Skip to main content

A ja hanger Mulla Sula Ivanovit?!

Shkruan: Skender Buzaku
Po vjen koha kur Mulla Sules do t’i thuhet: “Kishen nuk e dashte, Xhamisë nuk ja dite renin, e po ku N’Hamam e bane venin”.
Zoti në Kur’anin famëlartë në njërin prej Ajeteve të lavdishme thotë: Me të vërtetë munafikët (dyftyrëshit) do të jenë në shkallën e fundit të xhehenemit, andaj për ata shpëtim dhe ndihmë nuk do të ketë”.,
Nga Ajeti Famëlartë Zoti fuqiplotë na mëson që të bëhemi të drejtë të kujdesshëm, ta flasim të drejtën dhe vetëm të drejtën, ta zbatojmë të drejtën dhe mos të flasim dhe veprojmë për t’i plotësuar suetat dhe apetitet e askujt. Sepse, në të kundërtën do të jemi prej të humburve dhe dënimii Zotit do të na kaploj në këtë dhe botën tjetër. Mirëpo si duket dyftyrësia apo shumëftyrësia dhe munafikllëku i Mulla Sules nuk ka fund, edhe përkundër skandaleve të pandërprera, reagimeve dhe vërejtjeve të besimtarëve brenda dhe jashtë vendit. 
I dashuruar së tepërmi në vetveten, pozitën dhe pasurinë të cilën vite të tëra po e vjedh dhe grabit nga Institucioni i vetëm fetar në vendin tonë pra BFI e RM, si duket zullumi nuk po e lejon që të pendohet dhe së paku në këto vitet e fundit të pleqërisë së tij, t’i kaloj me nderë dhe respekt. Është një e vërtetë e pakontestueshme se harami dhe zullumi kur depërton në trupin dhe shpirtin e njeriut nuk lejon individin të mendoj dhe veproj me shpirt dhe mendje të shëndoshë, por koncentrimi dhe veprimtaria e tij është: “nuk ka kthim prej humnerës në të cilën është zhytur”.
Se individi në fjalë është verbuar pas hajes, pijes dhe ahengjeve dhe nuk i intereson asgjë tjetër po shihet pjesëmarrja e tij nëpër dreka e darka, ahengje folklorike të cilat pa asnje fije turpi i publikon haptas nëpër media. Aq më tepër, kjo e para disa netëve kur ishte Nata e Kadrit, në vend se të gjendet në ndonjë xhami qëndrore pranë besiumtarëve, i njëjti mori rrugën e Vodnos drejtë pallatit të krimit të Ivanovit kinse në një Iftar apo më mirë t’i themi në një “darkë xhipash të mjerë”. 
Domethënë këtij pensionisti aspak nuk i intereson as Nata e Kadrit, as Ramazani, as gjendja e besimtarëve, as gjendja e skamnorëve, por thjesht i intereson të shihet nga publiku se ky qenka i fuqishëm dhe i afërt me pushtetin, por qoftë ai pushtet të jetë edhe “derë qenefi”. Alamet patriot ky UDBASH po na del në fund të karrierës së tij tanimë të mbaruar.
Nga fakti se Ivanovi që nga fillimi ka qenë figurë kontestuese nga faktorë të brendshëm, aq më tepër tani në kohën e fundit nga faktorët ndërkombëtar, del një pensionist dhe kriminel dhe shkon ia bekon pallatin e krimit përplot ikona të kishave dhe manastireve të vendosura nga keqpërdorimi i tatimit të muslimanëve i cili plaqkitet vite të tëra nga pushteti.
Andaj, çka po na del puna, Ivanovi e thërret Sulen në iftar dhe ky i mjerë dhe i shantazhuar deshti apo nuk deshti patjetër e ka të shkoj të ja haj Ivanovit në pallatin e tij përplot ikona me kisha dhe manastire të etabluara me tatimin e popullatës muslimane. Pse vallë asnjë reagim nga pensionisti? Po ky llaskuc i hajeve më mirë të shkonte në ndonjë kishë apo manastir të e hante këtë darkë, se sa në pallatin e kriminalizuar prej të cilit pamëdyshje se janë marrë në qafë shumë shqiptar dhe musliman, (kemi parasysh , Monstrën, Lagjen e Trimave, dhe shumë procese tjera të cilat për opinionin e gjëre nuk janë mirë të njohura).
Nuk është për t’u habitur për hapat që po bënë Mulla Sula. sepse me shkije sidomos me tanimë rahmetlit VMRO assesi nuk po mundet të ndahet. Ai para një kohe jo që merrte pjesë në darkat e Gruevskit, por ai mori guximin që në emër të Zotit ta bekoj të njjëtin. 
Para disa ditëve Muftiu i Mulla Sules që përfaqëson Manastirin Amit Rasimovski mori pjesë në një iftar me Kryetarin e Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski i cili tanimë nga prokuroria speciale ka aktakuzë të konfirmuar nga Gjykata Penale për rastin Transporter, prap kjo me urdher te pensionistit apo?!!!.
Munafikllëku dhe jarania e rrejshme e Mulla Sules, nuk kane munguar gjatë tërë kohës edhe me subjektet politike shqiptare duke filluar nga PPD, PDSH, e tanimë kohës se funndit jarania e interestit me BDI. Mirëpo pas rezultateve katastrofale zgjedhore të dhjetorit 2016 kjo jarani po shfaqet vetëm me zgërdhirje para publikut. E po mbane Mulla Sulen se çdo herë do jeni fitimtar!!!. 
Viteve 90-ta kur PPD i mbronte kolltukun ishte shumë e mirë e tani ata paskan qenë hajdutë dhe matrapaza. Viteve 2006-2008 PDSH dhe z. Menduh Thaçi kur e mbronte nga gruper radikale dhe vehabiste të cilat ai i quante, z Menduh Thaçin e llogaritke si Profet dhe shpëtimtar i shqiptarisë, e tani kur jaranin e ka me dikë tjetër, PDSH dhe lideri i saj janë kurrnjë send. Viteve 2002-2006 BDI ishin kriminel, sharraxhi, pazarxhi dhe taksistë, tanimë prej vitit 2014 e këndej janë shpëtimtarët e Tij sepse po ia plotësojën suetat dhe apetitet nëpër gjyqet e korruptuara Maqedone. ( I dijmë të gjithë me emra dhe mbiemra, le të bëhen sa të dëshirojnë Melaqe dhe evlija).
Mirëpo i gjithë ky mund dhe aktivitet për të shpëtuar anijen e fundosur do t’u shkoj kotë, se jo gjyqet e korruptuara Maqedone por edhe “Sveti Gjyqet e Serbisë” nuk do të mund të shpëtojnë këtë kriminel nga debakli dhe përgjegjësia.
Meqë Mulla Sula po ja hanë dhe lëpinë secilit pushtetar pamarrë parasysh a është antishqiptar dhe antiislam, kriminel dhe hajdut, i pamoralshëm dhe laper, si duket tani e ka radhën ta hajë kikirikin dhe kokën e tij. Krejt në fund, kurr këta dostllar dhe jarana të rrejshëm do të shohin se këtij far pensionistit i ka skaduar afati dhe nuk vlenë as për pazar, do t’i thuhet thënia e vjetër popullore: “Kishen nuk e dashte, Xhamisë nuk ja dite renin, e po ku N’Hamam e bane venin”! Sa SON i keq!.


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/