Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2017

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi takoi Hojt Li

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro – Azi, Hojt Brajan Ji. Në takim u bisedua për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drej proceseve të integrimit në NATO dhe BE. Kryetari Thaçi falenderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA e japin për zhvillimin e proceseve demokratike dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Partia Demokratike Shqiptare si opozitë që është do të jetë konsttuktive dhe do të përkrah çdo nisnë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe debllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE .

BDI demanton kronikën e Alsat-m, e quan tendecioze dhe spekulative

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim demanton në tërësi kronikën e sotme propaganduese të televizionit Alsat ku apostrofohen deputetët e BDIsë se nuk qenkan sulmuar nga protestuesit dhe e vlerëson si kronikë tendencioze, nxitëse dhe tërësisht spekulative. Pa deputetët e BDIsë nuk mund të kishte Kryetar të ri të Parlamentit dhe ata qëndruan në Kuvend gjer në evakuimin e përbashkët nga ana e forcave policore ndërsa në ndërmjet kohë ndihmuan shumë deputet të tjerë të LSDMsë dhe ju zgjatën dorën edhe policëve nga të cilët shumica ishin shqiptar. Fushatatat e tilla të përpunuara dhe senzacionalizmi manipulativ tenton të krijon pasqyre të rreme të ndodhive në Kuvend, por Grupi parlamentar i BDIsë është i përcaktuar në një vijë me politikat partiake të udhëhequra nga Kryetari Ali Ahmeti për një shumicë të re parlamentare dhe qeveri reformuese andaj dhe nuk do të devijohet nga fushatat e tilla joprofesionale. 

Si e luste myftiu shqiptar Zotin për Gruevskin? (VIDEO)

Sylejman Rexhepi, myftiu shqiptar në Maqedonisë, e pati lutur zotin ta ruaj kryeministrin maqedonas në largim Nikolla Gruevskin. Në një video të publikuar më 31 janar 2017, myftiu këtë lutje e bën në gjuhën maqedonase, njofton Klan Kosova. “Ti lutem të lartëmadhëruarit, Allahut, Zotit në emrin tim dhe tuajin – Allahu ta bekojë kryeministrin Nikolla Gruevski”.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uron Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi realizoi bisedë telefonike me z.Ilir Meta, Presidentin e posazgjedhur të shtetit Shqiptar.  Zoti Thaçi e uroi Zotin Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Shqipërisë dhe shprehu besimin se Presidenti Meta do të kontribuojë në avancimin e standardeve demokratike si dhe do të promovojë politika të mirëkuptimit dhe dialogut jo vetëm brenda Republikës së Shqipërisë, por edhe në trojet tjera ku jetojnë shqiptarët.

Autoblindat policore drejt Tetovës

Një numër i madh i autoblindave janë parë duke u futur në Tetovë, raporton tetova1. Nuk dihet shkaku i defilimit të tyre, por që kanë krijuar panik te qytetarët pasi vijnë ditën pas një nate të përgjakshme në Shkup. Autoblindat janë fotografuar në hyrje të qytetit nga qendra Palma Mall, megjithatë nuk ka një konfirmim nga policia se pse të njëjtat ndodhen në Tetovë.

KRITICIENTËT HIPOKRITË TË MULLA SULËS

Kritikuesit hipokritë e kundërshtojnë Zekerija Idrizin për moralin e tij të diskutueshëm. Por me çka garantojnë se ky që u pensionua tani kishte moral më të mirë familjar se sa Zekerija Idrizi! Pse nuk e kundërshtuan myftiun pararendës tashmë të pensionuar? Nuk ka kurrfarë logjike përveç logjikës me të cilën ftohet Mulla Sula në lidhje të kontratës: vazhdimësi të papenguar të rrënimit të BFI-së në kundërshpërblim me eliminimin e Zekerija Idrizit nga mundësia për të qenë myfti i Shkupit Nga Zeqie Veseli Kohëve të fundit, po vërehet një shtim i kriticientëve dhe një shtrirje shumë e gjërë e fushatës logjike kundër uzurpatorit të postit të reisit në BFI, Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Shkas u bë vendimi i tij për ta sjellë në krye të Muftininisë së Shkupit, ish-imamin në diasporë, Zekerija Idrizin. Të gjithë armiqtë e Zekeria Idrizit u ngritën në këmbë duke e marrur si pretekst për ta sabotuar Mulla Sulën. Thanë, nëse e sjell Zekerija Idrizin në krye të kësaj Muftinie, atëhe

Strategjia e Thaçit për daljen nga kriza politike

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet që me dy deputetët e tij ti jap përkrahje qeverisë së zgjedhur nga Zoran Zaev, por ajo do të ketë afat, në rast se nuk përmbush detyrimet që do të ketë përpara. Siç mëson INA, Thaçi këtë ja ka thënë diplomatëve të njohur perëndimor, duke i garantuar përkrahje një qeverie properendimore. Këtë mbështetje kreu i PDSH e ka nënvizuar edhe në debatet e fundit, edhe përmes përfaqësuesve të tyre politik. Me këtë LSDM për formimin e Qeverisë do të ketë edhe dy votat e PDSH në Kuvend, duke siguruar 69 deputetë. (INA)

Mbyllet gazeta “Utrinski Vesnik”

Pas thuajse dy dekadave punë, të shtunën gazeta “Utrinski Vesnik” do ta botojë numrin e saj të fundit. Kryetari i Sindikatës së gazetës, Lubisha Stankoviq, në profilin e tij të “Facebook-ut”, e kumtoi lajmin për shuarjen e gazetës. “Pas plot 18 viteve, falë menaxhimit të keq të Sërgjan Kerimit, të shtunën, do të shuhet “Utrinski Vestik”. Duhet që të mbahet mend emri i atij që do ta varrosë gazetën”, shkruajti Stankoviq. Sipas informatave të deritanishme, gazetat “Utrinski” dhe “Vest” do të bëhet ueb-portale me disa atë punësuar, ndërkaq punëtorët e tjerë do të ngelen pa punë. “Utrinski”, është njëra ndër gazetat e cila është botuar nga Media Print Maqedoni (MPM), gazetarët e së cilës kanë bërë greve pasi që nuk u janë paguar rrogat. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin, Kerim, por dera e tij ka qenë e mbyllur për gazetarët. Në ndërkohë është hapur ndërmarrje e re simotër, me emrin e ngjashëm “Media Print SHPK”, e cila publikoi disa shpallje për punësim të gazetarëve dhe re

Bogoevski sërish flet Ahmetin e Xhaferin!

Pas dënimit të “Magjar Telekom” për afera korruptive në Maqedoni dhe në Malin e Zi, një prej atyre të cilët u përfshinë në këtë çështje, ka deklaruar se tashmë çështja është mbyllur. Gjatë një interviste për portalin “SDK“, ka deklaruar se funksionarë të cilët janë në pushtet, në vitin 2005 u janë dhënë ryshfet nga “Magjar Telekom” përmes afaristit grek, Dimitris Kondominas. Ai rrëfen në Neë York se të përfshirë janë edhe Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si edhe zv. kryeministri i mëhershëm, Musa Xhaferi. Sipas tij, në tre raste ata janë paguar nga 2.5 milionë euro. Sllobodan Bogoevski konsideron se padia e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit tashmë është e pakuptimtë, duke theksuar se me padinë, Ahmeti dhe Xhaferi bëjnë trysni ndaj një dëshmitari në një proces gjyqësor. Kujtojmë se seanca ndaj Bogoevskit është caktuar më 27 maj në Gjykatën themelore Shkupi 2. Përndryshe, Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e “Magjar Telekomit” Ele

OPINION: KONAKU selia alternativë e Sulejman Rexhepit

Nusja u përcoll me të gjitha nishanet, me një drekë të rrastë, me mish të pjekur e me pije të butë, kurse tërë kjo ndejë, ngjashëm si ndejat e tjera, iu faturua arkës së BFI-së. Myslimanët fukara të vendit paguajnë, Mulla Sula me këlyshët e vet manjet. Kështu do të shkojë deri sa do ti ec kungulli mbi ujë  Shkruan: Vedat Fazliu Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, ashtu siç e ka filluar karrierën ashtu edhe do ta përfundojë, ndonëse pak në mënyrë më të avansuar, më moderne. Karrierën e ka nisur nëpër male, në gjueti pas derrave të egër, duke uluritur e kuisur në vend të zagarëve me qëllim për tia çuar gjahun te këmbët inspektorëve dhe njerëzve të shërbimeve policore maqedonase, deri sa këta e përgatisnin për klerik të tyre që do ta infiltronin më vonë në organet e BFI-së. Me mish gjahu e me pije të dyshimtë (vë dorën në zjarr që vetë nuk ka pirë kurrë!!!) në logun e gjyetarëve është kuvenduar e planifikuar se si ti dilet në krye me teologët e mirëfilltë dhe si të arrihet deri te

PPS kërkon hyrje alternative në Telekom

PPS-ja gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me anëtarët e bordit të Dojçe Telekom, kompania që ka një pjesë të pronësisë të Telekomit të Maqedonisë. Këtë informacion për TV21 e konfirmuan nga PPS-ja, të cilët nuk dhanë më  shumë  detaje se kush janë gjermanët me të cilët do të takohen, ndërsa mbledhja do të mbahet para festave të muajit maj. Takimi me kërkesë të PPS-së vjen pasi që katër herë nuk arritën të sigurojnë vendim nga Gjykata për të kryer kontrolle në Telekomin e Maqedonisë, në suaza të dy pistave të hetimeve. Avokati Zvonko Davidoviq vlerëson se është në interes të përbashkët të dihet se cilët qytetarë janë përgjuar dhe nëse për ato përgjime ka pasur urdhër nga Gjykata. “Në këtë mënyrë, një herë e për gjithmonë, do të zbulohet e vërteta se kush ka përgjuar. A ka përgjuar DSK-ja, a ka pasur urdhër apo jo, dhe a ka vazhduar përgjimi pasi kanë skaduar urdhrat nga Gjykata. Kjo është  shumë  e rëndësishme që të ndërmerren masa për të ndaluar veprime të këtilla në të ard

LR-PSHD, LSDM dhe VMRO bëhen bashkë

LR-PDSH e mbështetur nga LSDM ka votuar për shkarkimin e Kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski, raporton SHENJA. Nga LR PDSH kanë propozuar që përkohësisht me seancën të udhëheq këshilltari i LSDM-së Risto Qushko. Ky propozim i LR PDSH-së është mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM. Për shkarkimin e Qazimovskit të përmbajtur kanë votuar nga VMRO dhe BDI. Kryetari aktual i zgjedhur do të kryesojë me seancë deri sa të propozohet dhe të caktohet kryetari i ri. Ende nuk ka propozim tjetër se kush do të udhëheq me këshillin komunal të Strugës. /SHENJA/

Selmani: Gruevski erdhi në pushtet me ndihmën e LSDM

Naser Selmani kryetar i SHGM-së, thekson se kjo që po bëhet është vetëm për të shpëtuar kokat e VMRO-së, Gruevski kërkon të aminstojë sistemin për aq vite që ka udhëhequr, shkruan Almakos. “Gruevski nuk kërkon të amnistojë veten dhe miqtë e tij por edhe gjithë sistemin që i mundësoi të qeverisë 12 vjet. Maqedonia sipas Selmanit ideja e nacionalistëve maqedonas është që të aktrojnë demokraci por duan që të qeverisin. Selmani thotë se kriza politike nuk zgjidhet deri sa shumica e re parlamentare nuk e mer mandatin në duart e veta”. Ne përballemi me dy koncepte , koncepti i parë ai i ëndrrës europiane dhe i dyti ai sovjetik. Gruevski përfaqëson unitet pushtetesh, jo të drejta të qytetarëv por padroni do tregojë kufijtë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kjo nuk është loje naive, dhe se sa janë serioz dhe të sinqert nga ana tjetër LSDM mbetet të shikohet. Gruevski në pushtet nuk erdhi me nacionalizëm maqedon por atë e solli një strukturë e LDSM-së. Vlerësoj që kriza nuk do të zg

EKSKLUZIVE:SULEJMAN MUTLLUXHAN, ARTISTI PËR TË CILIN U DETRONIZUA BFI NË RM

Sulejman Mutlluxhan, ka një brengë të rëndë që nuk po e lë rehat. Emri i tij përfolet si shkaktar për dridhjen dhe për ardhjen në këtë derexhe të papëlqyeshme të BFI në RM. Ky artist ka vendosur që ekskluzivisht për 1KlikLarg, të flasë, të rrëfehet me shpresë e me lutje deri te Zoti Fuqiplotë që të japë kontributin modest në tejkalimin e problemeve dhe në kthimin në binarët e veta të BFI-së si i vetmi Institucion fetar islam në Maqedoni  Sulejman Mutlluxhan, Sulejman Rexhepi dhe Himmet Avci, 2011 Një artist me prejardhje shqiptare, që mbaroi muzikën klasike, që më vitin 1977 do të shkojë në Vijenë për të studiuar operën dhe që, për fatin e tij të keq, po atë ditë, sapo arriti në aeroport, për shkak të atentatit që ermenët ndërmorën kundër ambasadorit turk, nuk do të arrijë kurrë të gjejë valixhen e vet me çrast do ti humb të gjitha dokumentet e udhëtimit, dhe, për mbijetesë do të përfundojë rrugëve duke pjekur e shitur geshtena. Artisti që shet gështena! I dashur e i respektu

BDI ka rënë në 6-7 deputetë, ekspertët analizojnë anketën e institutit amerikan

BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM po përballen me rënie të besimit te votuesit në periudhën paszgjedhore, shkruan gazeta e përditshme Utrinski Vesnik, duke analizuar rezultatet e anketës së fundit të institutit amerikan NDI lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni. Analizat e kësaj ankete tregojnë se rënie më të madhe dhe më e qartë vërehet tek BDI-parti e cila konsiderohet kyçe për formimin e qeverisë së re. “Edhe pse BDI e ka iniciuar platformën e cila u imponua më pas si argument me të cilin presidenti Gjorge Ivanov e arsyeton vendimin e tij që të mos e japë mandatin, rezultatet e anketës sinjalizojnë se ai dokument nuk ka ndikuar në përmirësimin e rejtingut të partisë. Te trupi i përgjithshëm votues BDI ka shënuar rënie prej 19.5 për qind, përkundër rritjes prej 3.4 për qind, që do të thotë se partia shënon ‘minus’ 16.1 pikave procentuale, përkundër përkrahjes konstante prej 21.3 për qindëve”, analizon Utrinski. Te VMRO-DPMNE- vërehet rënie prej 4.8 pikave procentuale, kurs

Thaçi: BDI-ja nuk meriton të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme

Në një intervistë ekskluzive për TV Lajm, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi qartëson dilemat se a ka pasur takim në mes tij dhe Zaevit, dhe se a meriton BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisjes së ardhëshme. Thaçi e pranon se pjes të fajit për mos largimin e BDI-së nga pushteti kanë edhe partitë opozitare, Besa, Aleanca duke mos përjashtuar këtu edhe partinë që ai udhëheq. “Takim në nivel të liderëve nuk ka pasur, por takime në nivele më të ulta ka pasur dhe vazhdojmë të kemi, e kemi pas një bashkëpunim patjetër ta quaj shumë korrekt, gjatë procesit zgjedhor, sa e dini kemi qenë dy partitë kryesore opozitare që u deshtë të garantojnë prej në vendvotim procesin zgjedhor. Nuk është kjo çështje inati, unë mendoj se problem i shqiptarëve nuk është Zaevi, por është Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Shum kur i frym kësaj duket se pak e personalizojmë, por jaqë faktet janë aty. Sipas meje do të ishte mos njohuri elementare politike që të lejojmë Menduh Thaç

LSDM edhe sot kërkon të kalohet në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

LSDM edhe sot kërkon që të kalohet në pikën e 4 të rendit të ditës. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi edhe një herë që në bazë të nenit 78 alinea2 e Rregullores së Kuvendit të ndërpritet diskutimi për pikën e 3 të rendit të ditës dhe të kalohet në pikën e katërt ku duhet të zgjidhet kryetari i kuvendit, pasi atë e kërkojnë shumica e deputetëve në kuvend. Kjo nuk u pranua nga kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski i cili i referohet nenit 80 të rregullores alineja 2.

Maqedoni/Enti famëkeq i statistikave plan për fshirjen e diaporës shqiptare

Agjencia famëkeqe e statistika në Maqedoni po planifikon ti fshijë nga lista  shqiptarët e diasporës, të cilët me dërgesat e tyre po e mbajnë gjallë ekonominë e falimentuar të vendit, njofton agjencia e lajmeve INA. Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë për gazetën Dnevnik se gjatë regjistrimit të ardhshëm nuk do të përfshihen as shqiptarët që në gjashtë muajt e fundit kanë vizituar njëherë vendlindjen. Sipas këtij Enti, në regjistrim do të përfshihen vetëm banorët që kanë vendqëndrim të përhershëm në Maqedoni. Në anën tjetër, profesori Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas standardeve ndërkombëtare, në regjistrim duhet të përfshihen të gjitha ata shtetas të Maqedonisë që në 185 ditë e fundit para fillimit të regjistrimit e kanë vizituar njëherë Maqedoninë. (INA)

Erdogan: Do mbështesim intervenimin ushtarak të SHBA në Siri, ja çfarë thotë për Putinin

Presidenti Rexhep Taip Erdogan të enjten ka mirëpritur deklaratën e kolegut të tij amerikan Donald Trump, i cili  po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri. Presidenti Erdogan ka folur drejtpërsëdrejti me Kanal 7 të Turqisë. “Turqia është e gatshme të bëjë punën e vetë në akcionin e tillë ushtarak,” tha Erdogan, përcjell botasot.info. Erdogan ka kritikuar edhe presidentin rus Vladimir Putin, për atë që akoma luan se nuk po e kupton mizerinë e regjimit të Assadit. “Është e dhimbshme nëse ai akoma nuk e kupton për pak ditë se Assadi është pjesërisht përgjegjës për atë,” tha Erdogani. Presidenti amerikan Donald Trump u tha disa anëtarëve të Kongresit se po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri, në formë raprezaljeje kundër sulmit me armë kimike të kësaj jave. Sulmi kimik ndodhur në qytetin sirian Idlib ndodhet rreth 90 kilometra larg nga kufiri turk. Sipas ekspertëve turk atje është përdorur armë kimike e quajtur Sarin.

QËNDRIMI PROSERB I SULEJMAN REXHEPIT NË RAPORT ME KOSOVËN DHE INTERESAT E PËRGJITHSHME KOMBËTARE

Shtetet shqiptare nuk guxojë të jenë kaq indiferent dhe ta luajnë shurdhin përballë deklaratave shokuese të Mulla Sulës të cilat i jep në cilësinë e një “personaliteti shqiptar” me relevancë por që shkojnë absolutisht në dëm të interesave të përgjithshme nacionale shqiptare. Shkruan Haxhi Isa Xhaviti Nëpër rrjete të ndryshme sociale po qarkullon një deklaratë shumë e rëndë e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Ai, kohë më parë, në një televizion lokal tetovar, përveç shumë margaritarëve të një njeriu të retarduar mentalisht, ai do të deklarojë se Arabia Saudite është donatori kryesor i ISIS-it! Po ashtu, përmes një aludimi, do të deklarojë edhe diçka shumë interesante me ç’rast do të radhitet në anën e turkofobëve! Deklarata kaq të rënda antiarabe e antiturke Sulejman Rexhepi kishte lëshuar edhe më herët! Ai kishte thënë se në Universitetetin e Medines prodhohen kuadro mercenarësh që marrin pjesë në luftërat kundër vlerave perëndimore dhe se ky popull nuk e meriton të quhet i

Shefi i NATO-s ka një mesazh për Ivanovin

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka marrë para 10 ditësh një letër jo të këndshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, meqë ky i dyti ia tha të njëjtat fjalë sikur edhe zyrtarët e BE-së, se Ivanovi duhet respektuar kushtetutën për të mundësuar krijimin e qeverisë së re. Në letrën e 27 Marsit, një kopje të së cilës e ka siguruar Zhurnal.mk, shefi i NATO-s, përkujton se ai në një deklaratë të 26 Shkurtit i ka ftuar “autoritetet e Shkupit për të përmbushur hapin tjetër në procesin demokratik dhe ftesën ndaj të gjitha palëve për të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet”. “Është tash përgjegjësi e krejt liderëve politike në Shkup për të respektuar rezultatin e procesit demokratik dhe përparojnë lehtë për formimin e një qeverie funksionale dhe efikase, të përqendruar në vazhdimin e reformave urgjente…” shkruan Stoltenberg. Ai përkujton se në takimin e 14 marsit, vendet anëtare të NATO-s, “kanë shprehur shqetësim lidhur me situatën politike. Ato kanë ftuar të

NATO pret respektimin e shumicës parlamentare

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dje u takua me shefin e NATO-s në zyrën e Maqedonisë, Gozard Bartol, me të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re dhe proceset e nevojshme reformuese që të hapet perspektiva drejt BE-së dhe NATO-s.  Zoran Zaev në këtë takim ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë anëtarësimi në NATO. Dhe se fokusi drejt perspektivës euro-atlantike do të sigurojë stabilitetin e Maqedonisë. Në takim nga të dy palët është konstatuar se është me rëndësi të madhe zhvillimi demokratik i Maqedonisë dhe është shpresuar se shtetit do të kthehet drejt asaj rruge. Aleanca e Atlantikut të Veriut pret respektimin e shumicës parlamentare. Kreu i Zyrës së NATO-s në Shkup gjithashtu tërhoqi vërejtjen për shmangien e retorikës nacionaliste dhe veprimeve që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.  Është përgjegjësi e të gjithë liderëve politik ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e procesit

Strategjia e PDSH-së, Ohri2 dhe largimi i deputetëve shqiptar nga Parlamenti

Partia Demokratike Shqiptare ka në plan të propozoj strategjinë e quajtur Ohrit2, si kundërpërgjigje ndaj manifestit të VMRO-së, i cili parasheh majorizimin total të shqiptarëve, njofton agjencia e lajmeve INA. Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ne TV21 deklaroi se, deputetëve të partive shqiptare në pushtet duhet të largohen nga Paramenti i Maqedonisë dhe të bashkohen drejtë një marrëveshje të re politike, të quajtur Ohri2, e cila do të parasheh avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani  deklaroi se kjo ide ndihmon planin e VMRO-së  për destabilizimin e vendit. Ai tha se, BDI respekton vetëm marrëveshjet ndërkombëtare. “Ne respektojmë vetëm marrëveshjet ndërkombëtare, siç është marrëveshja e Shkupit, dhe marrëveshja e Ohrit”, theksoi Osmani. Ai tha se këto dy marrëveshje janë dy opsionet për zgjidhjen e krizës.  (INA)

Tusk-Ivanovit: Derisa silleni kështu mos llogaritni me përkrahje nga BE-ja

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk pas takimit me presidentin Ivanov është shprehur se Maqedonia s’ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe zgjidhjen nga kriza politike do të duhet ta gjejë vetë Maqedonia. “Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva juaj është e padyshimtë. Ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme”, është shprehur Tusk. Njeriu i parë i BE-së ka falënderuar Ivanovin për ndihmën që ofroi Maqedonia në krizën e refugjatëve, dhe në fund i ka bërë me dije se nuk do ta ketë mbështetjen e BE-së derisa të gjendet zgjidhja e duhur për kalimin e krizës politike. “Kur ta gjeni zgjidhjen (për zhbllokim të proceseve demokratike, v.j.) do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë,” është shprehur Tusk.