Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj.
BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se në Ukrainë ka një rrezik për tu përjetuar një luftë e rëndë, i ka bërë thirrje Moskës zyrtare që të mos mbështesë separatistët rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, në një deklaratë për shtyp në qendrën e përgjithshme të NATO-s në Bruksel tha se: "Në Ukrainë vazhdon ende shkelja e armëpushimit, ka ende rrezik për ripërjetimin e luftës së rëndë".
Ai deklaroi gjithashtu se Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj.
NATO për shkak të tensioneve në kohët e fundit mbi krizën në Ukrainë dhe pas aneksimit të Krimesë, ka qenë pjesë e debateve për situatën në këtë rajon.
Comments
Post a Comment