Forcat policore
Maqedone të cilat në asnjë moment nuk patën mundësi të futen dhe të pushtojnë
fshatin Kondovë vite të tëra, Molla Sula i solli jo vetëm në Kondovë por edhe
në oborrin e xhamisë së Kondovës në njërën prej ditëve të xhuma me qëllim që të
mbjellin frik dhe josiguri tek Unë dhe xhemati i Xhamisë.
Shkruan: Saubi
ef. Zeqiri
U largova prej
Xhamisë së Kondovës nga Policia Maqedone të cilën e kishte sjellur Mulla Sula
Po e përjetoj këtë Ramazan larg shtëpisë, familjes, vendlindjes, atdheut, larg
xhamisë Hixhër të fsh. Kondovë-Shkup në të cilën vite të tëra shërbeva me plot
nderë dhe respekt. Po e bëjë këtë reagim nga Europa Skandinave si rezultat i
apetiteve të pangopura të Mulla Sulës i cili vetveten e ka vendos në shërbim të
të gjithëve, por jo edhe në shërbim të Hoxhallarëve dhe të së drejtës. Gjatë
tërë kohës që kam kryer këtë detyrë nuk kam pasur asnjë vërejtje të vogël sepse
në përpikshmëri kam respektuar Kushtetutën, Regulloren dhe aktet normative të
BFI-së. Gabimi im më i madh dhe i vetëm që unë kisha bërë sipas Tij ishte se
kam marrur pjesë me një ceremonial fetar kushtuar prindit të ndjerë të kolegut
tim Senad ef. Ramadanit. Që prej ditëve të para të veprimtarisë time fillova si
Imam, Hatib, Vaiz dhe Mualim duke kryer këtë obligim të shenjtë në shërbim të
Islamit e jo me qëllim të pasurimit tim në formën jolegale dhe jomorale siç po
e bënë Mulla Sula, dhe familja e Tij. Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj se jo
që Mulla Sula u brengos ndonjëherë që të përmirësoj dhe avansoj statusin tim si
Imam dhe kuadër i cili është shkolluar dhe edukuar brenda vendit pa asnjë
ndikim dhe ideologji nga jashtë. Ai përkundrazi, nuk qëndroi i qetë derisa më
largoi nga xhamia, për të instaluar një satelit-informator i cili ka shkollë të
mesme të Postës e jo shkollë adekuate fetare siç kam Unë. Alamet ma shumë në
BFI ka vlerë Postjeri sa Hoxha !!! Nga kjo del në Mejdan një e vërtetë e
pakontestueshme se për Sulejman Rexhepin është shumë normale keqpërdorimi i
Medresesë Isa Beu Shkup me xhudiste të klubit sportiv pjesë përbërëse e të
cilit është djali dhe mbesa e Tij, nuk është asgjë që djemtë e Tij të filmohen
me alkohol dhe lakuriq nëpër super sauna, nuk është asgjë keqpërdorimi i
kurbanave, mishit dhe lëkurave të tyre në dëmin e talebeve, nuk është asgjë
familjarizmi dhe nepotizmi i skajshëm që e ka bërë Mulla Sula në këto vatra
arsimore, nuk është asgjë që i njëjti të përcjellet me bodigarda dhe polici të
forcave Maqedone, nuk është asgjë të shkelen parimet fetare islame nga Ai,
familja e Tij dhe të tjerët të cilët po e ndihmojnë në zullum, ndërsa paska
qenë shumë problematike pjesëmarrja ime në një tubim të orgnënizuar nga familja
e kolegut tim e që ka qenë në pajtim me të gjitha parimet e pastra Islame. Pas
nëpërkëmbjes së parimeve fetare nga kreu i BFI dhe familja e Tij si ja mendojnë
ata vazhdimit të misionit në tubimin e Fitrave, Zeqatit, kurbanave dhe
kontributeve tjera fetare për "kinse institucionet
edukativo-arsimore"?!!! Çudi dhe habi e madhe!! Në xhumanë e parë
individët e keqpërdorur nga Mulla Sula konkretisht Orhan Saliu nga Saraji,
Mahmudrijad Haziri, pa mos harruar këtu edhe Nevzat Ametin nga Kondova i cili
nuk tregoi aspak sinqeriteti dhe korrektësi në misionin që kishte marr kundër
meje. Nga paraqitja e Tij përmes celularit thjesht kuptova se kishte marrur
rolin e një informatori sulesk të përcjellur përplot me intriga dhe djallëzi. I
mjeri Ai, përpos që është i pashkolluar sa duhet në mesin e xhematit njihet
shumë mirë se çfarë karakteri dhe morali posedon. Por sidoqoftë misioni i tyre
i errët dështoi për të më kumtuar vendimin se kinse jam i shkarkuar nga detyra
si Imam, fHatib, Vaiz dhe Mualim pa asnjë arsye dhe vërejtje, sepse ata hasën
në rezistencë të hapur nga Unë personalisht, xhemati dhe besimtarët. Që nga ajo
ditë Mulla Sula kishte pasur siklet të madh se si duhet vepruar në xhumanë e
ardhshme, andaj kishte zgjedhur faktorin policor me qëllim të tregoj karshi
xhematit se ai është i fuqishëm me shtet dhe pushtet. Alamet çfarë Patrioti
sllav!!! Forcat policore Maqedone të cilat në asnjë moment nuk patën mundësi të
futen dhe të pushtojnë fshatin Kondovë vite të tëra, Molla Sula i solli jo
vetëm në Kondovë por edhe në oborrin e xhamisë së Kondovës në njërën prej
ditëve të xhuma me qëllim që të mbjellin frik dhe josiguri tek Unë dhe xhemati
i Xhamisë. Mulla Sula e bëri të veten emëroi personin i cili nuk plotëson asnjë
kusht për të shërbyer në xhami, emëroi personin i cili si duket që moti ka
luajtur dhe do luaj rolin e informatorit dhe shërbëtorit të këtij zullumaqari e
assesi të kultivon jetën fetare brenda xhematit dhe besimtarëve. Kurse Unë si
Imam me moral të lartë dhe familje të pastër për hirë të mosshkaktimit të
gjakderdhjes dhe hasmërisë ndërmjet xhematit ia lashë këtë punë në dorë të
Lumit Allah, Ai dinë më së miri se si ia jep dënimin çdo zullumqari. Në fund
kam një mesazh per zotëri Mullain, vepro çka të duash, bën zullum sa të duash,
keqpërdor, diskredito dhe nënçmo sa të duash Hoxhallarë dhe njerëz të
devotshëm, mirëpo një gjë të kesh parasysh dhe jam i sigurt se aq përfundim të
kobshëm do të kesh ti dhe zullumqarët afër teje saqë do t’i vije gjunah prej
juve çdo krijese të tokës dhe qiellit.
Comments
Post a Comment