Ministria e Arsimit do të iniciojë revizion të plotë në Universitetin e Tetovës. Siç mëson INA, ministrja Renata Deskoska ka bërë të ditur se do të synojë rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe distancimin e universiteteve nga ndikimet politike. Një nga hapat e parë do të jetë anulimi i studimeve të disperzuara të universiteteve shtetërore nëpër vendbanime të ndryshme.
Ndërsa revizioni do të ketë për qëllim nxjerrjen e një pasqyre për funksionimin e universiteteve, duke nisur nga udhëheqja e tyre, cilësia dhe kriteret e tjera. Në fokus siç mëson INA do të jetë edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, që do të përfshihet në skaner të plotë. Këtë e kanë paralajmëruar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit.
Comments
Post a Comment