Skip to main content

E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës

Intervistë me H. Ibrahim ef. Shabanin, Kryetar i NISMËS për reforma në BFI të RM
E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës
Në fillim të muajit të Ramazanit, gjatë një konference për shtyp me rastin e këtij Muaji të shenjtë, Kryetari i NISMËS për reforma në BFI të RM-së, H. Ibrahim ef. Shabani, para përfaqësuesve të mediave shpalosi edhe Platformën e kësaj lëvizje me ç’rast u shënua njëvjetori i kësaj NISME. Së këndejmi, rreth këtij dokumenti si dhe rreth shumë çështje të tjera aktuale, biseduam pikërisht me efendi Shabanin.
Z. Kryetar, një vit më parë ju u akuzuat se i bëtë “puç” BFI-së! Në krye të vitit ju zbardhni Platformën e veprimit tuaj?
Fillimisht, ju përshëndes për guximin për të zhvilluar bisedë me cilindo nga ne të Nismës, sepse, sapo të publikohet kjo intervistë do të sulmoheni nga Mulla Sula dhe marionetat e tij të frikësuar deri në palc nga e vërteta. Menjëherë do t’i shprehin përpjekjet për t’u korruptuar, ose për t’u manipuluar me truqet e tyre tashmë të pashitura, ose për t’u kërcënuar. Kështu bëjnë gjithandej mediave shqipe. Me këtë gjest, në fakt, janë duke i irituar të gjithë, sepse mediat janë për debat dhe jo për shitje trimërie. Mulla Sula dhe këlyshët e tij asnjëherë nuk reagojnë, nuk luten apo nuk kërkojnë nga ndonjë media që ta pengojnë botimin e ndonjë informacioni kontravers, jo të mirë e të dobishme për çështjen tonë kombëtare apo fetare. Por, thjesht, atyre ju djeg dhe i përvëlon vetëm e vërteta jonë e pamohueshme dhe e pathyeshme. Platformën tonë, si dokument të NISMËS e publikuam në krye të vitit të lëvizjes sonë pikërisht për ta zbardhur këtë frikë të Mulla Sulës i cili po e shterr arkën e BFI-së duke na luftuar vetëm përmes bllokimit të së vërtetës që po del nga ana jonë. Ne, ç’është e vërteta, që nga dita e parë kemi vepruar në bazë të këtij Dokumenti. Fillimisht e kemi sensibilizuar opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar për faktin se diçka e tmerrshme tash e sa kohë po ndodhë në BFI. Këtë e kemi bërë më tepër përmes kontakteve tona, me faktorë të ndryshëm, me instanca relevante kombëtare e ndërkombëtare. Duke e ditur se çfarë presioni ju bënte mediave shqiptare Mulla Sula, nuk kemi dashur që t’ua shtojmë edhe ne këtë presion mediave, prandaj kemi zgjedhur veprimin tjetër, kontakte të drejtpërdrejta dhe hyrje ballëlartë në çdo shtëpi myslimane ku me fakte e argumente, me letra e me dokumente i kemi bindur për angazhimin tonë të bazuar në këtë Platformë. Shikoni se çka është në gjendje të bëjë kundër të gjithë atyreve që fascinohen nga përpjekjet tona shumë të sinqerta! Jo pak teologë e hoxhallarë i ka dëbuar nga puna pikërisht sepse para xhematit të tyre e kanë shpalosur të vërtetën tonë. Jo pak intelektualë të rinjë që nuk manipulohen me truqet e dobëta të Mulla Sulës, i ka larguar nga puna duke i zëvendësuar ata ose me hoxhallarë të pensionuar ose me “teologë” të padiplomuar të cilët, si të ngratë që kanë ngelur, më lehtësi do të pranojnë çdo urdhër të korruptuar e të kriminalizuar të uzurpatorit të postit Reisul Ulema, Mulla Sulës.
Çka është ky dokument? Me sa e kemi lexuar atakon edhe Kushtetutën aktuale të BFI-së?
Platforma e NISMËS për reforma në BFI, në fakt është një dokument i formësuar nga angazhimi dhe përpjekja jonë permanente për ta vetëdijësuar dhe bllokuar Mulla Sulën nga ataku permanent që ia bënte të gjithë akteve dhe dispozitave kushtetuese të BFI-së. Pra, reflekton përpjekjen tonë të parreshtur për ta bllokuar një të babzitur i cili nuk po ngopej së vjedhuri, së kriminalizuari, së korruptuari, së familjarizuari të çdo segmenti të BFI-së. Platforma jonë e nënvizon këtë arsye të hartimit të saj, madje e nënvizon edhe synimin dhe qëllimin tonë. Synojmë që t’i zhbëjmë të gjithë këto dukuri të tmerrshme që fatkeqësisht tashmë kanë lëshuar rrënjë në BFI dhe, qëllimi ynë është që t’i kthejmë atë famë që e kishte dikur, atë respekt të cilin ia shprehte, madje edhe ideologjia më barbare antiislame, komunizmi. BFI-ja kurrë nuk ka qenë më keq, kurrë brenda vetes nuk ka pasur kaq shumë hajna, kaq shumë njerëz të kriminalizuar, në BFI kurrë nuk janë ekspozuar si në tezga kastravecash armët e kalibrit të ndryshëm, vetëm e vetëm që të krijojnë përshtypjen se kjo garniturë është “shpëtimi i islamit”, e që në fakt po e vrasin çdo ditë e më shumë. Në BFI asnjëherë më parë nuk ka pasur keqpërdorim të fitrit e zeqatit siç ka sot, kurrë nuk është bërë tjetërsimi i pronës dhe vakëfit siç bëhet sot. Ju kujtohet djemtë tanë (Skënder ef. Buzaku dhe Ismet ef. Bytyqi) kur u dënuan sepse me forcë e ritkhyen vakëfin tonë? E pra, pikërisht ata dy djemë janë suspenduar nga Mulla Sula. Vakëfi është pronë e Mulla Sulës, të tjerët nuk guxojnë të përzihen sepse sakaq do t’ua shajë nënat dhe gratë, por ama nga biruca e miut e jo nga vendi ku në mënyrë qyqare e kërkon mejdanin. Po, është e vërtetë, Platforma kërkon supsendimin e Mulla Sulës si dhe të të gjitha akteve dhe vendimeve që i ka sjellë ai që nga momenti kur e ka uzurpuar postin e Reisit. Një ditë, (kemi shpresën se kjo ditë është shumë e shpejtë) ai do të përgjigjet për këto sjellje dhe veprime, por edhe miratuesit e tjerë që “i kanë duartrokitur” këtij shkelësi të normave islame, si dikur lojalistët Eskobares! Kur të goditet kreu, do të rrokullisen të gjithë këlyshët!
Dhe do të krijohen kushtet për ndryshime më të lehta kushtetuese?!
Ju mund të flisni kështu sepse asnjëherë nuk keni qenë në brendi të problemeve! Për shembull, Kushtetutën e fundit të BFI-së Mulla Sula e ka shkelur me qindra herë dhe, sa herë që e bënte këtë ne ragonim, ndërsa ai përgjigjej “po e bëj për të mirën tonë”! Jo për të mirën e myslimanëve apo të islamit të vendit por, thjesht, “për të mirën tonë” si grup që ishim. Natyrisht, ne asnjëherë nuk ia pranuam këtë të mirë të tij të shëmtuar, kriminalizuese, por gjithnjë kemi reaguar dhe, së fundmi, reagimi ynë mori përmasa edhe më të gjëra. Pra, ajo praktikë e tmerrshme duhet të eliminohet dhe kjo eliminohet vetëm duke i eliminuar ato akte normative që Mulla Sula i instalonte “për të mirën tonë”! Ne, si gjeneratë e re, si teologë të përgatitur për t’u përballur me sfida bashkëkohore, nuk mund të pajtohemi me një koncept të organizimit të jetës fetare, i cili nuk mund të jetë më i gjërë se sa prej kasës së BFI-së e në xhep të Mulla Sulës, i cili nuk parasheh kuadër të fortë e të respektuar por kuadër të kriminalizuar e të pamoralshëm; nuk mund të pajtohemi me konceptin e Mulla Sulës i cili BFI-në e koncepton si firmë personale të kreut dhe si vendpunësim i të gjithë pjesëtarëve të familjes. Le ta gjejë Mulla Sula qoftë vetëm një anëtarë të familjes të punësuar nga radhët e grupit të NISMËS! BFI-ja nuk guxon të konceptohet si “seli” e paprekshme e “Eskobarit” të myslimanëve të Maqedonisë, apo siç e përshkruan CNN-i amerikan si “El Bagdad”! Prandaj, jo rastësisht sot BFI-ja ka ngelur e vetmuar dhe e papërkrahur prej asnjë nga miqtë ndërkombëtarë që i kishte dikur. BFI-ja sot është “Shtëpia e turpit” për myslimanët e vendit. Kjo është shumë e dhimbshme, edhe më e dhimbshme se ndryshimi që duhet t’i bëhet “kushtetutës” së Mulla Sulës.
Krijohet përshtypja se, me këtë angazhim tuajin ju po demonstroni një “rrebelim” të kotë, sepse Mulla Sula gëzon përkrahjen e të gjitha organeve të BFI-së?
Kush nuk e përkrah atë menjëherë suspendohet nga puna! Ne, të gjithëve ua kemi bërë të qartë se kush është Mulla Sula. Detyrën tonë kolegjiale shumë islamike e kemi kryer ndaj tyre, me shumë fakte e dokumente ua klemi bërë të qartë se rreth cilit “mullar” po sillen. Ata nuk janë të vegjël, le ta mbajnë peshën e përgjegjësisë! Shumë shpejt, do të detyurohen që kokëulur të kërkojnë falje publike për qëndrimet e tyre aq të manipulueshme. Sidoqoftë, kjo është edhe një dëshmi se BFI-ja është shndërruar në një “institucion” interesash personale dhe, ato interesa personale nuk mund të plotësohen nëse nuk janë në përputhje me interesin personal të kryeinteresxhiut, Mulla Sulës! Fatmirësisht, edhe vetë këta “marioneta” të Mulla Sulës kanë filluar të kuptojnë se po ngelin të vetmuar ditë e më shumë.
Si?
Po ja, gjatë lëvizjeve tona, gjatë kontakteve tona, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, si me xhematë të rëndomtë ashtu edhe me faktorë me relevancë, shohim që nuk flitet asgjë tjetër përveçse për të bëmat, për skandalet dhe për veprimet e kriminalizuara të Mulla Sulës. E kemi të pamundur që të flasim eskluzivisht për vizionet e reja, të gjithë kërkojnë që fillimisht të luftohet dhe të zhbëhet ky koncept idiotik i uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë dhe pastaj të flitet për mundësi të reja. Dhe, pikërisht kjo po ndodhë. Jeni dëshmitarë që, sot nuk ka ditë që nuk publikohet një shkrim, një skandal, një fakt, një argument kundër Mulla Sulës. Këtë trysni e kanë edhe disa “myfti”, e kanë edhe disa intelektualë, e kanë medresantët, studentët! A e dini ju që, Mulla Sula ka hartuar listë emrash medresantë e studentë që ose të pendohen për ndonjë fjalë të mirë që e kanë folur për ne, ose do të përballen me largim nga shkolla e fakulteti! Ka studentë që u kushtëzohet dhënia e diplomës me një deklaratë kundër nesh! Po pse Mulla Sula ka zgjedhur këtë “debat” kaq qyqare? Tashmë e kanë të qartë të gjithë studentët, të gjithë nxënësit dhe profesorët e tyre se kush është Mulla Sula dhe cila është strategjia e tij qyqare.
Nga BFI-ja, pati një reagim të kontrolluar kundër Platformës suaj! Ju akuzuan si shkatërrues të islamit që gjithnjë nxjerrin kokë në fillim të Ramazanit, atëherë kur realizohet grumbullimi i aksioneve finansiare të jetës fetare islame në vend?
Unë dhe shokët e mi, që nga aktivitetet tona të para fetare islame, që nga kryerja e shkollave të mesme dhe, që nga kryerja e fakulteteve, gjithnjë kemi qenë nëpër pozicione për të apeluar sa më shumë dhe për të dalur sa më të suksesshëm në këto aksione për të cilat flisni ju. Kurrë nuk mund të dalë qoftë një fakt, apo një dokument që mund të flasë se ne paskemi qenë shkatërrues të jetës fetare. Ta luftosh të keqen do të thotë të lartësosh devotshmërinë tënde. T’i luftosh dukuritë negative dhe shkaktarët e tyre do të thotë se je për një avansim dhe profesionalizim të jetës së mirëfilltë, në këtë rast, fetare islame. Në fakt, ne po e luftojmë nepotizmin dhe kriminalizimin që e ka instaluar dhe që po e zhvillon për momentin Mulla Sula. Po kush është ai i çmendur që mendon se ta luftosh kryebanditin do të thotë të luftosh islamin! Këtë mund ta thotë vetëm ndonjë superinjorant, superxhahil! Ne, ja, së fundmi edhe me dokument konkret, edhe me Platformë po dëshmojmë se, po e luftojmë vetëm të keqen, vetëm atë të keqë që i ka dalur përpara jetës së mirëfilltë islame dhe, duke e luftuar këtë dukuri të ulët ne në fakt po dëshmojmë se jemi për avansimin e jetës fetare islame. Kjo nuk mund të bëhet me banda e me kriminelë, nuk mund të bëhet me hajna e me pjesëtarë të familjes të instaluar në çdo segment te rëndësishëm të jetës fetare prej nga mund të kontrollohet gjithçka dhe të orientohet çdo gjë në një xhep personal.
Në ç’përkrahje ka hasur Platforma juaj?
Ne tashmë e kemi shpërndarë me të madhe, me mijëra kopje, nuk ka ngelur vend me relevancë pa u dorëzuar ky Dokument. E themi me plotë gojë se, përkrahja është e hatashme. Nuk ka subjekt ndërkombëtar që nuk na ka përgëzuar për këtë angazhim tonin. Nuk ka subjekt që tashmë nuk e ka të qartë angazhimin tonë të sinqertë dhe lojën e dobët të Mulla Sulës. Dokumentin tonë e kanë lexuar edhe faktorët me relevancë në vendet tona etnike, në Turqi, në shtetet arabe, në diasporë, dhe nga gjithandej na vijnë përgëzimet dhe përkrahjet e parezervë. Natyrisht, kjo përkrahje nuk do të na entuziazmojë e të na nxjerrë nga vijat tashmë të paraparë në Platformën tonë. Do të veprojmë qetë, guximshëm dhe deri në fund. Sepse, për një gjë jemi të bindur: e vërteta gjithnjë ngadhnjen, kështu thonë mësimet dhe porositë e shenjta islame, kurse kësaj radhe e vërteta është në anën tonë!
Dhe, cila është kjo e vërtetë?
E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës! Lemeria e tij nga e vërteta jonë, po na motivon që ne të jemi të qetë dhe të veprojmë në mënyrë sa më racionale. Ne po e luftojmë kriminalizimin e BFI-së, ne po e luftojmë banditizmin e BFI-së, ne po e luftojmë kusarizimin e BFI-së, ne po e luftojmë nepotizmin, vjedhjen, zhvatjen, tjetërsimin e vakëfit, nëpërkëmbjen e kontributeve fetare islame, hedhjen në plehëra të dhjetra ton lëkurave që i donojnë myslimanët tanë për jetën fetare islame në vend, ne po e luftojmë linkun e instaluar BFI-shërbime sekrete, ne po e luftojmë korrupsionin në BFI, për të cilin tashmë ka folur edhe CNN-i amerikan, ne po e luftojmë praktikën e ftohjes së marëdhënieve me miqt tanë ndërkombëtarë dhe, krejt këtë luftë, ne po e bëjmë për të mirën e jetës islame si dhe për të mirën e myslimanëve të vendit. Dhe, Mulla Sula me marionetat e veta po e lufton pikërisht këtë të vërtetë, të cilën ne po e nxjerrim në opinion të shoqëruar me fakte, argumente e dokumente!
Dikur Maqedonia llogaritej “Meke” e Ballkanit, me myslimanë të devotshëm dhe të pakrahasueshëm me myslimanët e shteteve tjera përreth. Kjo e vërtetë jo një herë ka dalur edhe nga goja e vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili sot akuzohet si asnjë prijës fetar në historinë e këtyre viseve ballkanike dhe më gjërë. Si mundet që myslimanët e devotshëm të prihen nga një prijës kontravers?
Është i saktë konstatimi i juaj! Historia e shteteve ballkanike dhe më gjërë nuk njeh ndonjë prijës fetar, të asnjë feje, kaq të përfolur për të keq se sa Sulejman Rexhepi. Ky emër tashmë është bërë sinonim i së keqes, sinonim i nepotizmit, i korrupsionit, i vjedhjes, i kriminalizimit, sinonim i djallëzisë. Nuk di nëse Mulla Sula është një mallkim për myslimanët e vendit, apo një sprovë e trishtë që i motivon myslimanët e vendit të forcojnë edhe më tej devotshmërinë e tyre para kësaj të keqe që shpërfaqet si mallkim për ta. Ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh i tyre se po “udhëhiqen” nga një njeri me karakteristikat e një banditi, bashkangjitja gjithnjë e më e madhe drejt lëvizjes që po i lufton të gjitha pasojat e sjellljeve banditeske, në fakt flet për devotshmërinë e tyre të theksuar dhe tashmë të njohur botërisht. Kjo devotshmëri patjetër duhet të sjellë në jetë një Institucion të sinqertë, të përkushtuar dhe ballë të gjitha proceseve të avansimit të jetës fetare islame në vend. Për momentin jemi si mos më keq: të turpëruar, të përfolur e të zhvatur deri në palc. Kemi besimin e patundur se shumë shpejt gjërat do të rrjedhin nga e mbara dhe se myslimanëve të vendit do t’u kthehet dinjiteti dhe ai respekt historik që e kishin deri në çastin e djallosjes së BFI-së nga ana e Mulla Sulës. Nuk ka kryetar në rajon, nuk ka prijës fetar që ka abuzuar me devotshmërinë e popullit të vet se sa Mulla Sula. Zullumi i tij gati ka prekur në kockë të popullit. I shkreti Ai…

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/