NISMA
për ndryshime në BFI nuk e ka ndërmend të ndalet deria sa të ik Sulejman
Rexhepi, andaj sot reaguan shumë zëshëm ndaj publikimit të fundit të shërbimit
për informim të BFI. Ja në vazhdim reagimin e plotë të NISMËS:
“A nuk e ke
ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e
librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për
çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju
nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë.
All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!”
(Hashr, 11)
Këto
ditë, nëpër disa portale të paguar nga Sulejman Rexhepi u publikua një
“editorial” i tij, përplot ofendime, fyerje, madje edhe me elemente të qufrit.
Sulejman
Rexhepi, përmes “shërbimit për informim” të cilin e aktivizon vetëm kur ndodhët
në zgripc të greminës, edhe një herë shfrytëzoi rastin për të hedhur gurë e dru
mbi Lëvizjen për reforma në BFI-në, e cila ngadal por me hapa shumë të sigurta
po shkon drejt sensibilizimit të opinionit të gjërë të vendit por edhe jasht
se, në BFI “diçka ishte zier”, se tashmë kjo “e zier” ishte thartuar, prishur
dhe se po qelbet. Qelbësira duhet të hidhet në pleh!
Shkrimi
në fjalë ishte për faqe të zezë. Ishte shkruar vetëm e vetëm për ta nxjerrë
“madhështinë” e Molla Sulës në sipërfaqe.
E paskemi të kotë të gjithë ne të Nismes që merremi me këtë farë
“personaliteti” i cili tashmë na qenka edhe histori më vete. Në momentin kur e
kishte lexuar këtë shkrim ashtu siç ia kishin shkruar, kishte klithur: “Ky është
ai shkrim që më duhet! Le ta dijnë anemban shqiptarët se Sulejman Rexhepi është
pejgamberi i tyre”! Ndjesë o Zot dhe, kurrë mos e fal, sepse ai e di fort mirë se
ç’bën!
Paramendoni,
që nga luftërat ballkanike e deri më sot askush nuk paska bërë më shumë se sa
Sulejman Rxhepi për shqiptarët e Maqedonisë, ndaj dhe qenka histori më vete! Për
këto 25 vite demokracie Sulejman Rexhepi u ledhatua nga të gjithë pushtetet, me
të gjithë ishte kooperues dhe bashkëpunëtorë, madje edhe me shërbimet sekrete të
këtyre pushteteve. Kështu bëhet historia?
Gjatë
luftërave ballkanike trojet etnike shiptare u pushtuan nga serbët, pastaj erdhi
komunizmi, armiku më famëkeq i islamit, pastaj erdhi periudha e Rankoviqit, ndodhi
shpërngulja kolektive e shqiptarëve. Dhe, të matesh me prijësit fetare të kësaj
kohe është turp, budallallëk dhe çmenduri totale.
Të
gjithë ata prijësa të këtyre periudhave kanë luftuar kundër strategjive fatale për
kombin tonë, ndërsa kur është bërë Sulejman Rexhepi “hoxhë” e ka luftuar
nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, madje këtë luftë e ka bërë edhe
transparente përmes Takvimit të vitit 1987! Kur prijësit fetarë të atyre
periudhave mundoheshin ta ruajnë identitetin fetar e kombëtar të shqiptarëve, në
kohën kur Sulejman Rexhepi “u bë hoxhë” apelonte në bashkim-vëllazërim, apel ky
që merrte fund me krijimin e identitetit të ri – njeriut komunist.
Në
kohën kur të gjithë ata prijës fetar shisnin pasuri familjare vetëm e vetëm që
ta mbajnë gjallë jetën fetare islame në këta troje, në kohën kur Sulejman
Rexhepi “u bë prijës” e mjeli dhe e ropi deri në palcë BFI-në duke e psuruar
vetën dhe familjen e vet, aq shumë sa lirisht mund të krahasohen me familjet më
të pasur të vendit.
Sulejman
Rxhepi qenka vetë historia?! Pa dyshim, vetë historia është edhe Esat Pashë
Toptani! Vetë historia është edhe Haxhi Qazimi! Vetë histoi është edhe Enver
Hoxha, është Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Ali Shukria, Rrahman Morina. Të
gjithë këta janë histori më vete. Askujt më shumë se këtyre personaliteteve
populli nuk i është bindur, nuk i ka duartrokitur dhe nuk i ka respektuar deri
me përulësi. Ku janë sot? Ku ngeli përkushtimi dhe lojaliteti i popullit ndaj
tyre? Në histori ngelin vetëm ata që sakrifikohen për popullin dhe jo ata që e
sakrifikojnë popullin. Në histori ngelin vetëm ata që japin gjithçka nga vetja
për popullin dhe jo ata që e rjepin popullin për interesa personale.
Personalitetet
e shquar të vendit, personalitetet e respektushëm e të dashur për popullatën e
vendit dhe më gjërë, Sulejman Rexhepi i quan “horra”, “rrugaçë”, “banditë”. Të
gjithë këta dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Sulejman Rexhepit, i cili
u hidhërua me këta vetëm e vetëm sepse nuk e ndihmonin por e pengonin në
grabitjen e vakëfit dhe të pasurisë së BFI-së.
Sulejman
Rexhepi, tashmë ka humbur sensin dhe nuk e kupton realitetin, ka humbur sensin
e të sjellurit islamikisht dhe pastër. Ai shanë hoxhallarë, nënat dhe gratë e
tyre, e bën këtë sepse është promotor i asaj motoje “… ndryshe shqiptarët nuk të
thonë babë”! Dhe, Sulejman Rexhepi i denoncon të gjithë ata që ia shpalosin dhe
ia publikojnë sjlljet prej një rrugaçi të shpifur.
Sulejman
Rexhepi është njolla më rëndë e
identitetit fetar e kombëtar të shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë. Zoti
e bëfte hajër!
Shërbimi
për Informim i Nismës për ndryshime në BFI
Comments
Post a Comment