Në pesë muajt e parë të vitit, Turqia fitoi mbi 570.1 milionë lira (rreth 162 milionë dollarë) nga taksat e mbledhura në dy urat e saj në Stamboll si dhe taksat për pagesën e rrugëve, njoftoi Drejtoria e Autostradave Turke të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara, në periudhën janar-maj të këtij viti, ura “Dëshmorët e 15 korrikut” dhe Ura “Fatih Sultan Mehmet”, që përfshijnë Bosforin dhe lidhin Evropën dhe Azinë, sollën së bashku 149.2 milionë lira (44.2 milionë dollarë), ndërsa nga taksat e autostradave janë grumbulluar rreth 421 milionë lira (119.2 milionë dollarë).
Shifrat flasin se rreth 160 milionë vetura kanë kaluar përmes kabinave për pagesën e taksës rrugore. Shoferët në Turqi paguajnë 7 lira turke (1.98 dollarë) për tarifat e urës, ndërkohë tarifat janë më të larta për veturat me më shumë se dy boshte.
Vitin e kaluar, 417 milionë automjete përdorën urat dhe rrugët e Turqisë, duke paguar një total prej 1.2 miliardë lirash turke (320.43 milionë dollarë). Tarifa në atë kohë ishte 4.75 lira turke ($ 1.56) për kalim.
Comments
Post a Comment