Po diskutohen disa variante në formë të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Sipas planit, kryeministri Nikola Gruevski deri në tetor do të udhëheq qeverinë, ndërsa në postet ministrore të emërohen ministra supervizorë, informon INA.
Për këtë zgjidhje po diskutohet edhe në takimet e fundit të liderëve të katër partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
Por çfarë nënkupton plani me ministra supervizorë. Ky koncept është që në ministritë që janë të emëruara nga partitë kryesore të ketë plus nga një ministër supervizorë i cili do të shërbej si mekanizëm kontrolli të punës së kësaj ministrie.
Kjo nënkupton funksionimin e dy ministrave, të cilët do të kenë nënshkrim të përbashkët për çdo vendim.
Të dy ministrat do të arrijnë marrëveshje për çdo vendim. Ky propozim do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të liderëve të katër partive, të caktuar më 29 qershor. Kjo qeveri me ministra të dyfishtë do të ndryshojë ligjet dhe reformat e nevojshme dhe do të organizojë zgjedhjet e reja. (INA)
Comments
Post a Comment