Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski insiston se ai nuk ka mundësi ligjore që të kërkojë prova shtesë për rastin “Monstra” nga Prokuroria Speciale.
Për më tepër, Vangellovski vlerëson se Prokuroria Speciale është e obliguar që t’i dorëzojë prokurorisë së rregullt provat që i ka mbledhur, pa ia kërkuar askush. Në prononcim për Televizionin Shenja, Vangellovski tha se nëse Specialja nuk dorëzon provat, do të bëjë shkelje ligjore, do ta ndihmojë kryerësin e një vepre penale.
“Në momentin që do të paraqiten prova të reja, Prokuroria Speciale ka për obligim që ato ti dorëzojë tek Prokuroria e rregullt publike. Kjo mund të bëhet madje edhe pasi të përfundojë procesi. Prokurorët e Speciales e dinë mirë se nëse kanë prova dhe nuk i dorëzojnë në prokurori kjo është e dënueshme, kjo do të thotë se ata po e ndihmojnë kryerësin e veprës penale pasi e ka kryer veprën. Pa të drejtë po e hedhin topin tek ne. Ne nuk kemi mundësi ligjore për të kërkuar prova, ndërsa ata janë të obliguar të dorëzojnë provat që kanë. Edhe prokurorja e prokurorisë së rregullt e ka patur këtë lëndë më shumë se gjashtë muaj dhe ka patur mundësi ti sigurojë provat, nëse ekzistojnë prova…”, deklaroi Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës Supreme.
Vangellovski dyshon nëse vërtetë ka ndonjë provë që do ta ndryshojë epilogun e rastit dhe këtë e sheh si arsye përse Specialja nuk dorëzon gjë.
Pyetëm Prokurorinë Speciale nëse ndërkohë ju ka arritur ndonjë kërkesë nga Prokuroria e Rregullt Publike ose nga Gjykata Supreme për marrjen e provave, por nga ky institucion deri tani nuk ka përgjigje. Pyetëm Specialen nëse do të veprojë sikurse në rastin “Sopoti”, ku u paralajmërua dorëzimi i provave në Prokurorinë e rregullt, por edhe për këtë pyetje nuk morrëm përgjigje.

Comments
Post a Comment