjistruar në Maqedoni në vitin 2009 si shoqatë për ndërtimtari. “Në shikim të parë duket kompani e rëndomtë me seli në Çair të Shkupit, mirëpo në atë lokacion ka shtëpi private dhe asgjë nuk tregon se aty funksionon zyrë për biznes ndërtimtarie. Pronari aktual i ‘Melimejt’ jeton në anën tjetër të qytetit, në Qendër, mirëpo si të gjitha kompanitë tjera të kësaj natyre, pronarët fillestarë janë të fshehur në dosje që gjenden diku përtje Oqeanit Atlantik”, shkruan BIRN. Kompania anonime nga Shkupi “Melimejt” është e themeluar në “parajasat tatimore” ku janë themeluar edhe of-shor kompanitë më të njohura në Maqedoni, si “Eksiko” dhe “Finzi”. Si edhe kompanitë tjera edhe kjo kompani ndërlidhet me njerëz të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, shkruan BIRN-Maqedoni.  Adresa që i lidh tri kompanitë of-shore  Pas vetëvrasjes kontradiktore të Kosta Krpaçit, dëshmitar i Prokurorisë Speciale Publike, sërish është aktualizuar tema e ofshor-ka

Rrahje masive në Gostivar

Dje mbrëma rreth orës 19:30, në zonën e fshatit Merdita të Gostivarit, në afërsi të objektit hotelierik “Panorama” është prishur rendi dhe qetësia publike, pasi ka shpërthyer një rrahje mes disa personave, transmeton TetovSot. Sipas policia në përleshje janë përfshin: H.P. (49) H.P. (29) V.P (22) dhe H.P. (24) dhe nga ana tjetër A.L (33), H.L (20) dhe S.A (37). Pjesëmarrësit në rrahje, të gjithë nga Merdita, me përjashtim të S.A nga Vranjovci, shkëmbyen shumë grushta, në të cilën kanë ndërhyr mysafirët nga objekti aty pranë objektit dhe i kanë ndarë. Shpejt, policia e Gostivar i ka arrestuar katër personat e involvuar në rrahje. Policia e Gostivarit po punon në sqarimin e plotë të rrahjet.