Në adresë të NISMËS për reforma në BFI nuk ka ditë
që nuk vijnë informacione të ndryshme. Më interesante janë ato informacione që
vijnë nga vetë strukturat e BFI-së apo që i përcjellin përmes formave të
ndryshme. Si duket kupa e haramit është mbushur
Skruan Haxhi Isa Xhaviti
Edhe në Maqedoni janë shtuar "Qytetarët
digjital"! Çdo ditë raportojnë dhe përcjellin informacione nga më
interesantet, të clat, mbi të gjitha flasin se diçka nuk po ecin mirë punët në
BFI. Është shumë e rëndë për t'i publikuar ato informta dhe deklarata të
"qytetarit digjital", por, pse jo, është mirë t'i bëhet me dije Mulla
Sulës se, kupa e tij tashmë është stërmbushur me hara dhe se gjithandej po i
rrjedh curril. Të gjithë flasin njëri kundër tjetrit dhe, në mënyrë indirekte
ia zbulojnë marifetlliqet Mulla Sulës. Për shembull dy nga "lojtarët
kyç" të Mulla Sulës, Muamer Veseli nuk flet me sekretarin e përgjithshëm,
Irsal Jakupin, madje i pari i është kërcënuar që, sikur edhe vetëm ta
përshëndesë qoftë kjo edhe islamikisht, i dyti do të hajë grusht hundve. Ali
Baragoni flet me ëndje për të gjithë të punësuarit në BFI dhe thotë se i ka që
të gjithë në grusht ngase di për seilin sa ka vjedhë (nga kjo nënkuptohet se në
BFI punojnë hajdutë dhe jo teologë e njerëz të ndershëm). Muaz Agushi flet për
Baragonin si për një njeri të çmendur, kurse Jusuf Zimeri flet për të gjithë,
madje thotë se për secilin mbanë dosje me shënime të veçanta. Më me pa përtesë
flet kundër dekanit Fahredin Ebibit, për të cilin ka konsideratë si për një
njeri diletant që shet hadithologji nga Kajro! Në mesin e të punësuarve në
Medrese ekzistojnë fraksione të tmerrshme sa, thuhet veçsa nuk kanë krisur
grushtat. Hiç më mirë nuk është as raporti i Rexhep Ziberit me myftiun Rexhep
Jusufin, të cilit ia kanë shtuar zullumin deri sa nuk do t'ia lëshojë postin e
myftiut Rexhep Ziberit. Arkatari, Shaban Ramani flet kundër "boss"-it
të tij Azim Eminovskit kurse ky flet kundër Mustafa Dautit dhe Rexhep Ziberit
si lavatriçe të parave të pista të Sulejman Rexhepit. Të gjithë flasin kundër
Mustafa Dautit, si për një matrapaz dhe hajn të paparë dhe të gjithë habiten se
çka e lidhë Mulla Sulën me te, kurse Azim Eminovski thotë se i lidhë vetëm
xhirollogaria e Organizatës Humanitare "Hilal" të cilën e kontrollojnë
vetëm këta dy. Po ashtu, të gjithë habiten se çka është ajo që e lidhë Mulla
Sulën me Rexhep Ziberin, kurse për këtë Driton Dikena thotë se i lidhë
xhirollogaria e Shoqatës Ilmije që është një burim i mirë për xhepat e Rexhepit
dhe të Mulla Sulës. Avni Halimi, shef i dikurshëm në kabinetin e kulturës, mezi
pret që ta eliminojë nga posti i shefit Muzemil Osmanin dhe në këtë drejtim
punon me një xhelozi të sëmurë, kurse Agim Mehmeti gjallë është i interesuar
(madje edhe i përgjuar tek flet me Mulla Sulën) për ta eliminuar Avni Halimin
nga "Hëna e Re"! Muzemil Osmani mundohet ta minimizojë rolin që Mulla
Sula ua ka besuar Irsal Jakupit dhe Muamer Veselit, kurse këta dy e
shantazhojnë Mulla Sulën duke e detyruar që ta shajë e ta ofendojë shefin e vet
nëpër ndeja të ndryshme. Qufli Osmani thërret në ruajtje dhe kujdes prej Nizam
Reshitit kurse ky është shumë i lumtur që ka mundësi për ta spiunuar BFI-në në
organet përkatëse të Turqisë. "Mister korpulenti" për të cilin këto
ditë u publikua një viedeo-përgjim derisa përqafohet e puthet me një femër
topolake korridoreve të BFI-së, reagon duke ofruar informata të tjera për
"mister korpulentin" për të cilin thotë se mund të jenë familjarë të
Mulla Sulës të cilët kanë pasur mundësi të sjellin femra në kabinetin e reisit.
Milazim Dibrani flet kundër shoferit, mikut të Mulla Sulës, Sabriut kurse ky
flet kundër rojeve duke i akuzuar si dhënës të informacioneve për ndodhitë
brenda mureve të BFI-së. Myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu flet kundër
kolegëve të vet të clët tashmë ia kanë uzurpuar Reisin, kurse Myftiu i Ohrit
kërkon që nën juridiksionin e tij ta përfshij Myftininë e Manastirit, të
Resnjes dhe të Strugës, të cilat po udhëhiqen, fatkeqësisht, nga njerëz të
afërt me shërbimet sekrete maqedonase. Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, flet
kundër Muftiut të Tetovës, Qani Nesimit, për të cilin thotë se ka marrur detyrë
që, dal nga dal, ta kthej Sulejman Rexhepin kah "kibla" e vërtetë,
kah Lëvizja "BESA", kurse, Qani Nsimi është duke krijuar celula të
cilat do t'ia kallin datën Shaqir efendiut dhe në vend të tij ta sjellin myfti
vijën turke, Irsal Jakupin. Personeli akademik në FSHI tallet me
"kapacitetin akademik" të Mulla Sulës të cilin e quajnë "hajni i
trofeve akademikë", "manjaku i dekoratave"... Ja pra, kështu do
të ndodhë në secilin mjedis sa herë që do të mbushet kupa me haram. Sipas
informatave të "qytetarëve digjital" të BFI-së të gjithë të
punësuarit në këtë Institucion veprojnë duke e shantazhuar njëri-tjetrin, sepse
e kanë parë që kjo metodë funksionon shumë mirë. Mulla Sula në krye të BFI-së
po qëndron duke i shantazhuar të gjithë, kështu që të gjithë po rrinë nëpër
vendet e veta duke shantazhuar njëri-tjetrin. Kurse Mulla Sula po lutet "Zgjate
Zot dhe bëje sa më llugë!" Ndërkohë që, nuk ka ditë që, të gjithë këta të
punësuar nuk evokojnë kujtime nga bashkëpunimi me Sekretarin Gjeneral, me Afrim
ef. Tahirin, për të cilin thonë se ka qenë autoritet i paparë në historinë e
BFI-së dhe se në kohën e tij BFI ka lulëzuar duke i bërë krenar të gjithë
myslimanët e vendit. NISMA për reforma në BFI intensivisht është duke punuar
rreth Platformës së vet e cila shumë shpejt do të gjejë zbatim në mbarë BFI-në,
në organet dhe në institucionet e saj. Ky është i vetmi shpëtim i BFI-së që
tashmë ka degraduar si mos më keq.
Comments
Post a Comment