Dje mbrëma rreth orës 19:30, në zonën e fshatit Merdita të Gostivarit, në afërsi të objektit hotelierik “Panorama” është prishur rendi dhe qetësia publike, pasi ka shpërthyer një rrahje mes disa personave, transmeton TetovSot.
Sipas policia në përleshje janë përfshin: H.P. (49) H.P. (29) V.P (22) dhe H.P. (24) dhe nga ana tjetër A.L (33), H.L (20) dhe S.A (37).
Pjesëmarrësit në rrahje, të gjithë nga Merdita, me përjashtim të S.A nga Vranjovci, shkëmbyen shumë grushta, në të cilën kanë ndërhyr mysafirët nga objekti aty pranë objektit dhe i kanë ndarë.
Shpejt, policia e Gostivar i ka arrestuar katër personat e involvuar në rrahje.
Policia e Gostivarit po punon në sqarimin e plotë të rrahjet.
Comments
Post a Comment