Skip to main content

“Zhurnal”-i flet me gojën e Sulejman Rexhepit

Nëse ”Zhurnal”-i do të merret me hoxhallarë – ja ku e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep kurrfarë kontributi për BFI-në, por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf Dautin, e vjedhin dhe e rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së tyre të paimagjinueshme!

Shpëtim Berisha


Këto ditë, në portalin “Zhurnal” u botua një shkrim jo i këndshëm, një shkrim që fare nuk ka të bëjë me këtë portal, një shkrim që ishte shumë tendencioz për sa i përket personalitetit të hoxhes. Thjesht, u botua një shkrim që asgjë nuk sillte në xhep të këtij portali. Natyrisht, shkrimi ishte i porositur por, pati komente që thoshin se shkrimi ishte edhe si një lloj reagimi kundër përzierjes së Sulejman Rexhepit në politikën e këtij Portali. Zëdhënësi i BFI-së, Agron Vojnika, tashmë haptazi pranon se me Zhurnalin BFI ka lidhur një kontratë dhe se, përmes këtij portali BFI ka siguruar një dritare përmes së cilës i plason “të vërtetat” e veta që nuk janë asgjë tjetër përveç vetëkënaqësi e Sulejman Rexhepit. Pra Portali “Zhurnal” paguhet me paratë e myslimanëve të vendit, me fitrat dhe zeqatin që e përbëjnë buxhetin e BFI-së dhe me të cilin kontribut islam mbahen gjallë Medreseja Isa Beu dhe FSHI. Natyrisht, ky kontribut mblidhet ekskluzivisht nga hoxhallarët dhe, hoxhallarët janë ata që e zhvillojnë këtë fushatë. Për çdo Muaj të Ramazanit, BFI harton programin e vet si të jemi sa më afër xhemateve tona, si t’ua bëjmë sa më të lehtë dhe më të përshpirtshëm agjërimin dhe, fare në fund, si t’ju ndihmojmë teknikisht që ta paguajnë fitrin dhe zekatin. Për këtë qëllim, një grup imamësh caktohen të prezantojnë edhe në xhematet tona në diasporë. Ka pasur xhemat që ka kontribuar me 30 mijë, me 20 mijë, me 10 mijë, me një mijë euro, varësisht nga numri mysalimanëve që i frekuentojnë xhamitë tona. Këta imamë ngarkohen me blloqe, “fletëpagesa” dhe, një për një i dorëzojnë kontributet e mbledhura nëpër xhamitë e diasporës sonë. Tani, kur dihet ky fakt, ç’ju desht Portalit “Zhurnal” të shkruaj një shkrim jo aq të këndshëm mbi këtë aktivitet të hoxhallarëve që angazhohen në diasporë. Bën krahasimin me një kirurg paga e të cilit në vit nuk po shkuaka më shumë se 10 mij euro! Epo, Portali “Zhurnal” është më mire që të merret me rrushfetin që ju jepet shumicës së kirurgëve se sa të merret me aksionin e hoxhallarëve për të mbledhur fitra e zeqatë dedikuar Medresesë Isa Beu, FSHI si dhe avansimit të jetës fetare islame në vend. Natyrisht, hoxhallarët do të ndjeheshin mire nëse ky portal do të kërkonte falje për një lëshim të tillë, sepse jemi njerëz dhe gabojmë, në të kundërtën, do ta ndjejnë këtë shkrim si të porositur prej Mulla Sulës, sepse i vetmi është ai për momentin që nuk ua do të mirën as hoxhallarëve e as institucioneve tona arsimore. Ndoshta dhe është pjesë e strategjisë të Sulejman Rexhepit: të paguaj portal për t’i share hoxhallarët, me po ato lekë të cilët i grumbullojnë vetë hoxhallarët. Ndiesi jo e këndshme kjo. Ja një temë për Zhurnalin: Këto ditë botoi një titull pompoz: OH Hilali do të shpërndajë ndihmë për 10 mij familje! Pikësëpari, duke e ditur se drejtohet prej hajnit më të madh që kur ekziston BFI, Mustafa Dautit, kjo nuk mund të ndodhë dhe se është një lojë idiotike që mund të bluhet vetëm në imagjinatën e të sëmurëve. Ja një pistë prej nga mund të nisë investigimi gazetaresk: një paketë mund të kushtojë më së paku 20-30 euro. Dhjetë mijë paketa do të kushtonin 200-300 mij euro! Prej nga i mori këta euro kjo “OH” dhe BFI! Kush ua donoi, si erdhën, nga erdhën, kush i solli, kush i dha. Apo krejt kjo një strategji për të vjedhur ata pak euro të ardhur nga ndonjë bemires arab apo katarian! Do me thënë, tashmë“Zhurnal”- i ka dy emra konkret dhe një rast konkret prej të cilëve mund të bëjë shkrime investigative dhe jo të merret me hoxhallarë. Nëse do të merret me hoxhallarë – ja ku e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep kurrfarë kontributi për BFI-në por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf Dautin, e vjedhin dhe e rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së paimagjinueshme të tyre!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves