Agron Vojnika është
“gazetari” që ka ndërruar më së shumti
redaksi, për pasojë edhe kolegë dhe pronarë mediash. Gjithnjë mendon se i kanë
ngelur borxh, prandaj ka gjetur mënyrën për t’ju hakmarrur. Agron Vojnika “ju
jep” pako me ndihma gazetarëve të cilat pako ata kurrë nuk i kanë parë me sy. Pastaj
me pak para të Mulla Sulës që i merr prej BFI-së ua mbyllë gojën me dry.
Megjithatë, kësaj radhe kanë vendosur të flasin! Sa turp!
Shkruan: Zeqie
Veseli
Këto
ditë, kryehajni i BFI-së, Mustafa Dauti, gjatë një fjalosje miqësore me një
gazetare të një mediumi lokal, i ka kërkuar asaj të flasë se pse nuk e ka përcjellë
aktivitetin e organizatës së tij që vepron në kuadër të BFI-së. I ka thënë që
gjatë këtij muaji janë shpërndarë mijëra pako me ushqim e artikuj higjienik,
kurse gazetarët nuk shkruajnë asgjë për këtë aktivitet. Gjatë fjalosjes,
Mustafa Duti i ka thënë gazetares se duhet t’ iu vie turp sepse në prag të
aktivitetit humanitare të parët që kanë marrë ndihma nga një pako prej Mustafës
(me demeke korrupsion!) kanë qenë pikërisht gazetarët shqiptarë. Për t’i
motivuar gazetarët shqiptar,” Hilali”, gjegjësisht Mustafa Dauti, vazhdimisht
ju jep gazetarëve nga një pako me ndihma, ndërsa gjatë Kurban Bajramit ju jep të
paktën nga nja 10-15 kg mish të paketuar. Kur këtë e ka mohuar në mënyrë
kategorike gazetarja, duke i thënë që kurrë nuk ka marrur kurrfarë pako ndonëse
më së shumti ka informuar për aktivitetet e BFI-së, Mustafa Dauti i ka thënë se
pikërisht ajo është që e para merr dhe që madje i merr nga dy pako për
kontributin e saj gazetaresk.
“Ne
e dimë që juve, gazetarëve shqiptarë por edhe pronarëve të mediave ju vie turp
që të rreshtoheni dhe të merrni nga një pako, prandaj ne, që t’ua ruajmë dinjitetin
juve, për çdo aksion ia japim Agron Vojnikës, mikut tuaj, nga 20-30 pako me
ndihma apo me mish dhe ai pastaj ua jep juve”! Këto kanë qenë fjalët që e kanë
irituar së tepërmi gazetaren shqiptare, e cila pastaj, këtij muhabeti i ka dhënë
zjarr. Nuk e ka lënë me kaq por ka nisur të bisedojë me të gjithë gazetarët,
kolegët shqiptarë, duke i pyetur në mos kanë marrur ndonjëherë ndihma nga Agron
Vojnika. Madje i ka provokuar që më kot e fshehin sepse në BFI ekzistojnë
raportet dhe nënshkrimet e secilit gazetar që i ka marrur ndihmat prej Vojnikës.
Ka
mjaftuar ky provokim dhe, tashmë po bisedohet se një grup gazetarësh së shpejti
do të kërkojnë takim prej Risul Ulemasë që ta pastrojnë këtë të pavërtetë e
cila e ka fyer tepër rëndë esnafin e gazetarisë shqiptare. Do të kërkojnë nga
Reisul Ulema që t’ua tregojë listën e nënshkruar prej gazetarëve që paskëshin
marrur ndihma humanitare prej Agron Vojnikës. Në të kundërtën, do ta vëjnë në
pozita të rënda Reisul Ulemanë, Sulejman Rexhepin, duke zhvilluar një fushatë të
egër kundër tij deri sa të marrë masa ndëshkuese kundër matrapazit, i cili, për
interesa të veta meskine është në gjendje t’i njollosë të gjithë gazetarët
shqiptarë.
Ky
grup gazetarësh tashmë është i bindur se Agron Vojnika, duke manipuluar Reis e
Mustafë Dauti, i merr pakot dhe i dërgon në shtëpi të vet, prandaj, thonë ata,
e kemi këtë “mister korpulentin” i cili duhet të tregojë se çka bën me ato
tridhjetë pako me ndihma humanitare që i merr në emër të gazetarëve. Tridhjetë
pako, në fakt janë 30 kg makarona, janë 30 kg oriz, janë 30 kg krip, janë 90
litra vaj, janë 30 kg leqe, janë qindra pashteta si dhe cik-cak pambuk! Janë 30
pasta dhëmbësh, shumë shampo, sapunë rrobash... Për Kurban Bajram në 30 pako më
së paku gjendn nja 300 kg mish kurbani! Paramendoni sikur këtë mish ta kishin të
varfërit! Do ta kishim një “mister korpulent” më pak dhe nja 30 të vafër të kënaqur
nga kjo ndihmë. E Agron Vojnika e trashë tezën “Më mirë Sokrat i vuajtur
se sa derr i pangopur”! Agron Vojnika është mik me babëzinë, prandaj e shfrytëzon
naivitetin e gazetarëve shqiptarë të Maqedonisë. I dërgon te pusi dhe u thotë
ajo që e shihni në syprinën e ujit ju takon ju, ndërsa ajo që e kam në gojë
ngelë për mua ! Mbaje Agron Vojnika. Trasheni edhe ju të BFI-së, sepse
edhe ashtu nuk ngeli esnaf pa ua nëpërkëmbur dinjitetin./fokusi/
Comments
Post a Comment