Shkruan: Ibrahim Shabani
“ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…”
(Bekare:185)
Shikuar pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit nga
besimtarët musliman na flet se kemi të bëjmë me një muaj të veçantë, të
dalluar, madhështor dhe përplotë vlera. Një muaj që luan një rol të jashtëzakonshëm
tek individi dhe në tërësi në shoqëri. Vlerat e këtij muaji në mënyrë madhështore
i përshkruan Kurani dhe Muhamedi a.s., andaj përjetimi i tyre demonstron një kënaqësi
të veçantë. Ndikimin që ka ky muaj në
sendërtimin e besimtarit është i shumëanshëm, andaj përkufizimet janë të
ndryshme dhe si i tillë meriton të quhet me shumë emra.
Konceptet
e muajit të Agjërimit
Para se të flasim mbi atë se është muaj i Kuranit,
solidaritetit, ibadetit, edukimit, moralit, barazisë, mbi të gjitha është muaj i
adhurimit. Besimtari për një periudhë një mujore respekton një porosi dhe urdhër
të Krijuesit , Allahut Fuqiplotë. Në fakt ai bënë një ibadet që nuk i ngjanë
asnjë tjetër jasht këtij muaji, një adhurim që ka peshë specifike tek Allahu i
Lartësuar. Sentence Kuranore: “ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…”
(Bekare:185), dëshmon konceptin e adhurimit, por gjithsesi të ndërtimit të
personalitetit të njeriut, formësimin e tij intelektualo-akademik, ngrtijen e
shkallës së moralit, qetësinë shpirtërore, edukim individual dhe kolektiv, etj.
Nga këtu mësojmë konceptin e ibadetit, barazisë shoqërore, konceptin e
solidaritetit, dorështrirjes, megjithatë në mënyrë shpirtërore mësojmë dhimbjet
e nevojtarëve dhe kategorisë së përvuajtur të shoqërisë tonë, skamnorëve. Vlera
e këtij muaji është specifik në fakt nuk mund të jetë i barabartë me atë të
muajve tjerë. Sëkëndejmi mikëpritja e këtij muaji bëhet më ndryshe se sa ndaj të
tjerëve, andaj në atë formë përcillet. I dërguari i Allahut, Muhamedi a.s.
thoshte:” Sikur ta dini vlerën e këtij muaji ( agjërimit) do të dëshironit që tërë
vitin (jetën ) të agjëroni”. Në të kundërtën ai që pa fije arsyetimi nuk
respekton porosinë e Allahut gjegjësisht nuk agjëron, e prish një ditë nga ky
muaj, nuk ka mundësi të kompensojë edhe sikur të agjëroj tërë jetën. Muhamedi
a.s thoshte: “Kush e prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje,
nuk mund të kompensojë as me agjërim shekullor.” Kjo vepër tek Allahu Fuqiplotë
vlerësohet tejmase, andaj edhe shpërblimi vetëm për këtë obligim është i padefinuar të cilin na e vërteton Hadhithi
Kudsij: “Agjërimi është për Mua ( Allahun) dhe vetëm Unë e shpërblej”
Muaj
i revelatës Hyjnore
Potencuam se është muaj i Kuranit, kemi përkufizuar
ashtu ngase pikërisht në këtë muaj ka filluar të shpallet për të udhëzuar, për
të vë themelet e shoqërisë së shëndoshë, për të ndërtuar dhe zhvilluar vlerat
Islame. Allahu Fuqiplotë thotë: “ Muaji i Ramazanit që në të (filloi të)
shpallet, zbret Kurani që është udhërëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së
drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”( Bekare:185)! Mund të marrim
në konsideratë arsyet që ka filluar të shpallet pikërisht në këtë muaj? Pikënisja
e shpalljes së revelatës Hyjnore në këtë muaj ka qëllim specifik, andaj nuk janë
të rastit edhe Ajetet ( vargjet, fjalët) e para të shpallura që kanë përqëllim edukimin,
formësimin, ngritjen, ndërtimin e njeriut dhe shoqërive në tërësi. Kurani është
e vetmja shpallje Hyjnore e ruajtur deri më tani në formë autentike për nga aspekti
i origjinalitetit, andaj për shoqërinë muslimane shërben fillimisht si libër i
shenjtë, por gjithashtu edhe si Kushtetutë, kornizë që ka definuar gjithçka
qartë, platformë e sendërtimit të vlerave pozitive dhe program i ndërtimit të
ecurive të këtij ummeti. Gjatë periudhës kur Muhamedi a.s predikonte Islamin
dhe bënte përcjelljen e vahjit ( shpalljes) përmes Kuranit hodhi themelet e
shtetit Islam dhe në atë mënyrë ngriti institucione dhe zhvilloi çdo segment të
shoqërisë muslimane dhe të atyre që ishin pjesë e shtetit islam për shekuj me
rradhë.
Ramazani,
muaj i edukimit
Ramazani gjithashtu llogaritet muaj i edukimit,
ngase edukimi i besimtarit është i jashtëzakonshëm për gjatë këtij muaji duke
kryer fillimisht obligimin, ibadetin, dhe gjithsesi duke ngritur moralin e tij.
Islami ka kultivuar kodin etik dhe moral të cilin e kemi përcjellur brez pas
brezi duke edukuar gjanerat pas gjenerate. Vlerat morale për gjatë këtij muaji
edhe më tepër përmirësohen meqë atë e bëjme duke kalitur ndërgjegjën tonë me mësimet
Kuranore dhe veprat e pastërta të Muhamedit a.s. Në kontinuitet besimtari duhet
të jetë i ndershëm, moralshëm, sjellshëm, ngase asnjëherë nuk mund të jenë
bashkë morali dhe amoraliteti, nderi dhe turpi, respekti dhe e liga, etj. Sëkëndejmi,
moral është kur sillemi mirë me çdo shtresë të shoqërisë, me të moshuarin,
vegjlit, të varfërit, jetimit, kur flasim këshillojmë, zgjasim dorën, lehtësojmë,
etj. Sjellja ynë duhet të jetë e matur ndaj çdo shtrese të shoqërisë. Në mesin
tonë janë të themeluara një numër i madhë i organizatave jo profitabile që
merren me humanitet, misioni i të cilave është i shenjtë. Një vepër që lidhet
ngusht me ndjenjat shpirtërore sidomos me kategorinë më të ndijshme, me të varfërit,
skamnorët, vobektit dhe ajo e bonjakëve(jetimëve). Për këto kategoritë populli
musliman kujdeset me plotë respect, duke dhuruar donacione dhe tu dalin në
ndihmë pikërisht të rezikuarve dhe të atyre që kanë gjendjen e rëndë
socio-ekonomike. Fatkeqësisht në këtë muaj të madhërishëm disa keqpërdorin
misionin e tyre grumbullojnë donacione nga xhematet tona, por nuk ndihmojmë
sinqerisht popullatën nevojtare. Aty ku vlerat morale për disa ekzistojnë vetëm
në formë të shkruar e aspak të mbjellura në shpirt dukuri negative që fatkeqësisht
këtë e hasim te njerëzit më të thirrur të fesë, te teologët. Mungesa e vlerave
morale te individi që ka “bazë fetare”, e që njëkohësisht është i thirrur që të
edukon popullin mbi bazat Kuranore, etike, padyshim se ajo sjellje nuk
reflekton si duhet dhe të ketë efekt pozitiv. Aspak nuk është etike të
keqpërdoren donacionet për interese të ngushta dhe qëllime të errta grupore,
andaj personat e tillë duhet fillimisht përmirësuar moralin, vetëdijen dhe
veprat e tyre dhe më pastaj të rehabilitojnë gjendjen e rëndë sociale dhe
ekonomike të popullit musliman në vend. Vlera promovojnë vetëm ata që kanë
vlera, dhe jo gjithsecili që fund e krye është jashtë kornizave morale të
hartuara në Kuranin Famëlartë.
Marrur nga INA
Comments
Post a Comment