Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian: Donald Lu dhe Romana Vllahutin, kanë mbërritur në zyrën e Edi Ramës, fill pas largimit të Ilir Metës dhe delegacionit të LSI-së.
Takimet poi zhvillohen jashtë pjesëmarrjes së mediave, por siç mësohet kemi të bëjmë me përpjekje intensive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Këto takime bëhen një ditë pas takimit që Meta pati me kryedemokratin Basha.
P[as takimit të djeshëm ka pasur një telefonatë të tensionuar mes krerëve të mazhorancës: Edi Rama dhe Ilir Meta në telefon.
Në takimin e sotëm në Kryeministri, ku kreu i Kuvendit shkel pas shumëe kohësh, Meta shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i kabinentit Sokol Dërvishaj.
Nga ana tjetër Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi dhe Ministrat Saimir Tahiri e Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit nuk pati prononcime për mediat nga asnjëra palë.
Një ditë më parë, Basha dhe Meta zhilluan dje një takim përreth 120 minuta. Kryeparlamentari tha se kishte garantuar Bashën për miratimin e reformës në koherencë, me legjitimitet dhe integritet.
Ndërsa Basha e bëri të qartë se opozita nuk do tërhiqet nga kushti i saj për vendet e rezervuara, të pranuara nga i vetmi arbitër, Komisioni i Venecias.
Ilir Meta dhe Lulzim Basha u shprehën të gatshëm për tu takuar në çdo kohë për gjetjen e konsensusit për miraitmin në kohë të reformës.
Megjithatë, ky takim i së dielës mes të dyve prodhoi një dakordësi, atë të miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që lejon votimin dhe numërimin elektronik.
/tesheshi.com/
Comments
Post a Comment