Sipas një shkrimi që u publikua në potalin www.centarnews.net me titull “Djali i kryetarit Rexhepi – pjesëmarrës në likuidimin e Zijadin Selës”, përshkruhen detaje të hollësishme si dhe jepen iniciale të disa inspektorëve nën maska që kanë marrur pjesë në natën e përgjakshme që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën është dashur të likuidohet Zijadin Sela, sipas skenarit ruso-serb
Shkruan: Xhevat Shala, Tiranë
Vazhdojnë liferimet e informacioneve, nga kanalet e ndryshme, mbi ngjaren e 27 Prillit që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë. Lajmet, nuk janë të asaj natyre që përpiqen vetëm sa të fusin huti dhe të fshehin shkaktarin e vërtetë të ngjarjes, apo, nuk janë se po përpiqen ta degjenerojnë rastin dhe hetimin. Thjesht, prurjet e lajmeve të reja flasin për një problem edhe më të rëndë në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Bëhet fjalë për polarizime të skajshme të policisë së shtetit. Asnjë subjekt nuk mund të thotë se lajmet nuk janë të vërteta, sepse, që në fjalinë e parë të akcilit lajm shihet se vjen nga kanalet policore. Policia e VMRO-së hedh lajme në opinion, njëjtë siç hedh edhe policia e LSDM-së. Do me thënë, opinioni bombardohet nga informata që shpërthejnë nga qarqet e ndryshme të policisë së shtetit, të cilat edhe i posedojnë ato informata që sapo të zbardhen përbëjn skandal më vete.
Sapo nisën të zbehen ato pamje të trishta që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë, sapo u locuan fajtorët dhe pjesëmarrësit në ato ngjarje, çuditërisht, del një informatë e cila mbi të gjitha duhet të jetë shumë e rëndë dhe nuk i bën nder strukturave policore të shtetit. Informacini që flet për përfshirjen e një inspektori shqiptar në skenarin e likuidimit të Zijadin Selës, në fakt, po të njëjtin inspektor e zbërthen në detaje, tregon për përfshirjen e tij në të gjitha aksionet antishqiptare, që nga Brodeci e deri te Harun Aliu dhe Lagja e Trimave! Informacioni është tepër policor dhe, pa dyshim që rrjedh nga kolegët e vetë inspektorit shqiptar, dhe kjo e bën edhe më të besueshëm dhe më të pamohueshëm.
Bëhet fjalë për Zeglul Rexhepin, të birin e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Sipas një shkrimi që u publikua në potalin www.centarnews.net me titull “Djali i kryetarit Rexhepi – pjesëmarrës në likuidimin e Zijadin Selës”, përshkruhen detaje të hollësishme si dhe jepen iniciale të disa inspektorëve nën maska që kanë marrur pjesë në natën e përgjakshme që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën është dashur të likuidohet Zijadin Sela, sipas skenarit ruso-serb, me qëllim të destabilizimit dhe të një lufte qytetare në Maqedoni.
Shkrimi nis duke e portretizuar Zeglul Rexhepin, inspektor kontravers i MPB-së si dhe djali i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili ka një të kaluar shumë të errët, kurse për opinioin është i njohur si njeri më besnik i Sasho Mijallkovit. (A është rastësi miqësimi i Sulejman Rexhepit me ambasadorin rus, shkuarja e tij në Beograd dhe bashkëpunimi i tij me Sasho Mijallkovin???) Shkrimi thotë se Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Sinisha Aleksoskit, Këshilltar për Siguri i Kryetarit të Shtetit! (Ndonëse asnjë shqiptar në vend nuk e pranonte, Mulla Sula bindet që ta pranojë Ivanovin për Kryetar të shtetit, i përgjgjet iftarit të tij kurse shpërblehet me mbrojtje dhe siguri, ashtu siç ruhen bashkëpunëtorët e lartë të shërbimeve sekrete!)
“E kaluara e Zeglul Rexhepit (Lulit)) është e errët dhe me shumë aktivitete krimnale të cilat asnjëherë nuk i ka demnatuar publikisht. Ai ishte mik i ngushtë dhe besnik i Sasho Mijallkovit, madje që nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, më vitin 2006. Zeglul Rexhepit gjithnjë i besoheshin detyra TOP SIKRET, si kreator apo likuidues politik i drejtpërdrejtë duke filluar që nga Brodeci, te Harun Aliu e deri te Lagja e Trimave dhe, së fundmi, edhe më 27 Prill në Kuvendin e Maqedonisë.”
Sipas këtij shkrimi policor thuhet se “27 Prilli është planifikuar dhe ekzekutuar drejtpërdrejt nga S.M. dhe S.A., me përkrahje logjistike dhe operative nga qendrat pro-serbe dhe pro-ruse. E tërë këtë aksion detyrë speciale i është rezervuar edhe njeriut besnik Zeglul Rexhepit (Lulit), i cili ka pasur për detyrë që ta menaxhojë në mënyrë operative likuidimin e Zijadin Selës. Zeglul Rexhepi, me maskë është futur në Parlament nga hyrja në anën e garazheve, bashkë me bandën e maskuar që kanë qenë nën kontroll të drejtpërdrejtë të S.A. kurse e udhëhequr nga personi me iniciale A.V.-N., i johur si udhëheqës i Bandës Kriminale të Avtokomandës.
Sipas burimeve shumë të sakta të MPB-së, thuhet se pikërisht Zeglul Rexhepi (Luli) është personi i maskuar i cili i afrohet Zijadin Selës dhe i flet në gjuhën shqipe duke e bendiur se ai është i caktuar për ta siguruar atë dhe, sapo e tërheq Zijadin Selën, menjëherë ia dorëzon grupin kriminel” të cilët e rrahin deri në alivanosje dhe nga trupi i Zijadin Selës largohen vetëm pasi të binden se e kanë mbytyr.
Zatën, pasi të përhapet lajmi se “armiku u likuidua” të gjitha tensionet në Parlament nisin të fashiten deri në largim të masës që ishte futur dhunshëm brenda.
Çuditërisht, dy shqiptarët më të përfolur për pjesëmarrje në skenare dhe në likuidime të drejtpërdrejta të shqiptarëve, dy inspektorët Shinasi Memeti si dhe Zeglul Rexhepi – Luli, asnjëherë publikisht nuk janë prononcuar për t’i demantuar të gjitha ato lajme që i implikojnë edhe këta dy në shumë ngjarje antishqiptare.
Në fakt, sot ishte munduar t’i demantojë këto informata anonimus Daim Hiseni, njeriu më i përkrahur nga Sulejman Rexepi dh Mustafa Dauti, në përçarjen e subjektit të veteranëve të luftës së 2001-shit, sidomos në Shkup, edhe atë për inat të Komandant Mësuesit dhe Komandant Hoxhës të cilët asnjëherë nuk ia kanë dhënë përkrahjen Mulla Sulës në veprimtarinë e tij kriminale. Ky i pashkollë, ky farë injoranti, ky farë “komandanti” (Nëse Daim Hiseni na e ka mborjtur lirinë, nuk e duam, kërkojmë robëri absolute, dhe jo liri sipas dozave të udbashëve), reagon duke nënvizuar se edhe ai ka informata të sakta policore dhe se Luli nuk qenka i përzier në rastin e Prillit në Parlamentin e Maqedonisë.
S. M. dhe S.A. si duket, kanë zgjedhur Daim Hisenin për t’i dalur në mbrojtje Zeglul Rexhepit, djalit të Sulejman Rexhepit, i cili, edhe pse pat deklaruar se ka pasur kërkesë nga komandantët e Lagjes së Trimave që të vijnë dhe ta pastrojnë BFI-në duke i vrarë armiqtë e Mulla Sulës, ky asnjëherë nuk u mor në pyetje nga asnjë lloj prokurorie për këtë deklaratë skandaloze të natyrës spiuneske!
Një është e vërtetë: në liferimin e këtyre informatave apo dezinformatave janë të kyçur ekskluzivisht kanalet policore. Prandaj, çdo demantim i këtyre informatave që flasin për kriminelin Zeglul Rexhepi, djalin e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, do të thotë ofrim i informatave të reja nga kanali tjetër policr! Asnjë kaçik nuk mund ta njohë më mirë Zeglul Rexhepin se sa kanalet policore!
Comments
Post a Comment