Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për “Financial Times” ka deklaruar se është i gatshëm ti pranojë propozimet e opozitës për ndarjen e pozicioneve të rëndësishme gjatë periudhës deri në zgjedhje të parakohshme, por asnjëherë nuk do të pranojë dorëheqje nga funksioni si kryeministër.
“Me këtë kërkesë (për dorëheqje) nuk pajtohem. Vetëm qytetarët kanë mundësi të tregojnë se kush do të jetë në qeveri, dhe kush në opozitë”, thotë Gruevski.
“Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do ta ritin besimin e opozitës në procesin zgjedhor. I ftoj vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe nga gjithë bota. Sa më shumë që do të vijnë aq më mirë për ne, sepse do të shohin që gjithçka do të shkojë në mënyrë të drejtë dhe demokratike”, thotë Gruevski. (INA)
Comments
Post a Comment