Kryetari i BFI-së ka qenë i ftuar në emisionin ZigZag me gazetarin Salejdin Xhezairi në TV Art. Ai ndër të tjera ka folur edhe për rrymat e ndryshme që kanë filluar të shfaqen në Maqedoni.
Sipas Sulejman Rexhepit, nuk është e preferuar që të shkohet në studime në Medina pasi atje krijohen ushtar që do ta përhapin ideologjinë vehabiste. Ai këtë e sheh si të rrezikshme dhe dicka që duhet ndaluar.
Më tej Rexhepi ka sulmuar Arabinë Saudite duke thënë se është i vetmi vend në botë pa kulturë. “Ata kanë shkatëruar edhe shtëpinë ku ka jetuar profeti Muhamed a.s.” ka thënë Rexhepi. /Tetova1/
Comments
Post a Comment