Në horizont po
dalin plasaritjet e para më të theksuara në BFI-në e Mulla Sulës.
Relacioni Muftini e
Kumanovës me këtë BFI është përplot me nebulozë. Muftiu Abedin Imeri që nga
mbledhja e fundit e Rijasetit në të cilën Sulejman Rexhepi të gjitha anëtarëve
(toptan) ua shau nënat dhe gratë, është në raporte që fare lehtë mund të
eskalojë në përçarje.
Po kështu, kohë më
parë Muftiu Imeri është provokuar prej Mulla Sulës dhe lavatriçes së parave të
tij të pista, Mustafa Dauti, duke i kërkuar që të pranojë se ka marrurr ndihma
prej Hilalit të Mulla Sulës 500 pako, ndërkohë që ia kanë dorëzuar vetëm 150
pako.
Sëkëndejmi, i
irituar dhe i revoltuar tejmase, Muftiu Imeri, për inat të pseudoeprorëve të
vet, shkon dhe kërkon ndihmë nga OH Merhamet, organizatë kjo shumë e afërt me
Levizjen BESA, e cila me urgjencë i përgjigjet apelit të Muftiut duke i donuar
në këtë Muftini dhjetra tonelata ndihma me rastin e muajit të agjërimit për
muslimanët skamnorë të Kumanovës. Zoti e bekoftë OH Merhamet.
Comments
Post a Comment