Shkruan : Miat Sadiku
Teksa po degjoja refrenin e asaj këngës së bukur të Rozana Radit :”O sa mirë me ken shqipëtar”, humorin ma prishi spikerja e lajmeve që po këndonte datat e mbajtjes së testimit ekstern, pastaj vijuan edhe prononcimet e pa definuara të zyrtarëve, që s’i kuptova a ishin pro apo kundër testimit ekstern?!
Të debatuarit lidhur me çështjen e testimit në fjalë barrt me vete rrezikun e njollosjes për të qënit kundër cilësisë në arsim, për arkaik apo nostalgjik për arsimin dikurë. Thua se na mbyti cilësia e arsimit të sotëm, me masat vend e pa vend, që i bëjnë zyrtarët aktual, që vetëm i Madhi Zot e di se ku u “arsimuan kaq ters” për t’i zbatuar përvojat e tyre hallucinative në kurriz të fëmijëve tanë.
T’i kthehem prapë asaj këngës së Rozanës, sepse e pëlqej këtë këngë po aq sa dëshiroj ta pëlqejnë edhe nxënësit shkollën.
Është qershor dhe në kushte të një normaliteti, fëmijët do duhej të këndonin, ta zëmë “O sa mirë me ken shkollarë”, por jam i sigurtë që as nga goja e as nga zemrat e tyre të njoma nuk del ky tingull. Ngazëllimit të tyre të fundvitit shkollorë i’a ka zënë vendin ankthi dhe frika se në ç’lëndë do testohen, dhe kur do bëhen makthi i tyre ato qindra pyetjet e testit pas nëntë muajve vajtje ardhje në shkollë me çantat e rrënda sa një thes çimentoje.
Meqënëse nuk jam profesionist, mund të shpreh vetëm përshtypjet e mija si dhe dyshimin që ky far lloj testimi mund të sjell ndonjë vlerë të dobishme për nxënësit.
Besoj që çdo i rritur që ka kaluar teste të ndryshme në jetë, bie fjala testin e lejes për vozitje, apo provimet në univesitet e di sa shumë stres zakonisht shkaktojnë aktet e tilla. Nisur nga kjo, vetëm mund të imagjinohet sa herë më shqetësues duhet të jetë kalimi i një fëmije nëpër sprova e testime të tilla. Shtuar kësaj edhe faktin që moshat e reja që i nënshtrohen këtij proçesi janë individë ende në formim e sipër, pasojat evetuale sigurisht që do lënë gjurmë në zhvillimin e mëtejmë të personalitetit të tyre. Ajo që vërehet, edhe pse nuk më ka rrënë në dorë ndonjë studim, është një lloj rrefuzimi i dukshëm, për mos t’a quajtur urrejte, e shumicës së nxënësve ndaj shkollës. Se pse ndodh ky fenomen, sigurisht duhet mendim meritor i kompetentëve edhepse edhe jokompetentët e kanë të qartë që testimet mekanike, virtuale, online, interne apo eksterne nuk mund të jenë zëvendësim i qasjes pedagogjike dhe metodike reale e të përshtatura nevojës së kohës, që njëkohësisht mbajnë llogari për domosdoshmërinë dhe mundësitë e nxënësve për të nxënë dituri por edhe për t’u lejuar të shijojnë fëmijërinë e tyre.
Unë për vete kundër testimit jam dhe i mirëkuptoj ata të cilëve ky tekst i shkurtë mund t’ju duket shumë i butë duke pasur parasyshë ndikimin e vrazhdë që shkaktojnë politikat arsimore të “bilmezëve me dhe pa brekë” por sharjet banale nuk lejohen në tema që lidhen me arsimin, apo jo?! Ah testimi nanën …..!!
Comments
Post a Comment