Mulla Sula pushtetin e vet e kërkon në pushtet të koalicionit
qeveritar LSDM-BDI. Prandaj po e BDI-zon BFI-në, kurse kontrollin e LSDM-së mbi
këtë Institucion fetar ia ka garantuar duke u shndërruar në «sy magjik i
Vëllait të Madh»! BFI-në tashmë e ka marrë pusi!
Shkruan:
Zeqie Veseli
Vigjilenca partiake e Mulla Sulës është në atë
shkallë sa mund ta ketë një militar i flaktë i një partie. Mulla Sula, kohë më
parë kishte lëshuar një qarkore përmes të cilës të gjithë imamëve të vendit ua
ndalonte rreptësisht që të merren me "propagandë partiake" në xhami
dhe, cilido hoxhë që do të kapej duke ligjëruar platformë partiake do të
largohej nga puna! Por, a ka pyetur ndonjëherë dikush se pse ky reagim kaq
ekstrem i Mulla Sulës? Pse një teolog të kërcënohet nga punëdhënësi i vet nëse
flet një fjalë të mirë për një parti? Çka i motivon këta hoxhallarë që të
flasin mirë për një parti, sidomos për atë parti për të cilën nuk është Mulla
Sula! A nuk flet kjo për një rrebelim masovik kundër "një lideri" i
cili është i përcaktuar për një opsion politik? Këtë e ka kuptuar me kohë Mulla
Sula, prandaj ka lëshuar qarkore kurse kohëve të fundit është në kulmin e
vigjilencës së vet. Nuk guxon të propagandohet asgjë për BESËN, në asnjë xhami,
kurse tërë BFI-ja duhet të vihet në shërbim të BDI-së, madje në kohën e
fushatës parazgjedhore duhet të shndërrohet tërësisht në filiale të BDI-së! Le
ta zbërthejmë shkakun se pse Mulla Sula është kundër BESËS! Si e zhvillon këtë
fushatë anti-Besës? Nëse lejon propagandim të filozofisë kombëtare të kësaj
Partie (të Besës), atëherë, detyrimisht që do të zbehet mundësia për
artikulimin e një zëri unik e të fuqishëm pro BDI-së? Mulla Sula flet me të
madhe se BESA është një parti pro turke, degë e Partisë së presidentit turk
Taip Erdogan, të cilin Mulla Sula e konsideron si një selefist klasik të
mbështjellë me petkun e islamit nacional turk! Pra, sipas Mulla Sulës, BESA na
del se qenka Parti selefiste e cila radikalizmin e vet e shpreh përmes islamit
nacional turk, «i cili nuk është asgje tjetër përveç se xhihadizëm i
kamufluar», vlerëson Mulla Sula! Fushatën e vet dhe lojalitetin prej një
militanti besnik Mulla Sula BDI-së ia tregon përmes një hapi tepër të
rrezikshëm, i cili në fakt duket sikur plasaritje e një dige gjigante e cila kërcënon
për të shpërthyer me pasoja fatale për mbarë shoqërinë tonë. Mulla Sulës nuk i
intereson nëse BDI-ja akuzohet prej mbarë shqiptarisë si parti e tradhëtisë
kombëtare, si parti e tenderëve, si parti e spiunimit, si parti e antimoralit,
e skandaleve seksuale, si parti e kurvërisë, si parti lideri i të cilës shanë
Muhamedin a.s., si parti ku dy udhëheqësit kryesorë të së cilës tallen duke
thënë se sa më shumë që pi raki do të jeshë aq më shumë njohës i Kur'anit. Për
Mulla Sulën është me rëndësi që kjo Parti sërish do të fitojë, sërish do të
jetë në pushtet, apo, e cila detyrimisht duhet të jetë në pushtet (makari edhe
me vjedhje të votave), sepse e vetmja është që ia garanton paprekshmërinë prej
organeve të drejtësisë. Edhe pse është bërë lajk për një burgosje të thellë,
Mulla Sula e ka të garantuar paprekshmërinë ndërkohë që ky, si kundërshpërblim
kësaj partie ia garanton përkrahjen e parezervë dhe shumë të sinqertë. Këtë
sinqeritet e shpreh duke e shndërruar BFI-në si një filiale të BDI-së, si një
institucion ku në asnjë mënyrë nuk guxon të dëgjohet qoftë edhe një kritikë e
sinqertë kundër BDI-së. Mulla Sula tashmë e ka BDI-zuar tërësisht BFI-në! Reis
të plotëfuqishëm e ka emëruar Musa Xhaferin! Këshilltar politik e ka emëruar
Ermira Mehmetin! Këta dy personalitete sillen si eminenca gri, ndërsa si kuadër
partiak ka punësuar Irsal Jakupin, nipin e ministrit të BDI-së, Xhelal Jakupin.
Për ta kontrolluar diasporën dhe për ta orientuar në shërbim të BDI-së, ka
emëruar në postin e drejtorit për diasporë, Selver Xhemailin, vëllain e
kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tetovës, ish-deputetin e BDI-së, Hisen
Xhemaili. Në Myftininë e Gostivarit, myfti i plotëfuqishëm është 24 karatëshi,
Nevzat Bejta, kurse në Komunën e Çairit përgjegjës të jetës fetare sikur e ka emërtuar
Izet Mexhitin, pasi që ky i fundit ia ka zbritur Sulës nga qafa Beqir Hasanin!
Sekretar të botës akademike (të FSHI-së) ka emëruar Argëtim Salihun, baxhanakun
e ish-ministrit të BDI-së dhe funksionarit të lartë të kësaj partie, kryetarin
e Shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Nezirit. Krejt këtë «angazhim patriotik»
Mulla Sula në fakt e ka vetëm sa për ta kamufluar lojalitetin e tij të parezrvë
që e ka për Zoran Zajevin, i cili i ka garantuar se nuk do t'ia shpërthejë
asnjë «bomb» (thuase vetëm ai i ka ato bomba dhe se, siç thotë edhe vetë Ali
Ahmeti, nuk po qarkullojnë nëpër Frizaj, Prishtinë, Tiranë e deri në Stamboll.
«Bombat» kundër Mulla Sulës janë të tmerrshme. O Zot!) Tashmë është botërisht e
njohur marrëveshja interne e Mulla Sulës me Zajevin për t'ia hapur këtij një
terren të përshtatshëm për aktivitete partiake në Dërven! Mulla Sula e ka
kompleks shkatërrues Nikolla Gruevskin. E ka bekuar me loçkë të zemrës dhe me
po këtë loçkë është gjallë i interesuar që të përfundojë në burg. Me t'u
burgosur Gruevski, Mulla Sula shpreson se në pushtet do të vijnë LSDM-BDI dhe,
përfundimisht mbyllen të gjitha proceset gjyqësore kundër tij. Ky është ideali
i Mulla Sulës! Të shpëtojë nga burgu dhe jo se realisht i ha bytha për ndonjë
platformë kombëtare të ndonjë partie shqiptare. Partitë artikulojnë probleme
kombëtare, kurse koncepti për karrierë i Mulla Sulës është artikulimi i
çëstjeve antikombëtare. Kjo tashmë është e provuar katërcipërisht. Mulla Sula
pushtetin e vet e kërkon në pushtet të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Prandaj
po e BDI-zon BFI-në, kurse kontrollin e LSDM-së mbi këtë Institucion fetar ia
ka garantuar duke u shndërruar në «sy magjik i Vëllait të Madh»! BFI-në tashmë
e ka marrë pusi!
Comments
Post a Comment