Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ka demantuar se partia e tij frikohet nga zgjedhjet e parakohshme. Në intervistën e dhënë për emisionin “360 shkallë” në Alsat-M, Zaev ka thënë se LSDM vetëm insiston për përmbushje të kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, para mbajtjes së tyre. Si temin të parë të mundshëm për zgjedhjet ai e ka përmendur 30 tetorin, por edhe 6 nëntorin, transmeton Gazeta Lajm. Zaev megjithatë kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të mos jetë fikse, por e kushtëzuar. “Mund t’i caktojmë zgjedhjet për 6 nëntor ose për 30 tetor. Nëse përmbushja e obligimeve vonohet për dy javë, atëherë edhe data e zgjedhjeve të shtyhet për dy javë”, propozon Zaev.
Siç transmeton gazeta Lajm, Zaev ka shprehur fjalë të rënda në llogari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Sjellja e kryetarit të BDI-së, zotëriut Artan Grubi, respektivisht e BDI-së në përgjithësi është e palogjikshme”, ka theksuar Zaev.
Në këtë emision Zaev është pyetur edhe nëse ndonjëherë ka shfrytëzuar këshillat e fallxhoreve, gjatë sjelljes së vendimeve. “Phu, phu, qoftë larg”, është përgjigjur shkurt Zaev. Paralajmërimin e kësaj interviste mund ta përcillni në videon në linkun më poshtë.
LINKU: https://www.facebook.com/360stepeni/videos/826611580806374/
Comments
Post a Comment