Skip to main content

Vetë Vendos!

Shkruan: Orhan Ibrahimi
Është për analizë të thellë fenomeni i mbështetjes dhe animi gati në mënyrë absolute i shqiptarëve nën Maqedoni për Lëvizjen Vëtëvendosje si subjekt politik në Kosovë.
Pse mendojnë ashtu, pse ky anim dhe kjo mbështetje?!
Po të njejtit shqiptarë (me shumicë) kur është çështja të Vetë Vendosin për veten e tyre, për to vendos tjetërkush!
Për to vendos kojshiu, sepse ai (kojshiu) e ka vajzën të diplomuar dhe ajo gjendet e para në listën për punësim tek filan dega e BDI-së; vendos kryeplaku i fshatit, post që i ka dhuruar shteti që nga koha e komunizmit dhe vazhdon ta mbajë për dekada të tëra përshkak “lojalitetit”, “besnikërisë” dhe “vigjilencës” së lartë shtetërore; vendos drejtori i shkollës duke i bërë rresht dhe gaditu gati tërë stafin mësimdhënës, duke i shndërruar në maqineri propaganduese dhe votuese për BDI-në; vendos kusherini në emër të 40 shtëpive të farefisit të tij, se djalin duhet ta bëje shef policie, drejtor klinike, udheheqës digaseteri, kryeshef, kurse, po ato 40 shtëpi, i kanë edhe mbi 50 djemë e vajza për t’u punësuar, por ai i “përzgjedhuri” duhet patjetër të avancohet, sespe ai jarani që do të rregullonte këtë zotim ështe kryetar komune, ministër apo i madh në BDI; vendos një prind, në emër të një lagje, sepse ai e ka djalin në burg, Qeveria dhe ministri i BDI-së që ia kanë arrestuar djalin, tani i kanë premtuar se do ta lirojnë nga burgu; vendosin lekët, lekë të plaçkitura në forma të ndryshme me reket, mito dhe haraç që i bëhet shqiptarëve, e që një ditë para votimit, strukturat kriminele të BDI-së i blejnë votat e shqiptarëvë; vendosin parti politike të themeluara nga qendra të ndryshme antishqiptare me misione mirë të përcaktuara; vendosin parti të themeluara për një përdorim dhe për një destinacion; vendosin komunistë, dallaveraxhinj, dilinxhinj, mashtrues, falcifikatorë diplomash të shndërruar në “intelektual”, “opinionistë”, “ekspertë” dhe “analist.”; vendosin “reformatorë” të vetëshpallur që antivlerën e shesin si vlerë, që hajninë e shesin si zhdërvjellësi, që pisllukun e shesin si pastërti morale, që përkushtimin për ti mbrojtur institucionet ku planifikohet dhe urdhërohet e keqja mbi shqiptarët e shesin si atdhetarizm, që ikjen dhe frigën e shesin si guxim dhe trimëri; vendosin mekanzmat shtetërore sllave që thellë i kanë duart të zhitura në organizimet dhe shoqërinë shqiptare.
Për to, pra për shqiptarët nën Maqedoni vendosin edhe dhjetre e dhjetra faktorë të tjerë që e zgjasin hegjemoninë sllave, duke e lënë Maqedoninë (shtet me përbërje etnike heterogjene, mbi 40% janë shqiptarë) si shtetin e vetëm në Europ, pa mekanizma juridiko-kushtetues që mbrojnë, ruajnë dhe garantojnë vendimarrjen politike koncesuale, mirëqenien dhe barazinë ekonomike. Ato ndërtojnë Shkupin 2014, për ta deshqiptarizuar atë, stimulojnë në mënyrë istitucinale egzodusin e shqiptarëve (sipas Bankës Botërore prej vitit 2002, janë larguar nga Maqedonia 350000 qytetarë me mbi 90% shqiptarë), ndërrmarin ekspedita policoro-ushtarake mbi shqiptarët në emër të terorizmit radikal islamist, realizojnë procese të montuara gjyqësore me motivacione antishqiptare.
Shtrohet pyetje shumë e thjeshtë logjike: po pse shqiptarët nën Maqedoni janë të lidhur aq shumë me termin “Vetëvendosje”, si kategori politike?
Shqiptarët nën Maqedoni thellë në subkoshiencën e tyre e ndjejnë dhe e dinë se me Vetëvendosje nënkuptohet Liria që i mohohet atyre.
Vetëvendosje në fakt është vetorganizim, rrezistencë ndaj padrejtësive, refuzim dhe vetëdije politike, është djersë, mund, sakrificë dhe flijim, është proces i natyrshëm dhe vazhdimsi në veprim i aspiratava për liri, barazi, drejtësi dhe mirqenie.
Për të ardhmen dhe perspektivën e rinisë shqiptare, për shpresën e të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë, për ëndrrën e fëmijve tonë.
Ti shqiptar, nën Maqedoni, mos lejo që në emrin tënd të vendosin të tjerët.
Rruga e Vetëvendosjes është rrugë njëkahëshe, rruga e realizimit përfundimtar të saj ështe proces i pandalshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/