Komisioni për Politikë të Jashtme e Parlamentit të Gjermanisë në seancën e tij të 70-të të rregullt të përcaktuar për nesër do të debatojë për Maqedoninë, konfirmojnë për MIA nga sekretariati i Bundestagut.
Në sesionin e mbyllur për opinionin në orën 9 për gjendjen aktuale në Maqedoni do të debatohet në pikën e tretë.
Paraprakisht anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme do të debatojnë për pikat për gjendjen në Afrikë dhe marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ndërsa pas Maqedonisë do të debatojnë për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe vendet e tjera.
Zakonisht komisioni debaton pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të prezantojnë informata për gjendjen rreth pikave të rendit të ditës.
Debati i fundit për Maqedoninë në Bundestag ndodhi në mars të vitit të kaluar kur Komisioni debatoi rreth informatave të përgatitura nga i dërguari special i atëhershëm për Maqedoninë Ernst Rajhel. Sesionet e Komisionit për Politikë të Jashtme zhvillohen pa praninë e opinionit.
Comments
Post a Comment