Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker do ta presë sot ministren e parë të Skocisë, Nikolla Starxhen në Bruksel, ku ajo do të mbërrijë për ta mbrojtur vendin e Skocisë në Bashkimin Evropian edhe krahas Bregzitit, deklaroi zëdhënësja e administratës së Brukselit, Margaritis Shinas.
Takimi do të mbahet në orën 15 sipas Griniçit, precizoi Shinas në publikimin në Tuiter.
Starxhen sot pritet të bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe me liderët e grupeve politike.
As Shulci dhe as Junkeri nuk planifikojnë konferenca shtypi pas takimit, i cili do të mbahet pas tensioneve të mëdha në Britaninë e Madhe pas referendumit të enjten, kur britanikët votuan për dalje nga BE-ja.
Për të qëndruar në BE, u prononcuan 62 për qind e skocezëve.
Comments
Post a Comment