Vritet një polic i RENEA-s në Lazarat, dy të tjerë të plagosur
(E plotësuar) Policia thotë se janë identifikuar të paktën katër prej tyre.
Sipas bluve, ata lëvizin të armatosur nëpër fshat.
Rreth mesditës, në fshat janë kthyer krismat.
Po në mesditë, dy policë të plagosur në Lazarat, por jashtë rrezikut për jetën, janë sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Gjirokastrës informon se gjatë kontrollit të ushtruar në Lazarat është sekuestruar një mjet tip Benz i bardhë ku janë gjetur 2 pushkë, një automatik kallashnikov, një granatë, një kasetë me fishekë dhe një këmbëz mitralozi, si dhe tre aparatë celularë dhe 2 qese farmaceutike të dyshuara me kokainë.
Gjithashtu u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Xhuliano Malo.
Situata e tensionuar ka bërë që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, me në krye drejtorin Haki Çako, kanë dhënë urdhër që nëse personat e armatosur nuk dorëzohen, edhe mund të eliminohen fizikisht.
Këtë urdhër mësohet se e kanë miratuar edhe krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë thënë se nuk do të tolerojnë më humbje jetësh nga forcat e policisë.
Ja dy të plagosurit gjatë operacionit në Lazarat
Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj janë dy efektivët e RENEA-s, të plagosur në Lazarat.
Ata janë dërguar në Tiranë në Spitalin e Traumës, ku janë vizituar nga kryeministri Edi Rama.
Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Më vonë ata u vizituan edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha.
Pasi shprehu ngushëllime për viktimën, Basha tha se deklaratat e Edi Ramës janë të papërgjegjshme dhe diabolike.
Basha i bëri jehonë lajmit se efektivët e policisë kanë hyrë në fshat me një automjet, që nuk ishte i blinduar.
“Kryeministri duhet të bëjë transparencë për ngjarjen. Ata hynë në fshat me automjet të papërshtatshëm,” tha Basha, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Lazarati ishte kryelajm këto ditë, por për shkak të pjesëmarrjes së lartë në votime dhe më vonë për rezultatin e thellë në favor të PD-së.
Një gazetë madje bëri një reportazh në Lazarat, duke theksuar varfërinë që ka pllakosur fshatin pas operacionit policor.
Tokat e mbjellë me drogë janë lënë djerrë, thuhej në Lazarat.
Megjithatë dy ditë pas zgjedhjeve, Lazarati sposton numërimin e votave dhe kthehet në kryelajmin e ditës.
Një polic i forcave RENEA u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, ndërkohë që beteja vazhdon.
Policia dyshon se janë të paktën 15 persona, të armatosur rëndë dhe me maska, të cilët po terrorizojnë jo vetëm fshatin, por edhe policinë.
Policia thotë se janë identifikuar të paktën katër prej tyre.
Sipas bluve, ata lëvizin të armatosur nëpër fshat.
Rreth mesditës, në fshat janë kthyer krismat.
Po në mesditë, dy policë të plagosur në Lazarat, por jashtë rrezikut për jetën, janë sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vritet një efektiv i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit, ndërsa të paktën dy efektivë të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës.
Sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.
Incidenti i rëndë vjen një vit pas superaksionit antikanabis, të ndërmarrë nga Policia e Shtetit. Për herë të parë policia ndërhyri në fshatin famëkeq, të njohur për kultivimin e kanabisit duke bërë të mundur çrrënjosjen e bimëve narkotike.
FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatik dhe snajper. Ndërkohë që, janë mobilizuar FNSH-ja e Fierit dhe e Tiranës, forcat speciale dhe operacione, të cilat janë nisur drejt fshatit të Gjirokastrës.
Lexoni edhe këtë:
Inicialet e 2 efektivëve të plagosur
Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivët me inicialet J.J. dhe P.H. Njëri prej efektivëve, pritet të transportohet me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Policia: Efektivi u qëllua kur po kapnim autorët
Sipas njoftimit më të fundit të policisë, efektivi u qëllua nga një shtëpi, në momentin kur forcat RENEA kishin bllokuar makinën me grupit të armatosur, të cilët qëlluan me armë gjatë natës në Lazarat. Ndërsa deri më tani, policia konfirmon vetëm një efektiv tjetër të plagosur.
"Gjatë natës një grup i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të policisë, që kryejnë shërbim në Lazarat. Në mëngjes policia, FNSH dhe RENEA kanë filluar operacionin për kapjen e personave që kishin gjuajtur natën. Gjatë operacionit, në momentin që policia ka bllokuar makinën me autorët dhe disa armë që kanë gjuajtur natën, nga një drejtim tjetër nga një shtëpi është gjuajtur mbi policinë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një polic i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe është plagosur dhe një polic tjetër i RENEA-s, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar zonën, po bëhet krehja për kapjen e autorëve", thuhet në deklaratën e policisë.
Zbulohet identiteti i efektivit të vrarë
Ibrahim Basha, është efektivi i RENEA-s që humbi jetën gjatë aksionit të policisë. 31-vjeçari Basha, banues në Tiranë, u qëllua me snajper në kokë. Vritet një efektiv i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës. Sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.
Emri i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake dy efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës.
FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatikë dhe snajperë. Ndërkohë që, janë mobilizuar FNSH-ja e Fierit dhe e Tiranës, forcat speciale dhe operacione, të cilat janë nisur drejt fshatit të Gjirokastrës.
Po ashtu fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Që prej incidentit, në Lazarat vihet re prania e shtuar e efektivëve të policisë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur nga të shtënat.Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që policia po mban në kontroll situatën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.
Të shtëna armësh gjatë natës në Lazarat
Fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Që prej incidentit, në Lazarat vihet re prania e shtuar e efektivëve të policisë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur nga të shtënat.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që policia po mban në kontroll situatën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët./BOTASOT/
Comments
Post a Comment